Zjarret, Macron: Franca përballet me situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

28 Korrik 2026, 09:40Bota TEMA
Zjarret, Macron: Franca përballet me situatën më të

Emmanuel Macron tha se Franca po përballet me situatën e saj më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë thirrje ekipeve të zjarrfikësve të “qëndrojnë të fortë” ndërsa përpiqen të vënë nën kontroll flakët “e paprecedentë”.

Autoritetet paralajmëruan se zjarret që shpërthejnë vetëm 15 kilometra jashtë qytetit të Bordeaux mund të zgjasin me muaj, me ekipe nga e gjithë vendi të detyruara të ndërrojnë vendin për të shuar flakët.

Më shumë se 360,000 njerëz janë evakuuar në të gjithë Francën dhe Spanjën për shkak të zjarreve, ndërsa Evropa po përjeton një nga verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.

Zyrtarët francezë paralajmëruan se zjarret e egra mund të vazhdojnë për javë të tëra, në mos për muaj, përpara se të shuhen plotësisht.

Nënkoloneli David Annotel nga Federata Kombëtare e Zjarrfikësve të Francës i tha RTL se do të duheshin “shumë javë, ndoshta disa muaj” para se autoritetet të mund të shpallnin zjarrin në jugperëndim të shuar plotësisht.

Emmanuel Macron ka premtuar mbështetjen e plotë të qeverisë në përgjigjen ndaj njërës prej katastrofave më të mëdha me të cilat është përballur Franca që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne do të jemi atje, dhe së bashku do ta fitojmë këtë betejë, dhe gjithashtu do të jemi atje në planin afatgjatë”, tha ai.

Ai shtoi se kur flakët të shuhen “do të na duhet të mbjellim dhe rindërtojmë një pyll tjetër sepse ky pyll nuk është i njëjti”.

Lini një Përgjigje