Shënim: Socialistët (dhe demokratët) e protestës me mandat përfaqësimi

15 Qershor 2026, 10:35Politika TEMA

Shënim: Socialistët (dhe demokratët) e protestës me mandat

Protesta dyjavore e nisur si një kundërshtim për projektin e familjes Trump në Zvërnec, edhe pse quhet dhe ka pjesë qytetare, ka përfshirë pjesë të rëndësishme të politikës.

Jo vetëm partitë e vogla, të krijuara para zgjedhjeve të shkuara apo ata të dala nga gjiri i Partisë Demokratike, por edhe eksponentë zyrtarë të dy partive të mëdha kanë qenë pjesë e saj që në fillime.

Padyshim, sot lajmi është se në këtë protestë kundër mazhorancës dhe qeverisë së Edi Ramës janë përfshirë e po përfshihen disa zyrtarë të zgjedhur apo personazhe të hershme të Partisë Socialiste.

Dalja si e pavarur e Neomalësores që u vu e para në listën e mbyllur të 11 majit 2025 në qarkun e Shkodrër, është vetëm zhvillimi i fundit.

Marjana Koçeku, po trajtohet nga establishmenti i protestës si heroina më e re, pikërisht nga ata njerëz që po në rrjetet sociale e kanë tallur paq për performancën, imazhin apo mungesën e një përmbajtjeje politike.

Por deputetja Koçekuq ë deklamoi se nga sot “asht e pamvarun” nuk është e vetmja. Pasi protesta ka marrë një dorë të fortë edhe nga zyrtarë socialistë që i janë kundërvënë kupolës së partisë së tyre, me një përshkallëzim pas humbjes së mandatit të tyre.

Ku në krye të listës janë dy ministrat e Jashtëm në qeveritë e Ramës; Ditmir Bushati e Elisa Spiropali, që tashmë konsiderohen si pjesë e rëndësishme e establishmentit anti-Rama.

Të cilët tashmë e kanë profilizuar oponencën e tyre, duke kërkuar një ndryshim të politikës së qeverisjes dhe lidershipit të mazhorancës.

Ndërkaq, në listën e shpërndarë të firmëtarëve të protestës, ku një pjesë vjen nga Kosova, që njihen si aktivistë të thekur të Vetëvendosjes ka edhe një këshilltar socialist të bashkisë së Sarandës. Ai është Ermir Hoxha, gazetar dhe moderator i emisioneve me përmbajtje fetare muslimane dhe drejtues i një media online po me theks fetar.

Media e cila në pjesën më të madhe sulmon ashpërsisht Izraelin dhe hebrenjtë, mbështet fort Turqinë e Erdoganit, si dhe sulmon ashpër Edi Ramën pikërisht për aleancën e tij me Izraelin.

Ndërkaq, në protest ka pasur që në fillim përkrahës të kauzës së saj që vijnë nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Gazetarja Beti Njuma, e cila është këshilltare e PD në bashkinë e Tiranës, ka sulmuar që në fillim investimet në Zvërnec e Sazan, duke përhapur në rrjetet e saj shkrimet e dala, sikur Ivanka Trump e ka konsideruar Sazaninin në një ishull privat të saj. Ndërkohë kur Sali Berisha, së paku në fillim zyrtarisht është shprehur pro investimit në Zvërnec e Sazan.

Natyrisht protesta ka shumë grupę të ndryshme politike e para politike që e mbështesin, siç është një që në panele është prezantuar si professor, i cili shpallte krijimin e Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare kundër kësaj qeverie. Profesori njihet si një nga mbështetësit më të zellshëm të Sali Berishës që nga 2021 kur u shpall Non Grata, si dhe për diskursin anti-Izrael e pro Trump. Por tani është kundër përfshirjes së familjes Trump në investimin miliardar në Shqipëri.

TemA

 

10 Komente

  1. S
    Sass

    Po ne gerdec cfare kerkin Trampi-!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      N

      duke pare foton.... Hanome me cica te mdhaja,fitire me kokrra por mbi te gjitha sqetullat me lesh e te palara.......fenomenale per me u martu!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        l’imperatore

        sa i paska gjokset kjo me blu. Per ta mjele

        Përgjigjjuni
      2. D
        DIRE STRAITS !!!!!

        Protestes mund ti bashkohet kushdo qe mbeshtet sloganin :******RAMA NE BURG ____BERISHA NE BURG****** dhe *******PER NJE SHQIPERI TE RE*****

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zverneci

          Diarre, diarre, diarre, pastro bythën të ta ve, të ta ngjesh lesh me lesh, mos ha mut o pallavesh. Haha.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Ky llum nuk duhet te pranohet nga asnje

          Me palacot dhe me llumi i cdo partije i jane bashkuar analfabeteve se kujtojne do marin frenat dhe do behen prap ministra Ky lloj llumi kuptohet qe futen ne parti per te perfituar dhe me servilizma ngjiten ne maj dhe duan te rrine perjetesisht,keta jane shushunja qe jane pasuruar me gjakun e popullit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Protestusi

            T'a mbështesim protestën. Deri dje isha i tërhequr dhe skeptik por kur pashë emrin e Ylli Trylgjerit në organizatorët, ndrova mendje. Është një nga intelektualët më me peshë në trevat shqiptare. Pionier i rinisë Socialisto-Enveriste, zv ministër socialist, drejtor aferash LSI-ste që e shkarkoi Mona se nuk i dha 250 mijë euro në këmbim të postit, Lolo oborri për çdo mbret. E ku ka udhëheqës më të ndritur? Ky së bashku me Fatos Lubonjën, Sazet(e radios)Gurin janë fryma e re e Shqipërisë Europiane. Para që të fitojmë. Yyyyyp, Xhixhi.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zylyfi

              Do kene qene vertetpa lek per tu ulur ne lokal per ndonje kafe ..Po makjazhin se kane len sikur po shkonin ne pari jo ne proteste .Vethet dhe syzet e vajzes te tik tokut thashe se po shkonte ne dasme .Rine dhe deri ne mesnate vajten sot ne pune apo eshte dikush qe i mban me lek .

              Përgjigjjuni
              1. K
                KMPaBreke

                Ndonje llaf per 430.000 $ e paguara nga Veliaj ne USA per lobim kunder SPAK keni?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Protestues

                  Protest qe drejtohet nga Ylli Dylgjeri bobo…. një llumaxhi , llustraxhi, lëpires me llapë i çdo vrime ku vjen era para. Mos u bëni pis të drejtoheni nga Mamica e Skënderbeut apo Ditmir pordhaci… të gjithë të zbritur nga kuajt qe nuk i meritonin. Ah Edi Rama nuk ta kishte borxh Partia Socialiste këtë përzjerrje qe i bëre partis me karrierist si Ditmiri qe e njihnin të gjithë kush ishte, pyesni Ermelinda Meksin se e di kush është. Pyesni në Doganë për hajduten Spiropali. O Zot sa shumë qelbësira ka kjo protest në krye, se njerzit dalin për hallet e tyre kurse këta të gjithë qe kanë dal në krye janë për hallin e KARRIGES ajo se na sjell para, dogana, ministri, partia qe militoj unë të vij sa më shpejt në pushtet na u zbrazën xhepat

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje