Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe ironi të forta, ku mazhoranca ka sulmuar ashpër opozitën lidhur me mungesën e mbështetjes popullore dhe menaxhimin e protestave.
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka marrë fjalën për të theksuar atë që ajo e quajti "tolerancë" të socialistëve ndaj taktikave të vogla procedurale të palës kundërshtare.
“Ka një virtyt që na e njohin ne socialistëve dhe sot jam shumë e bindur që sot qëndron shumë, jemi shumë tolerant. Këta kur shkojnë atje te protesta për të cilën sot na bëjnë edh sikur recitojnë këtu e di sesi i nxjerrin ata protestuesit jashtë protestës apo jo: ‘Largohuni se as keni punë me kauzën tonë e as nuk jeni pjesë e jonë’. Këta ngaqë nuk kanë hapësirë atje vijnë sot këtu e marrin hapësirën e procedurës nëpërmjet këtyre taktikave të vogla që tashmë i kemi mësuar. Nëqoftë se keni fuqi të mblidhni njerëzit, të cilët nuk i keni pas vetes se ua kanë treguar vazhdimisht, por u kanë treguar edhe me votë vetëm pak më parë. Kështu që nëse keni fuqi, të cilën pretendoni se e keni dilni mblidhni njerëzit tuaj dhe mos ejani këtu të flisni në emër të atyre njerëzve që në fakt nuk janë tuajët, dhe brohorasin për ju më shumë sesa për ne. Këtë ju e dini”, iu drejtua Mila deputetëve të opozitës.
Si pjesë e reagimit nuk mund të mungonte dhe lajmi i fundit i heqjes së ‘non grata”, nga SHBA për kreun e opozitës.
“Përsa i përketë ‘non gratës’ së famshme nuk ka ‘non gratë’ që e largon nga non grata’ që i kanë dhënë shqiptarët dhe kjo është e rëndësishme për këtë Kuvend në fakt”, u shpreh deputetja socialiste.
Në mbyllje të fjalimit, ajo i është drejtuar personalisht deputetit Flamur Noka, duke e injoruar dhe duke e ironizuar me kërkesën që vëmendjen e ditës së sotme t'ia lërë "doktorit", duke nënkuptuar Sali Berishën.
“Për ty Flamur boll kemi folur se as nuk të jep njeri vëmendje kështu që nuk mund të marrësh vëmendje edhe sot. Lërja doktorit vëmendjen sot, mos u bë kështu gjithmonë”, tha Mila nga foltorja e Kuvendit.
uaaaa , cfare mis-esh qe jane keto deputetet e PS....por asnjera nuk ia kalon asaj , te vetmes , te pakrahasueshmes , yllit te parlamentit , Zeqinese !!!!!
Nga i gjeni keto shurra more aman!