Gen Z

13 Qershor 2026, 08:35Blog Nga Neli Demi

Në vitet e fundit kam dëgjuar pothuajse çdo kritikë të mundshme për brezin e ri shqiptar. Janë dembelë. Janë të shpërqendruar. Nuk lexojnë. Nuk kanë ideale. Nuk sakrifikojnë. Nuk angazhohen. Nuk dinë çfarë duan.

Madje ndonjëherë flitet për ta me një përçmim që shkon përtej kritikës dhe ngjan me një karikaturim të një gjeneratë të tërë. Duke harruar që i kemi rritur ne! Sa herë që e dëgjoj këtë, më lind e njëjta pyetje: Po sikur problemi të mos jetë brezi i ri? Po sikur problemi të jetë mënyra si brezi ynë e sheh atë?

Përvoja ime, si në jetën profesionale ashtu edhe në jetën publike, më ka çuar në një përfundim krejt tjetër. Unë mendoj se brezi i ri shqiptar është ndoshta brezi më i zhvilluar, më mendjehapur, më kreativ dhe më i artikuluar që ka prodhuar ndonjëherë kjo shoqëri. Dhe po, sigurisht që është ndryshe nga brezat paraardhës. Por pikërisht aty qëndron forca e tij.

Ata kanë udhëtuar më shumë. Kanë lexuar më shumë botë sesa ne në moshën e tyre. Kanë kontakt të përditshëm me ide, kultura dhe modele që për brezat e mëparshëm ishin të paarritshme. Flasin gjuhë të huaja me një natyrshmëri që dikur do të na dukej e jashtëzakonshme. Kanë më pak paragjykime. Kanë më shumë ndjeshmëri ndaj padrejtësive. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, kanë më pak frikë. Më pak frikë nga autoriteti. Më pak frikë nga stigma. Më pak frikë nga pushteti. Më pak frikë të thonë publikisht atë që mendojnë. Pikërisht këtë gjë po e tregojnë edhe në protestat e fundit.

Kam parë të rinj që artikulojnë argumente më mirë se shumë politikanë që mbajnë karrige në kuvend. Kam parë kreativitet në sloganet, videot dhe format e komunikimit të tyre. Kam parë guxim dhe pjekuri për t’u përballur me talljen, sulmet dhe etiketimet. 

Kjo nuk do të thotë se janë të pagabueshëm. As se kanë gjithmonë të drejtë. Por do të thotë se minimalisht nuk meritojnë përçmimin me të cilin shpesh trajtohen.

Në fakt, kam përshtypjen se kritikat ndaj tyre flasin më shumë për frikërat e brezave të vjetër sesa për problemet e brezit të ri. Sepse çdo brez i ri sfidon mënyrën si brezi i vjetër e kupton botën. Dhe kjo është gjithmonë e pakëndshme.

Brezi i ri shqiptar nuk është perfekt. Por nuk është as apatiku, narcizisti, ciniku apo i humburi që shpesh përshkruhet në debatet publike. Ai është më i lirë. Më i guximshëm. Më pak i gatshëm të pranojë autoritetin thjesht sepse është autoritet. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse shqetëson kaq shumë disa njerëz.

Nëse Shqipëria do të ndryshojë ndonjëherë për mirë, nuk besoj se kjo do të vijë sepse brezat e rinj do të ngjajnë më shumë si ne. Besoj se do të vijë sepse ne do të mësojmë të shohim tek ata atë që shpesh nuk arrijmë ta pranojmë: se në shumë gjëra, ata tashmë janë më përpara se ne.

Mendoj se kritika ndaj Gen Z shpesh është një pasqyrë e ankthit të brezave më të vjetër për humbjen e monopolit mbi të vërtetën, moralin dhe autoritetin. 

Tani edhe diçka tjetër për atë që mendoj gjithnjë e më shumë këto ditë protestash. Diçka që shpesh harrohet kur flasim për protestat është fakti që ne priremi t’i gjykojmë ato vetëm nga rezultati politik. A u rrëzua qeveria? A u tërhoq projekti? A ndryshoi ligji?

Por protestat prodhojnë edhe një efekt tjetër, më të heshtur dhe më afatgjatë. Ato ndryshojnë njerëzit që marrin pjesë në to. Dhe meqë po flasim për Gen Z, kam parë shumë të rinj në këto protesta që ndoshta po zbulojnë për herë të parë se qytetaria nuk është vetëm të ankohesh në rrjetet sociale. Është të dalësh, të takosh njerëz që nuk i njeh, të dëgjosh histori të ndryshme nga e jotja, të debatosh, të organizohesh, të marrësh përgjegjësi dhe të kuptosh se hapësira publike të përket edhe ty. Për shumë prej tyre kjo mund të jetë protesta e parë. Por përvoja e të qenit pjesë e diçkaje më të madhe se vetja lë gjurmë. Ajo krijon kujtime, lidhje, identitete dhe ndonjëherë edhe destinacione jetësore.

Ndoshta jo të gjithë do të vazhdojnë të jenë aktivistë dhe patjetër që jo të gjithë do të merren me politikë. Por shumë prej tyre do ta kujtojnë këtë moment si çastin kur kuptuan se nuk janë thjesht spektatorë të historisë së vendit të tyre por janë pjesë e bërjes së saj.

Mendoj se kjo lidhet shumë edhe me përvojën shqiptare pasi brezat e mëparëshëm dhe i joni u rritën me një raport shumë ambivalent me politikën: nga njëra anë frika e trashëguar nga diktatura, nga ana tjetër cinizmi i tranzicionit. Kurse këta të rinj po përjetojnë diçka tjetër. Ata po mësojnë se protesta nuk është domosdoshmërisht vetëm revolucion por është kryesisht pjesëmarrje. Edhe sikur protesta të mos arrijë të gjitha objektivat e saj politike, ajo mund të ketë prodhuar diçka shumë të rëndësishme: një brez që e ndjen veten më pak subjekt dhe më shumë qytetar. 

Ndonjëherë protesta nuk ndryshon menjëherë sistemin. Por ndryshon marrëdhënien e individit me sistemin. Dhe kjo është mënyra si fillojnë ndryshimet e mëdha.

40 Komente

  1. H
    Hasi

    E kan kthyer në argëtim, pa e kuptuar fare se pse. Dje në darke ca të rrinjë 16 ose 17 vjecar më pyeten, ku eshte protesta. I pyeta pse e kerkoni, mu pergjigjen, kot per gallatë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Te pakten paskan shkuar te lire.....kurse Palloshi dje i mblodhi me dhune duke u kujtuar buken e gojes qe fitonin ne administraten e tij !!!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

        Po ç'gen Z o, gen Z! Ata dinë vetëm të shpërndajnë urrejtje për këdo që mendon ndryshe nga ata. Po mendove ndryshe ti duhet të vdesësh. Më e mira të vrasësh veten. Nuk pranohet mendimi ndryshe nga Geni Z. Provo e futu në sitet e tyre dhe shpreh një mosdakordësi për një çështje. Të masakrojnë..... Shiko çfarë I punuan Pëllumb Kullës, vetëm pse shprehu një konsideratë për kryeministrin. E bënë patronazhist, komunist, të përkëdhelur të regjimit, bythëlëpirës, kockë ngënës, oi, oi. ................................................ Geni Z, të vret po mendove ndryshe.... Geni Z po del STALINIST.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Po patronazhistët që shajnë me libër fisi çdo njeri që kritikon qeverinë ose lal dhjerin si mendon që janë?

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na çanë trapin idiotët

            Pa na thuaj more koleg i SDHKAK-ut? Kush te ka sharë ty. Pa na nxirr këtu nje sharje me liber shtepije qe te kane bërë? Genjeshtar, albinshtar, salishtar. Patronazhistet vetëm i dalin ne mbrojtje Rames. Mire keq, ata nuk shajne njeri. Shan ti qe genjen

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me emër

              Po mut janë të dy palët. Në fakt të katra.

              Përgjigjjuni
        2. j
          jan

          Në atë kohë në universitet në një kurs fillonin 50 studentë dhe nuk kalonin as gjsma e tyre ,sot hyjnë 50 dhe dalin 60 o Viç...ku e shikon ndryshimin te droga apo te edukata e atyre që dalin me revista e targa rrugëve...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ke te drejtë

            Ha ha ha ha. Jam. Respekte.

            Përgjigjjuni
          2. a
            agron

            brezi me dembel qe ka njofur shqipria

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka Tekizoti

              Këto mund të thuhen kur të provohen kur të marrin pushtetin, i cili shpërfytyron këdo, edhe gjeneratën v, edhe atë z edhe atë të fundit: gjeneratën zh. Pushteti degjeneron çdo gjeneratë. Kështu zoti fans e teoricien i gen z. Po zor ta kuptosh edhe kur pushteti të dhjesë edhe mustaqet e tua. Provo një karrige pushteti ta shikosh se si të magjeps, bile më shuml se droga.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sistemi...pasqyra

                Me pak perjashtime eshte fiks brezi zero,me fjalor te ndyre ne shkolle e rruge,pa kulture,dembela qe nuk hapin as librat e shkolles.....

                Përgjigjjuni
                1. B
                  BREZI GOOD BEBBE

                  Brez qe çdo gje e meson nga celulari, paçka se ku notojne.

                  Përgjigjjuni
                2. t
                  tash po te kalon "demi"

                  Neli Demi, e ke bere shkrimin ne forme sllogani, duke mos diferencuar shumellojshmerine antagoniste te gjenerates Z. Kjo gjenerate ka personalitete cilesore me profil europian te spikatur si Bushati dhe Spiropali, por ka dhe injorance dhe egersi monumentale si zeqirne dhe lloj bido.Dhe nje nga renimet e shumta qe i ka bere ketij vendi ajetollahu rama, eshte arsimi: Nje arsim si ne mesjete, ku nuk shperndahen diploma por nuska.Fondi per kerkome shkencore: Zero!!!A mund tri quajme student universiteti apo mejtepi, qe ne gjithe keto vite baterdie, ata kane heshtur.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vëzhguesi

                    Zeqineja është një vajzë fshati që studio me forcat e veta dhe doli me rezutate maksimale, si në gjimnaz, ashtu edhe në fakultetin juridik. Edhe si deputete doli nga listat e hapura, pra mori vota në popull. Fundja, ajo s’i ka bërë dëme vendit siç i bëri prof. Dr. Salih Berisha nga viti 1990.

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ....

                      o idiot ,sesa ekselente eshte ajo dementja duket si formulon fjalite ,se kam pare ndonjehere ne ndonje debat juridik ne tv ta shohim sa i vlen lekura ,e treta sa per info o gomar ajo nuk fitoi mandat pasi ate e mori Maldrita Bardho te cilen partia u kundes ta "udhezonte" te jepte doreheqjen qe ti hapte rruge kesaj shpellares qe permend me siper .....kaq per sot

                      Përgjigjjuni
                    2. .
                      ..

                      Pse, Bushati dhe Spiropali në gjeneratën Z hyn, o tash po të kalon? Jo po Muli i Nokajve, Gjin Gjoni, Vokshi etj. Sa për nuskat, ato i lëshonte gjenerata Berisha. Ajetullau, siç e quan ti (megjithëse pak më duket i tillë), i mbylli, por pasojat mbetën. U hoq gozhda, por mbeti vrima, o Berish i rrugës.

                      Përgjigjjuni
                    3. T
                      Therapy

                      Djali tim 16 vjecar ka shkuar me nje grup shokesh 3 here ne protest E pyeta perse shkove Me tha thjesht per te gjuajtur femra Pas ,9 muajsh do kemi cifte

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Neri

                        Duket se nuk e njihke mire brezin e fundit. Jane me kot se asnje brez tjeter. Brezi me i mire per mendimin tim, jane boomer-at, qe qendruan ne mes dy brezave ekstremiste, brezi i meparshem qe ishte shume i shternguar dhe brezit te ri qe eshte shume i liruar. Pra une qendroj midis babes tim qe nuk me linte te dilja nga shtepia dhe goces time qe nuk mblidhet fare ne shtepi. Pra zoteri gazetar, nuk eshte se do e hedhim tutje brezin e ri se jane femijet tane, por edhe ti lavderojme sic ben ti nuk shkon.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          albatros

                          Të jap shumë të drejtë doktor! Por ka edhe një të keqe shumë të madhe që ndoshta ia rrëzon shumicën e vlerave: janë shumë të prirur drejt nepotizmit. Ti shikosh si kërkojnë derman kur jane në sezon provimesh, kur kanë problem me policinë, kur duan të riparojnë një mardhënie pune apo çfardo tjetër. Tjetër: kur kanë një problem duan ta zgjidhin me sa më pak mundim (deri edhe rrogën maksimale që në muajin e dytë të punës-mundësisht pa punuar fare). Këto janë hapa pas!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Etniku pa kompromis

                            Mos te harrojme se nje pjese e konsiderueshme e tyre jane përdorues droge,alkoli,injorante me diplome universitare,mjere vendi neqoftese kjo kategori...

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dire Straits////////

                              Neli Demi, urime! Ke shkruajtur nje perle, urime edhe nje here! Te gjithe progresistet ne Shqiperi e kane kuptuar qe ti fjalen e ke per (por modestia qe te karakterizon nuk ta lejon) femijet brilant te dr pr Sali Berishes, per te mrekullueshmit Argita, Shkelzen dhe natyrisht, edhe per Jamarbrin. Urime!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Ti vete ky hyn

                                Tek G...Z apo G....M !?

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjenerata e viteve 90

                                  Një shkrim objektiv për gjeneratën Z. Një gjeneratë mëndjehapur dhe e qartë në atë që kërkon. Përvojën më të madhe do ta fitojë gjatë rrugës që kanë nisur. I jepni mundësinë të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre. Kyeministri dhe shpura e tij të hapin krahun, të rinjtë nuk mund të durojnë dhe të vazhdojnë të lenë vendin e tyre të bukur deri tek i fundit. Mjaft më me Ramën dhe patronazhistat dhe oligarkën majtas e djathtas. E ardhmja ju takon të rinjve.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lindi

                                    Dakord po pushteti nuk dhurohet. Ai fitohet. Të dalin né zgjedhje e ta marin. Kjo është rruga.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Owl

                                      Ne kete moment keta te rinj nuk e dine as vete se c’fare kerkojne (fluturojne me presh) Jane te panegociushem dhe mbase dhe te manulushem. Ju thoni qe u ka dale frika te protestojne. Kjo eshte merite e atij Edit qe e shajne aq shume qe ka krijuar kete deokraci qe njerezit jane te lire te shprehen dhe te dalin ne shesh. Se ne kohen e vrasesit Sali u stepen njerezit per te protestuar.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. N
                                      Neli !

                                      Gjynah.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Generata Z(ombje)

                                        Keta jane demele, bullizues, te droguar nje pjese e mire, me njohuri shume te cekta, cdo lloj informacioni e martin ne mediat sociale (te manipulueshem). Ne shoqeri jane tamam Zombje. Te gjithe keta mendojne se se paraja fitohet ne instagram si influencues. Asnje nuk mendon te marri ndonje zanat. Ndaj ne Shqiperi ka filluar te mos kete zanatcinje.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Noci

                                          Turma eshte e madhe me te vertete,por neser kur te shkojne per te votuar,sa do te mbeten.A do te munden te thyeje murin mbi një milion te Rames dhe Berishes.Ne proteste po thuaj gjysma nuk kane te drejte vite se jane femije,karroca femijesh dhe te rinj pa mbushur moshën.Dhe e keqja e madhe e atyre qe bertasin eshte se nuk duan përballje me qeverine,por duan te largohen ata te qeverise e te ulen keta.Por si ndodh kjo pune se edhe nje patenten makine te marrësh,do vesh kurs,praktike dhe provim.Kjo te kujton ate qe ,e mora universitetin,sapo mbarova nentevjeçaren

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Një dashamirës i familjes tuaj.

                                            Neli je djali i dy njërzve të mirë,që të ritën e shkolluan.Je mjek dhe mos qoftë e thënë të bëhesh politikan se nuk ju ka ecur ju si familje.I meci i Demit ka një thënie që një gjeneral i tha një këphcari por pa e ditur se çfarë zanati kishte:-Ti aty që po më jep mënd për luftën rdi tek këpucët,qytetari u çudit ss ku e kuptoj gbenerali që ai ishte këpucar.Të tjerat mësoji vetë.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. f
                                              filat

                                              Është brez i dhier o Dem a Krriç çfar je... Brez dembelash që rrinë natë e ditë në lokale,brez droge e bixhozi,brez trafikantësh e prostitucjoni,për çfar brezi flet i ke sytë në ballë apo në bythë...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nili

                                                E pelqeva dhe e shijova shkrimin tuaj . Të rinjtë sot janë më të kulturuar , më të degjueshem , më të kultivuar , e njohin boten ma shumë se brezi i vjeter , janë më luajal , ma të lexuar dhe të aftë ta marrin stafeten dhe ta ndertojnë Shqiperinë . Faleminderit per ketë shkrim , ndoshta më i pari ketij xhanri .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Puna

                                                  Jane me te lexuar ne telefon jo ne Libra. Prandaj presin dhe i kerkojne gjerat gati nga te tjeret. I Duane gjerat Tani dhe ne maksimum,pa e vrare mendjen qe per te aritur dicka fillon puna nga A te Z , ata duan direkt te Z.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. P
                                                  Pensionisti

                                                  Me ke mutin ke ndenjur qe ke degjuar keto idjotizma per femijet tane!?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Berti

                                                    Brezi me koti ne shqiper jane ata qe u kane punuar prinderit kane miliona nuk jane ata qe punojne per te nxjere buken dhe paguajne studimet

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Ec Aty

                                                      Kush mo, kush? Këta që po vrasin njëri-tjetrin me thika? Nuk mund të flasësh për një brez pa folur për kushtet në të cilat ai brez ka lindur dhe është rritur. Ky është brez shumë më i zgjuar se brezat e mëparshëm, për shkak se merr njohuri shumë më shumë dhe shumë më shpejt se brezat e tjerë. Gjithashtu është brezi më pak i pjekur, më i pakujdesshëm, krejt jokokëçarës, më përçmues ndaj brezave të tjerë (megjithëse kjo është pak a shumë pjesë e çdo brezi të ri), të paqendrueshëm, dhe mosmirënjohës që çdo gjë e merr të mirëqenë, shkurt mendojnë se kanë çdo të drejtë dhe asnjë përgjegjësi. Kjo sepse çdo gjë e ka gjetur të gatshme dhe sepse gjërat sot ndryshojnë me shpejtësi të paparë. Që të mos flasim për sulmet dhe ngacmimet në jetën reale dhe virtuale që kanë arritur përmasa të frikshme, shpesh me pasojë vrasje ose vetëvrasje dhe që me siguri po "gatuajnë" kushedi sa njerëz me shqetësime psikologjike që kushedi se çdo bëjnë nesër me armët që janë vërdallë, pa llogaritur viruset kibernetike. Gjithsesi, është pak shpejt të flasim për këtë brez pasi janë akoma adoleshentë ose krejt të rinj. Moshë budallaqe për çdo pothuajse këdo. Por, që të kuptohemi, është çështje kushtesh. Cilido brez që të ishte, po të rritej në këto kushte, kështu do ishte.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Keti Laco

                                                        Pershendetje dhe shume Respekt per artikullin tuaj! Mbi te gjitha e lexova me vemendje Doktor e pervec vleresimit Personal qe kam per. Ju pasi kam patur fatin te trajtoni familjar timin dhe na kini ndihmuar kam kenaqesin te lexoj nder rrjeshta mendimet e mija si nene e nje vajze te kesaj gjenerate e them me krenari se jane Pikerisht sic i pershkruani. Mendoj se do kurajo te flasesh jo te komentosh do kurajo te rrish ne Shqiperi po do edhe kurajo te ikesh e pikerisht kjo gjenerate i ben te gjitha e ska ngelur as te komentet as vetem te xhiroja pasdite ne Boulevard apo te liqeni po ben edhe hiking e njef vendin e vet dhe e vleresoj. Ata qe komentojne e kane shkelur Zverrnecin Rriollin Sazanin apo e imagjinojne nga lahmet?! Rrini te kutia e televizorit se e keni zgjedhur. Ju pergezoj doktor qe ndani mendimet tuaja me ne

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. V
                                                          Vjosa

                                                          Brezi "c; (Celular) 80 % e protestuesve janë dembela që përbuzin punën ,të pa kënaqur apo të zëmëruar dhe që presin nëpër kafene t'ju ndryshoj fati nga mbasditja në mëngjez. Këta jan të pa formuar,pa bosh , dhe të pa edukuar mirë. Ju mungon sjellja dhe edukata qytetare .Shiko në autobuzin urban , të gjithë pleqtë në këmbë dhe të rinjtë të ulur duke parë CELULARËT . Dashtë Zoti të ishin kështu si thua ., por jo .Mundohu i dashur autor i shkrimit ti shikosh edhe ndryshe.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Arbër

                                                            Gen Z ? Gen kot, pa formim, pa shkollë, pa ideale, pa asnjë njohuri historike, kulturore, kombëtare, ....????????????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. d
                                                              drejtesi e munguar

                                                              Artikulli ka shume lavde qe nuk i takojne kesaj gjenerate.Si cdo brez ,edhe ky i sotmi ka djem e vajza te persosur,me dije te thella dhe shume kerkues kundrejt vetes.Por,krahas tyre ka shume te pa formuar.Nje brez qe kerkon tu marre te talentuarve nepermjet politikes cdo gje.Po te shikosh thelle tek ky brez do te gjesh me shumice qe nuk dine te kryejne veprimet me te thjeshta matematikore (i ben makina).Gjen me shumice njerez qe nuk njohin gjera themelore te historise dhe te japin gjykim per ngjarjet e ndryshme,te argumentojne perparesit e sistemit te sotem me te kaluarin.Ku cdo gje e bere dikur ishte e keqe per vendin.Mund te rendisim shume gjera por ne mendimin tim ky brez (me shumice) ne themel ka pasurimin e shpejte,edhe me pune te pista. Z .Demi edhe protesta ka nje konceptim te keq.Kerkohet te mos ndertohet resorti Zvernecit kur kerkohet investime te huaja.Arsye e mos arsyes!Protestat jane vertet shprehje e emancipimit te shoqerise por dhe perplasje mes ideve e rrugeve.Me e pakta ky "brez" qe po proteston duhet te gjej drejtuesit,te perpiloj kerkesat dhe te replikoj me "kundreshtarin".Veprimi se duhet te largohesh TI se dua une eshte jo normal.Z.Demi,jepu cfar u takon dhe jo elozhe te pamerituara.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. C
                                                                Ceni

                                                                Problemi sot është méndjelehtësia. Në kulturën tonë ne mohojmë gjithëçka të vjetër duke u shkëputur nga e kaluara. Kjo bën të pëlqejmë gjithëçka të huaj për tu bérë më shumë internationalist se nacionalist. Vështirsitë na shtynin të mësonim e punonim fort. E donim shkollën, këta e kanë bezdi. Pysni mësuesit çfarë heqin me ta. Fëmijtë tanë janë ndryshe. Pa ambicje po me pretendime. Pérgjegjés jemi dhe ne prindërit që duam tu plotësojmë gjithë kérkesat duke mohuar veten.

                                                                Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje