Çfarë janë “waivers”? Përjashtimet që SHBA mund t’u japë edhe personave të shpallur “non grata”

11 Qershor 2026, 19:43Politika TEMA

Çfarë janë “waivers”? Përjashtimet që

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit për Gazetën TemA se janë lëshuar “waivers” për disa sanksione sipas nenit 7031(c) ka sjellë vëmendjen te një instrument pak i njohur i politikës së jashtme amerikane.

Në përgjigjen e dërguar për TemA, Departamenti i Shtetit tha:

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa nga sanksionet sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi këto përjashtime i shërbejnë një interesi të rëndësishëm kombëtar të Shteteve të Bashkuara.”

Por çfarë është një “waiver”?

Në praktikën amerikane, waiver është një përjashtim i posaçëm që i jepet një personi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, edhe pse normalisht hyrja do t’i ishte e ndaluar. Në rastet e personave të shpallur “non grata” ose të sanksionuar sipas nenit 7031(c), kjo mund të nënkuptojë dhënien e një vize apo lejimin e hyrjes për një arsye të caktuar.

E rëndësishme është se waiver nuk do të thotë domosdoshmërisht heqje e sanksionit apo fshirje e statusit “non grata”. Ai është një përjashtim për momentin, në këtë rast i lidhur me dhënien e vizës ose lejimin e hyrjes në SHBA për një rast të caktuar.

Seksioni 7031(c) i ligjit amerikan kërkon nga Sekretari i Shtetit të ndalojë hyrjen në SHBA të zyrtarëve të huaj për të cilët ka informacion të besueshëm se kanë qenë të përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të rëndësishëm ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Mbi këtë bazë, në vitin 2021, ish-kryeministri Sali Berisha u shpall i papranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, vetë ky mekanizëm parashikon mundësinë e përjashtimeve. Raste të tilla njihen edhe në praktikën diplomatike amerikane. Një kategori e veçantë janë zyrtarët e sanksionuar që lejohen të udhëtojnë në Nju Jork për takime të Kombeve të Bashkuara, për shkak të detyrimeve që SHBA ka nga Marrëveshja e Selisë së OKB-së. Kjo marrëveshje u jep diplomatëve të drejtën e hyrjes për aktivitetet e OKB-së, edhe kur ndaj tyre ekzistojnë kufizime.

Po ashtu, Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për zyrtarë të Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Turkmenistanit, kur ka vlerësuar se kjo i shërbente një interesi të rëndësishëm kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata Human Rights First, gjatë viteve 2020–2024 Departamenti i Shtetit përdori dhjetëra herë këtë mekanizëm, duke lëshuar 61 përjashtime, pothuajse të gjitha lidhur me individë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut, jo korrupsion

Shumica e këtyre rasteve mbeten konfidenciale, pasi raportohen Kongresit amerikan në dokumente të klasifikuara. Megjithatë, disa raste janë bërë publike.

Një prej tyre lidhet me princin Nasser të Bahreinit. Organizatat e të drejtave të njeriut kishin kërkuar vendosjen e ndalimit të vizës ndaj tij për shkak të akuzave për torturë, por udhëtimi i tij në SHBA në vitin 2024 ngriti dyshime se Departamenti i Shtetit kishte përdorur një përjashtim.

Një tjetër rast lidhet me Arabinë Saudite. Pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, SHBA vendosi kufizime ndaj një numri zyrtarësh sauditë, por në raste të caktuara ka përdorur përjashtime kur ka gjykuar se kjo i shërbente interesave strategjike amerikane.

Një kategori e veçantë janë zyrtarët e sanksionuar të cilëve u lejohet të udhëtojnë në Nju Jork për seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo lidhet me detyrimet që SHBA ka sipas Marrëveshjes së Selisë së OKB-së, e cila u garanton diplomatëve të drejtën e hyrjes për aktivitetet e Kombeve të Bashkuara, edhe kur ndaj tyre ka kufizime ose sanksione.

Përjashtime të ngjashme janë përdorur edhe për zyrtarë të Uzbekistanit, Taxhikistanit dhe Turkmenistanit, kur Departamenti i Shtetit ka vlerësuar se lejimi i hyrjes i shërbente një interesi të rëndësishëm kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Ekspertët theksojnë se një waiver nuk përbën heqje të sanksionit dhe as rehabilitim të personit të sanksionuar. Ai është thjesht një përjashtim praktik, i bazuar në konsiderata diplomatike, strategjike ose të sigurisë kombëtare.

Me fjalë të tjera, një person mund të mbetet i sanksionuar sipas nenit 7031(c), por njëkohësisht të përfitojë leje të posaçme për të hyrë në SHBA. Kjo do të thotë se, në rastet e sanksioneve sipas nenit 7031(c), ekziston një dallim i qartë mes heqjes së sanksionit dhe dhënies së një përjashtimi. Heqja e sanksionit do të nënkuptonte shfuqizimin e vendimit që e shpall një person të papranueshëm për hyrje në SHBA. Ndërsa waiver është vetëm një përjashtim nga zbatimi i këtij kufizimi për një rast të caktuar.

 

37 Komente

  1. Y
    Yyy

    Turp i madh i madheshtoreve.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!!!

      Propozoj , kete fjalen "waivers" , ta futim ne fjalorin e shqipes se eshte fjale historike qe sot e mbushi gazeten e Meros. Por duke qene fjale pak e ngaterruar per popullin e thjeshte , e themi me shkoqur " vari leshte" !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Ta qifsha motren ty e trumpit edhe saliut edhe zenit edhe grus zenit. Moterqim.tropoje

        Përgjigjjuni
        1. X
          XYP

          Per cfare turpi flet ti Yyy? Turp sepse ne shkembim te milonave qe Saliu paguan per nje vajtje ne Amerike, Amerika eshte aq e mencur sa kete pazar me leverdi ta zbatoje. Deri tani jane bere 50 miljon dollare qe saliu ka vjedhur nga Shqiperia dhe ja ka falur Amerikes per nje fjale goje apo nje vize qe eshte pa vlere, por ka vlere per mashtruesin Sali. Amerika nuk eshte shtet trap por mendjehapur qe i do parate falas nga vende budallenj qe lejone te vidhen nga Sali me shoke???. Ku eshte ketu gabimi or Yyy. Eshte gabim i Amerikes qe i merr parate saliut qe ja ka vjedhur shqiptareve. Mire ben sepse Saliu eshte gati qe keto pare tja japi edhe serbit po qe e nevojshme per interesat e tij...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Nuk u tha kryesorja. A ka marë non-grata një waiver?

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mondi Vlore

            Dmth haleati yne strategjike do na i sjelli perseri ne krye kancerin e Shqiperise se e kemi pak kete kermen e Surrelit! Ja pra fytyra e haleatit tone, per 2 vjet do kemi nje tjeter kufome ne krye te Shqiperise!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              SHBA që prostituohet për 6 milion dollarë (për aq sa dimë, mund të jenë më shumë). Turp.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu i SPAK-ut

                Po dihet që salou ka në dorë trumpin përmes mediut që nuk bredh kot korridoreve të Washingtonit. Tani na mbetet të paguajmë 100 meleonë të nxjerrim lalin

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kolegu i SPAK-ut

                  Po dihet që salou ka në dorë trumpin përmes mediut që nuk bredh kot korridoreve të Washingtonit. Tani na mbetet të paguajmë 100 meleonë të nxjerrim lalin

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  E verteta tjeter

                  Epo cfarë lesh interesash strategjike paska Amerika në lidhje me kopilin e Vicidolit ?! Thjeshtë , ato miliona dollarë që harxhoi, i shërbyen për të blerë një vizë për arësye mjekësore dhe me këtë truk i bëri mbështetësit e tij të fluturojnë me pras në bythë si Tritan Shehu .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saliu

                    Kur ta shofim qe ka shkelur ameriken athere e besojm kete lajm per ket robqir

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Beni

                      Luftoni korrupsioni ne Shqiperi se ne ShBA nuk ka rendesi nese je I korruptuar a po jo, mjaft te kesh pare.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kolegu i SPAK-ut

                        Saliu i korruptuar lali dhjeri i pafajshëm fitore

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Por mos tregoni

                        Më në fund Doli fjala që thot populli dhëndri ruhet në fund hahaha o çuna jeni akoma të rinj Sa do roni do mëson

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari

                          Si fillim faleminderti qe na e shpeguar se cfar do te thote "perjashtim per raste te vecanta" se ne fshataret nuk dime Anglisht per shqip kuptojme mire. Se dyti si fshatar qe jam perse duhet te lodhet amerika kaq shume? Shqiptaret me nje telefonate nga Amabsada bejne sic do Amerika. ( Jemi populli me amerikan dashes ne bote). Se treti cfare interesi ka Amerika ne Shqiperi? ( vec nodnje investimi personal si Bankers Oil e komandantit te NATOs apo Sazanin e Invankes)? Na e bete sikur Shqiperia te jete Irani apo Ukrahina apo Taivani. Kane probelme me te medha te huajt. Ata skane nevoje te bejne lojra te tilla me Shqiperine, nje kocke dikujt, pak fjale te mira dikujt tjeter, ndonje foto tek te tjeret dhe cfare duan behen. Sepse ne jemi skllever e bij sklleverish, Ne nuk dime te jetojme te lire e te pavarur. Ne duam nje "Babe" mbi koke.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Deep-State of USA

                            ME sa Kuptova une me "Rradaken" time te "Politikanit Berishjane"...Stausi i Berishes ka Hyre ne Were.......................pra Berish nuk e ka ne By....et.....sepse ajo tani i eshte bere Vere....po keto gjera Ndodhin ne Demokraci.... 1-Larot qe Paguan Berisha ne Amerike...i kane "Hallale" paret.....dhe do te Hane Prape nga Berisha...ka ai..Kurva dhe "Buldogu-Lacivita":::per Berishen me Tha FATE MEDIU.....ne Konfidence...

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koli

                              Megjithate mos me shani ne Ideni time:Kam gati 30 vite ne Amerike,kam studiu dhe punoj ketu.Politika amerikane eshte Politika me e veshtire dhe me Posht Brezit qe funksionon ne kete Bote.Tani ndigjoj shpesh politikanet ne Shqipni kur thone Aleati yne i Madh Amerika:Mos o Zit,Anerika ka Ushtrine me te fuqishme ne Bote,Shqipnia ka apo nuk ka 100 ushtare.Per cfare Aleati flisni ju ne Shqipni,dhe kur tani qe ne krye eshte Donald Trump,njeri i 199 ne jeten e tij?Sa per sqarim:Heqja e Non Grates per Kerrmen Sali behet per ti Treguar Rames qe je i Vdekem tani,Pse?Rama i premtoi Vajzes se bukur te Babit Donald Zvernecn dhe Sazann,nuk ja preu mendja qe Populli do vepronte keshtu.Menjehere Amerika i heq Non Graten Saliut,e therret ne Amerike shume shpejt dhe i thote merr pushtetin dhe Pronat Right Way to Ivanka:Saliu do thote Yes,cfare do bej Populli Shqiptar nuk e di,por PS dhe Rama mbaruan ne kete Histori.Kjo eshte Amerika te dashurit e mij,kam 30 vite ketu dhe e di cfare eshte Fuqia e me te madhit,eshte Vrasese.E fundit:Mbas Cufutve ,Kobi Grek eshte me i fuqishmi,Saliu luan gjithmone per Greket,dhe Non Grata e hequr tani nuk jane vetem Miljonat qe dha Sala,eshte edhe Kurvat e Greqise qe nuk harrojne kurre qe duan Shqipnine deri ne Shkumbin.Tung nga Amerika,por punet i keni keq.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                VD

                                I dashur Koli qe jeton ne Amerike, mendoj se keqekuptohesh me marredheniet midis nesh dhe Amerikes. Eshte nje dallim i math midis besimit tone se Amerika eshte aleati yne me i math dhe koceptit tend se ne jemi aleati me i math i Amerikes... Mundohu te kuptosh dallimin...

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shpëtoni gjuhën shqipe!

                                  VD, Koli është filozof me kompleks inferioriteti, që detyrimisht do të vërë në dukje faktin që jeton në Amerikë, por as shqip nuk di të shkruajë. Gjysmën e asaj që shkuan nuk e kupton as vetë, po ta lexojë.

                                  Përgjigjjuni
                              2. J
                                J

                                Kjo do te thote as te qi as te leshin.ty t'a heqim por familjen e ke peng.domethene shantazh i hapur.po nuk bere si themi ne....

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pirro l

                                  Çfar gëzimi në PD!!! Sa qesharak që janë… Sali kërma ka vdekur dhe ata nuk e kuptojnë…

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiperia pa plehra

                                    Na "rrofsh", moj Amerike qe na riciklove nje plehre qe menduam se e hoqem qafe, sidomos tani ne nje situate qe po mundohemi te heqim plehren e dyte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lahutari

                                      amerika eshte nje cope muti po tallet me nje popull te tere salehu eshte fashist

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        KMPaBreke

                                        Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, - thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ndalimi për të udhëtuar në SHBA është shfuqizuar edhe për Liri Berishën, bashkëshorten e ish-kryeministrit si dhe për dy fëmijët e e tyre, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Po tani çfare do thote Batoni apo A. Doçi?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Me breke

                                          Peralla me shqiptar. Nuk i eshte hequr non grata. Per aresye shendetsore munde te lejohet hyrja ... Mos ngateroni kekun me byrekun. Eshte i shpallur non grata per aresye politike. Edhe Fidel Castro shkonte ne Amerike por nuk do te thote qe nuk ishte non grata. Bufit komunist ja rropen dollaret Gringot e Amerikes....Amerika eshte Po pagove fitone . Me kujtohet nje débat ku DSK Dominique Strauss-Kahn qe tentoje te perdhunonte nje zezake ne hôtel. Filluan kazanet do denohet 20 30 40 vjet kur nje gazetar franco-américaines thote oooooo mos u shqehtesoni ne Amerike Po pagove del i pafajshem dhe keshtu ndodhi gruaja e tije nje spikere tv Anne Claire pagoi 10 milione dollare dhe u mbylle historia. Keshtu pagoje Bufi kenetes rregullohen gjerat Po nuk pagoje do vdesi non grata

                                          Përgjigjjuni
                                        2. 1
                                          19

                                          Amerika eshte vendi me kriminel ne bot sidomos me kte karin president nje pedofil dhe nje daum .ku ka perfunduar amerika ne dorr te nje debili qe kujton se eshte zoti I globit .kaq .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. 1
                                            19

                                            Amerika eshte vendi me kriminel ne bot sidomos me kte karin president nje pedofil dhe nje daum .ku ka perfunduar amerika ne dorr te nje debili qe kujton se eshte zoti I globit .kaq .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nga nje non grata

                                              Do me thene, hyrja e Saliut ne SHBA qenka ne interesin kombetar te Amerikes. Pra Berisha qenka i rendesishem per amerikanet. Eh, te mjeret ju te Temes ; ngelet duke bere autogola, kaq shume e keni humbur. Njesoj si ai i çmenduri i Surrelit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                N

                                                O legjend mos shko ne amerik.se nuk kanë bese dhe do ngelemi pa kryekari.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zaza

                                                  Saliu do arrestohet sa te zbrese ne aeroport I ka ardh leter porosia si i perzier me ???????? spiun iranian.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shpëtoni gjuhën shqipe!

                                                    Sali kurva gënjen sa të mundet kur thotë që ja kanë hequr statusin non grata. Përjashtimet janë një praktikë e njohur, teorike, në shumë vende të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara, por në realitet zbatohen shumë, shumë rallë, për arsye shumë të forta dhe me limite kohore të shkurtra. Sali kurva kërkon të bëhet kryeministër në kurriz të popullit, siç u bë gjatë protestave të studentëve, siç donte të bëhej gjatë protestave kundër armëve kimike nga Siria. Është një vampir politik dhe një kurvë politike që ka shkatërruar Shqipërinë më keq se komunizmi, pjellë e të cilit është, një kombinim i shpellarit dhe të ashtuquajturit "njeriu i ri", spiun, bythëlëpirës, i pabesë, pa moral, pa integritet, besnik vetëm i karrikes ku ka ngjitur bythën.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gjergji

                                                      Po hyre në shtëpi publike, ndaç thuaj q,,,a ndaç mos thuaj s…a, i q…ë ke dalë. Me këto nene kurvash as të q,,i as të lëshon, sikur nuk shkon. Ështe fyerje për çdo inteligjencë që jep shpjegime dhe arsye, ku për shum arsye je ndaluar për të hyrë në SHBA. Kësaj i thonë, pordhi kali në der të hanit, dhe ja ngjitën një shkodranit ela la la.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        Edi

                                                        Dardha e Ka bishtin mbrapa ,

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tng

                                                          Mos u merzitni se radhen e ka shoku Edi se Sala i kaloi Provimet.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. U
                                                            U KRY .

                                                            “Waivers” , sipas Z Noka do të thotë , VARIKAR lo . Kongresmeni Medi , po përgatit FOTOPRITJEN .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. s
                                                              shori

                                                              Akoma nuk e keni marre vesh more idiote vulehumbur shqipo, se kete fosilin shkaterrimtar, perfaqesues tipik malokerie, gerdallen Berisha, e rriti, e mbajti, e ushqeu dhe po e mban e mbron Daj Semi...???!!! Punet e pista, amerikanet i kane bere dhe i bejne, vetem me te tille tipa, krimba halesh me te gjitha veset...!!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. E
                                                                Eeee

                                                                Nje shkrime i pakupueshem. Nuk e kane hequr non graten , por per aresye humanitaire munde te hyjne ne Amerike. Nese ju mendoni qe hyrja ne Amerike largon non graten duhet ta dini qe edhe Fidel Castro shkonte ne Amerike . Non grata eshte politike , shkuarja per aresye shendetsore eshte humane. Heqja e non grates duhet , pasi nje ish i zgjedhur shqiptar i sanksionuar nga DASH nuk eshte positive per ke do qofte..... Pse ka nje zbutje ne kete momente , kjo eshte ajo qe duhet analizuar.....

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje