Vengu replikë me Shehajn: Pasditeve patriotizëm online, ditën e kalon të çosh paratë jashtë vendit. Do të të dalin zullumet financiare!

11 Qershor 2026, 16:45Politika TEMA
Vengu replikë me Shehajn: Pasditeve patriotizëm online, ditën e

Deputeti socialist Pirro Vengu ka replikuar ashpër në Kuvend me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke e akuzuar atë për “patriotizëm online” dhe për transferim të parave jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij, Vengu tha se Shehaj nuk mund të frymëzojë rininë shqiptare që prej 11 ditësh është në protestë, ndërsa sipas tij përfaqëson pikërisht modelin e “feudalizmit teknologjik, financiar dhe moral” kundër të cilit protestohet.

“Ti, që nuk arrin të shpjegosh sepse bën patriotizëm online pasditeve dhe ditën e kalon për të çuar paratë e tua jashtë vendit. Si mund ta inspirosh ti rininë shqiptare?”, u shpreh Vengu.

Deputeti socialist e akuzoi më tej Shehajn se po përpiqet të përdorë protestën për interesin e tij politik. Sipas Vengut, kryetari i Partisë Mundësia “po vrapon” pas numrave të protestës me shpresën që të jetë “në anën e duhur të historisë”.

“Ti je një instrument i përçarjes së popullit shqiptar. Ti po vrapon sepse ke shpresën që në numrat e protestës të jesh nesër në anën e duhur të historisë. Kjo është buracakëri, kjo është dritëshkurtësi”, tha Vengu.

 

4 Komente

  1. L
    L

    Nuk ka faj zoti Vengu,Shehaj eshte pasardhesi I kotecit te pulave,ballist e shkuar ballistit,njeriu qe cirret asnjehere nuk ka te drejt.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dritan Kaso

      Gonia eshte legen dihet, po edhe ti qenushi i Beles nuk je me pak. Nje takem jeni te dy. Te dy thoni mburreni se jeni nga Vlora, po asnje prej jush nuk eshte vlonjat se jenu dy quller pa shtylle kurrizore.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asasino

        HAJDUT I PANGOPUR I TAKSAVE TE SHTETIT

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poshte transgjinoret

          Verra Vengu n.q.s. ke informacion te sakte shko bej denoncim ne SPAK, ne te kundert je shpifesi i rradhes i PS=LGBTQ dhe do te merresh i pandehur. Kush guxon te kritikoje Qeverine Hajdute te Edit i versuleni ne korr sipas regjise se Gallofit Ed apo Brogerit Ed profesioni i ri i fituar me Revolucionin Flamingo.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje