VIDEO/ Deputeti i PS ironizon partitë e vogla duke iu referuar si “Marksi dhe Adam Smithi”, Agron Shehaj i alarmuar: Të sqarohet kush është Adam Smith-i në Parlament

11 Qershor 2026, 11:27Politika TEMA
VIDEO/ Deputeti i PS ironizon partitë e vogla duke iu referuar si

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, mbajti në Kuvend një fjalim për investimin në Zvërnec, ku ironizoi fragmente të opozitës, duke iu referuar si “Marksi dhe Adam Smithi”.

Por batuta e tij prodhoi menjëherë një debat të veçantë në sallë. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ngrit i alarmuar dhe i kërkoi kryetarit të Kuvendit që deputeti socialist të sqaronte se kujt po i referohej si “Adam Smithi” dhe kujt si "Marksi."

Në këtë moment ndërhyri kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili i kërkoi Shehajt të qetësohej, duke vënë në dukje se situata po bëhej qesharake.

“Po bëhet qesharake tani, të kërkojmë se kush është Adam Smithi në Parlamentin tonë”, u shpreh Peleshi, ndërsa debati për investimin në Zvërnec u zhvendos për pak çaste nga politika e ditës te ekonomia klasike.

5 Komente

  1. Y
    Ytt

    Vallaj me te bere moral ky Bido Derro Mizaj

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qafkuqi

      Ytt, na ndrico te lutem pse dikush nuk duhet te beje moral? Apo sepse ju maloket nxirnini nga xhepi argumentat tuaj te forte. Pra sharjet ,shpifjet ,deformimet e emrave,disinformacionin.Ka ardhur puna qe te gjithe duhet te mbyllin gojen perndryshe ju te shani .Ai zotnia eshte deputet i zgjedhur nga populli pikerisht per te folur ne emer te popullit qe e zgjodhi. Ti ne emer te kujt flet?

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Njerez te Neveritshem!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me prokurë të posaçme

        Ha, ha, ha! Ngaqë Marksi dihej, deputeti Muçi i partisë së Qirrit, "Bashkë", mbase Goneja priste që t'i thonin se ishte ai Adam Smithi. Oh çfarë nder i madh do ishte për të si "konservator", por si ëndërr ama, sepse Bidos nuk mund t'i shonte as në mend një budallallëk i tillë, qoftë edhe sikur të donte të tallej me kryetarin e partisë "Mundësia".

        Përgjigjjuni
        1. T
          TA. VË. LALA. SONTE

          Futja sa më fort Shpellarve Z . Bido , po deshe ndihmë mua më ke gati. Mos e rruaj se ta rruan lepurushi Shehaj i cili është i Talentuar edhe për lëpirje dhe Lehje zagari. Shehaj ka zvëndësuar QENIN e ngordhur të Sazan gurit

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje