Nga Kreshnik Spahiu
Evropa dhe opozita amerikane po e kryqëzojnë familjen Trump për korrupsion në Shqipëri dhe protestat po reklamohen në gjithë botën si protesta anti-Trump.
Në këto kushte SHBA ka aktivizuar Planin B.
Duke hequr Non-Gratën Berishës, i kanë dërguar mesazh europianëve dhe opozitës së tyre amerikane që edhe nëse bie Rama, projekti i Zvërnecit do të vazhdojë sepse kanë garancinë me Berishën që në këmbim të vizës amerikane doli një javë më parë dhe deklaroi që e mbështet projektin e investimit në Zvërnec.
Në këto kushte kemi dy aleanca:
1- SHBA aleancë me RAMA-Berisha.
2- BE aleancë me studentët dhe protestuesit.
Zyrtarisht: Sali Berisha ka lehtësim dhe përjashtim por jo revokim të statusit Non-Grata.
Pasojat ligjore kur shpallesh non-grata nuk janë vetëm vizat sepse një person non-grata është gjithmonë në hetim, monitorim, vëzhgim, publikim dhe presion nga shteti që e vendos në listë.
Pavarësisht kësaj duhet pranuar që Washingtoni ka ndryshim të politikave dhe standardeve.
DASH i hoqi non-gratat dy kriminelëve dhe vrasësve të kërkuar ndërkombëtarisht si Vladimir Putin dhe Dodik dhe për këto arsye nuk keni pse habiteni pse ja pezulloi pjesërisht Sali Berishës.
Ndërkohë Sali Berisha është i ftuar në 4 korrik edhe në shtëpinë e ambasadorit amerikan në Tiranë për festën kombëtare të SHBA.
Ardhja e ambasadorit të ri amerikan pritet të vijë në një moment ku SHBA e konsideron si rritje të zhgënjimit me SHBA në vendin që dikur quhej pro-amerikan por që aktualisht nuk është më i tillë.
Aleanca amerikane me establishmentin e vjetër Rama-Berisha si kundërpërgjigje ndaj inspirimit europian të “Revolucionit Flamigo” është një sfidë e re për mijëra të rinj dhe studentë në protestë.
Dje dhe sot mijëra të rinj iu përgjigjën me agresivitet vendimit të Uashingtonit me thirrjet: “Berisha burg, Rama burg”.
Gjithsesi naiviteti dhe mungesa e eksperiencës së protestuesve mund t’i çojë drejt dështimit.
Sa të mendojnë ata dhe të hezitojnë për strukturimin e lëvizjes në një parti politike, dy pleqtë e vjetër Berisha-Rama kanë mbyllur çdo vrimë dhe janë disa hapa para në zgjidhjen afatgjatë.
Mungesa e krijimit të një alternative të re politike dhe paqartësia e kërkesave fatkeqësisht mund të na çojë në një përfundim protestash pa asnjë rezultat të ndryshimit të sistemit, madje përkundrazi, ndoshta kanë zgjuar nga gjumi dy ciklopët dhe i kanë frikësuar duke i bërë ata të asgjësojnë në të ardhmen edhe ato pak fidane politike që kanë lulëzuar.
Heqja e non-gratës ishte bekim për xhaketat e vjetra, por një kërcënim për flamingot e reja sepse jo rastësisht u vendos 5 vjet më parë por u hoq 5 ditë pasi filluan protestat kundër vajzës së presidentit Trump.
Pa dyshim çdo shqiptar e di që lobimi për heqjen e Non-Grata ka kushtuar miliona euro të padeklaruara dhe kjo thellon zhgënjimin e popullit shqiptar që standardet amerikane shiten dhe bilhen me para.
Por a do shitet protesta më lirë se tokat e Zvërnecit?
Le të shpresojmë që flamingot të fluturojnë më shpejt nga llumi i kënetës Zvërnecit sesa dhëmbët e krokodilit që doli nga kafazi t’i shqyejnë një e nga një…..
Mos harroni që ai ka që në 1990 që rrëmben dhjetra revolucione.
Ashtu e mori edhe revolucionin e 8 dhjetorit.
Por ndryshe nga atëherë nuk ka nevojë për mikrofonin.
Të tjerë e iniciuan, të tjere protestuan, të tjerë funancuan, të tjerë ligjeruan, të tjerë luftuan dhe të tjerë do themi: PËRFITUAN.
Lini një Përgjigje