Pas qëndrimit rreth dy orë poshtë kryeministrisë dhe më pas marshimit të zakonshëm nëpër rrugët e Tiranës, ata nuk u kthyen sërish aty ku u nisën, por u drejtuan në autostradën Tiranë- Durrës.
Për disa orë autostrada u bllokua nga marshimi i protestuesve, të cilët nuk u ndalën aty, por iu drejtuan rrugës së Rinasit në drejtim të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në mes të marshimit të tyre, rreth orës 02.00 pas mesnate ata u përballën me policinë, forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së të cilët kishin formuar disa kordonë, të ndihmuar edhe nga makinat e mëdha të uniformave blu.
Protestuesit qëndruan për rreth 60 minuta ulur në rrugën e Rinasit, derisa morën vendim të mos avanconin më tej, por të ktheheshin drejt Tiranës.
Gjatë fillimit të protestës persona me kapuçë të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestuesve. Tensionet nisën kur u përhapën zëra se qytetarëve po u kërkoheshin kartat e identitetit për firmosjen e një peticioni, por organizatorët thanë se një gjë e tillë ishte provokim.
Protesta vijoi me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Edhe në ditën e 15-të, qytetarët i shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike të 35 viteve me pankarta ironike dhe humor, por nuk munguan as fjalimet në podiumin e ngritur para Kryeministrisë.
Largimin e deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar i socialistëve, protestuesit e cilësuan fitore të tyre.
“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputete ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputete e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje”, tha një prej protestuesve.
Tubimit iu bashkuan sot edhe banorë të Durrësit që kundërshtojnë projektin TID.
Pas fjalimeve, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit e më pas u futën në Unazën Lindore.
Sa mē shumē tē zgjat rebelimi, aq mē e vēshtir parashikohet mbyllja.Mesazhi aktivistēve civil ēshtē pērcjellur te qeveria.Ç'tē s'ēmēs duan me fjalime tē agjentēve tē huaj nē anglisht para kryeministris.Ne na varrin pēr fyti po tē afrohemi, jo mē tē pērxihemi nē punēt e brēndshme tē tyre.
Kina nje shtet e nje komb I madh,pranoi investimet e huaja dhe sot proteston dhe habitet bota me te per zhvillimin e saj por habitet dhe me forcen e nje populli qe ben bla bla bla fanar ndricues buze Adriatikut!
Policia duhet të veproi sipas ligjit sepse politika e rrugës dhe rrugaçëve duhet të mari fund....shumica nuk është dakort me këto lloj demonstrime, kjo nuk do të thotë se për shum gjëra nuk kanë të drejtë .... Me këto lloj demonstrime nesër të bëhen zgjedhjet përsëri fiton PS dhe PD ...
Ngelen shkerdhatat rrugeve.vetem corientojne popullin.as vete se dijne c kerkojne
Vecanerisht bllokimi i rruges se Rinasit,eshte goditje e drejtperdrejte ndaj qytetareve shqiptare dhe te huajve ! E pa pranueshme ! Vetem ngjallin antipati dhe bile urrejtje ! Kjo eshte goditja me e rende per levizjen e te huajve ne vendin tone ! Pa dyshim e qellimshme ! Policia me cdo mjet duhet te mbroje dhe mos lejoje hyrjen e ketyre turmave ne arteriet qe lidhin Tiranen me Rinasin,Jugun,Lindjen dhe Veriun e vendit ! Nese eshte e nevojshme edhe me forcen e ligjit ! Tironci
Jane parazite nuk e duan punen ? Ju mjafton ai lek qe ju japin per te bere xhiro ne bulevarde duke shkaktuar dem ekonomise tek ata qe duan punen ? Jane thjesht SABOTATOR ? Po te kene shqetesime per qeverine, aty e kane Ramen te negociojne per hallet qe ka populli ne teresi ? Kane KAPOT qe i manipulojne duke i paguar , populli nuk fiton asgje nga kjo proteste vetem sa i shtohen hallet dhe faturat ? Nuk i dihet po vazhdoj keshtu do te ngelemi pa pensione dhe rroga ne hallexhinjte , te na rojne protestuset ekonomija do te veje ne ZERO , Kujt i sherben kjo SITUATE ? Sali kriminelit qe te shpetoj lekuren , per kete protestojne ????