Dyshohet se u hodh nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë

11 Qershor 2026, 09:10Kronika TEMA
Dyshohet se u hodh nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë 27-vjeçarja me inicialet A.B., e cila mbrëmjen e djeshme u transportua në gjendje kritike drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë Lungomares.

E reja, nënë e dy fëmijëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Dyshohet se 27-vjeçarja u hodh nga kati i 6 i banesës ku jetonte.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje