Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati

12 Qershor 2026, 22:25Bota TEMA
Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11

Të shtëna me armë kanë ndodhur sot në Teksas, ku sipas raportimeve të fundit një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Oficerët dëgjuan të shtëna nga një ndërtesë në bllokun 4600 të West Wall Street në Midland dhe nisën punën për të siguruar dhe evakuuar zonën.

Burime nga spitali kanë raportuar se katër të plagosurit janë në sallën e operacionit ndërsa tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacion për autorin e dyshuar i cili është ende në arrati ose motivin e mundshëm të të shtënave.

Lini një Përgjigje