Petro Koçi: Berisha e mundi shpresën për shpëtim në PD

11 Qershor 2026, 13:05Blog TEMA
Petro Koçi: Berisha e mundi shpresën për shpëtim në

Me sa para u krye lobimi i Saliut për t’ia hequr njollën në SHBA?

A ia heq dot njollat që janë damkosur në fytyrën politike të Sali Berishës ky akt i paguar me para?

Kurrë!

Aq më pak tani që protesta rinore dhe qytetare e çfronësoi PD-në si përfaqësuese dhe dominuese të energjisë dhe vendosmërisë opozitare.

Ky akt është një lajm i zi për PD-në, sepse të paktën në një afat të shkurtër eliminohet mundësia shpëtimtare për ta rinovuar lidershipin e kësaj partie gërmadhë.

Duket se në SHBA nuk paskan pikë interesi për të ardhmen e PD-së. Mesa duket mund të kenë plane të tjera.

Pa dashje, akti i heqjes së statusit non grata përbën një investim për të ruajtur statusin e gërmadhës morale në perceptimin publik për PD-në.

Padyshim që, nga ana tjetër, gjesti tingëllon ironik në raport me protestën qytetare të çdo mbrëmjeje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

A janë lumturuar në të vërtetë demokratët nga ky lajm? Vetëm një pjesë. Ata që i kanë detyrime personale Sali Berishës. Të tjerët jo. Ata që shohin nga e ardhmja, besoj se janë dëshpëruar.

Edhe sepse atyre iu rrëzua shpresa se nga SHBA mund t’u vinte shpëtimi.

Berisha e mundi shpresën për shpëtim në PD.

Ndërkaq, Berisha mbetet fatkeqësisht referenca politike më regresiste në gjithë historinë e tranzicionit gjysmëdemokratik të vendit.

Ky është një lajm i keq për moralin politik dhe për integritetin e politikanit.

Uroj që SPAK-u të mos zbythet nga kurajoja për të vazhduar zbatimin e ligjit dhe vendosjen e drejtësisë mbi çdo individ, si Sali Berisha.

2 Komente

  1. B
    Berati

    O Petro ziu,po merru me memen tende parti o i mjere. U ka rene morti ne shtepi e i qani mortin komshise. Sa leke ka paguar Berisha thote zavalli Petro,po ti thuaj njehere sa paguat ju per te shkaterruar opoziten? Nejse jeni ne hall te madh po ani.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Petro Koci

      Ore merushe qe te kane rene pantallonat e breket ne fund te kembeve keto 12 dite; pse nuk e publikon ate qe petro koci tha edhe per belinda ballukun? qe e permendi personalisht ballukun? ja dhe artikulli per te interesuarit: https://www.balkanweb.com/bulevardi-digjet-korrupsioni-krihet-petro-koci-shperthen-kunder-ballukut-themeluesja-e-korrupsionit-sjellje-ordinere-dhe-hakmarrese/#gsc.tab=0 P.S.: do ta bej spam kete koment derisa ta publikoni

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje