Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem

28 Korrik 2026, 12:40Kronika TEMA
Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje.

Gjatë kontrolleve në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 116 çadra dhe 232 shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Në lidhje me rastin, Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 54 vjeç, D. K., 38 vjeç dhe F. D., 24 vjeç, të tre banues në Kavajë.

Policia e Shtetit apelon qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në to, pasi çdo shkelje do të pasohet me masa administrative dhe penale, sipas përcaktimeve ligjore.

1 Komente

  1. A
    Andreas

    Ore si po vete sezoni kete vit se nuk po degjojme me lumturira beharore mada in Albania?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje