“Flamingo nga TEMU”/ Balla - opozitës: Projekti do të vazhdojë dhe Shqipëria do të ecë drejt BE-së (VIDEO)

11 Qershor 2026, 10:57Politika TEMA
“Flamingo nga TEMU”/ Balla - opozitës: Projekti do të

“Flamingo nga TEMU” i quajti Taulant Balla deputetët e PD duke shtuar se kanë nisur të sillen si flamingo. Shefi i grupit parlamentar socialist ia bëri të qartë opozitës se 4 projektligjet e opozitës do të rrëzohen dhe investimi në Zvërnec do të bëhet.

“Ky ishte fiks një fjalim, një flamingo nga TEMU dhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo ose keni filluar të silleni si flamingo, edhe pse me respektin më të madh, kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar, bëni zhurmë sa të doni, kapni edhe protestën po deshët, sa u përket 4 ligjeve që keni sjellë, jemi kundër! 4 projektligjet që keni sjellë do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Një javë më parë dolët me bufin e madh dhe thatë që jeni pro investimit. Tani, kush është qëllimi i 4 projektligjeve? Investimi do të bëhet! Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë”, tha Balla.
Duke folur më tej edhe për procesin e integrimit për të cilin nënvizoi se s’kanë “as orë për të humbur”, Balla ritheksoi:

“4 projektligjet tuaja do të rrëzohen kurdo që të jetë data, projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do të ecë përpara drejt BE”, përfundoi ai.

5 Komente

  1. V
    Vlora

    Të vazhdoj projekti pa vonesa. Delirantët dhe sharlatanët e të gjithë kategorive kanë axhentën e tyre, shumica dërmuese e popullit kërkon stabilitet dhe sa më shumë investime të huaja.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      Per informacione te metejshme , merrni ne numrin e informacionit te Tao Taos : 0900xxxxx

      Përgjigjjuni
    2. B
      Boll eshte boll,

      Tao Tao Ballo apo Toyota Yaris e mbushur me 5 milion euro te bera dhurate nga grupet kriminale te droges ne Elbasan, drejt BE nuk shkohet duke shkateruar zonat e mbrojtura sic eshte Zverneci qe ka edhe mbeshtetjen e saj per flamengot apo jo, apo keshtu do Ed Palloshi i Lubise ku per nje foto me Presidentin Trump i ka falur Ivankes, Sazanin dhe Zvernecin. Llapni cfare te doni, ketij rregjimi dhe Pashait te Surrelit i erdhi fundi, u desh Zverneci per te derdhur goten e ujit, "Revolucioni Flamengo" do t'u marre zvarre.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nn

        Duto kur te bish nga fiku do maresh nga syt kembet ore idjot b q .

        Përgjigjjuni
        1. h
          haka tek i zoti

          Ka marre nje pamje te dhjere, duket e ndjen ky pioner i enverit dhe haxhiqamilas katundar i kohes, eren e mutit dhe te shurres. qe i ka shpetuar,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje