Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe këtë të enjte aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës, duke ndërhyrë për shembjen e objekteve dhe strukturave të evidentuara si zaptuese të territorit publik.
Gjatë ditës së sotme, ndërhyrjet janë përqendruar në qendër të qytetit, ku ekipet e IMT-së kanë nisur prishjen e objekteve që sipas autoriteteve janë ngritur në kundërshtim me ligjin ose kanë zënë hapësira të destinuara për përdorim publik.
Burime zyrtare bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në zona të tjera të Vlorës, ku janë konstatuar ndërtime pa leje, shtesa të paligjshme apo zaptime të hapësirave publike.
Lini një Përgjigje