Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore.
Është diçka që e kemi dëgjuar shpesh nga udhëheqësi izraelit.
“Unë dhe presidenti Trump jemi plotësisht dakord për këtë çështje. Për më shumë se 30 vjet, kam qenë në ballë të luftës ndërkombëtare kundër programit bërthamor të Iranit”, shkroi Netanyahu në X.
“Po të mos ishte për këtë luftë, Irani do të kishte zotëruar shumë kohë më parë bomba atomike për të shkatërruar Izraelin. Irani po punon për të shkatërruar shtetin hebre dhe unë po ia kushtoj jetën time parandalimit të tyre që ta bëjnë këtë”, shtoi ai.
“Për sa kohë që unë jam Kryeministër i Izraelit, kjo nuk do të ndodhë”, përfundon postimi i kryeministrit izraelit
Komentet vijnë mes raportimeve se SHBA-të dhe Irani mund të jenë më afër arritjes së një marrëveshjeje paraprake për të provuar t’i japin fund luftimeve.
Duket sikur vullneti i Netaniahut është më i rëndësishëm se egzistenca e Israelit.
Irani edhe pa bombe atomike be te fortin. Mendo sikur ai te kete bombe atomike. Eshte njelloj sikur i cmenduri luan me kobure...
I lutet shtēpis bardhē qē tē detyroj vēndet Arabe tē kenē marrdhēnie bilaterale me Israelin se ēshtē buzē greminēs.
Po kur te vdesesh ti cfare do behet? Ai Anatollah eshte I ri akoma dhe do qendroj ne pushtet edhe 40 vite te tjera!