“Deti për të gjithë”, Bashkia “konkurrencë” privatëve në Velipojë, 400 lekë hapësira

15 Qershor 2026, 16:55Sociale TEMA
“Deti për të gjithë”, Bashkia

Bashkia Shkodër vijon të ofrojë për qytetarët dhe pushuesit një plazh publik të mirëmenaxhuar në Velipojë, duke garantuar kushte dinjitoze, pastërti, siguri dhe komoditet përgjatë sezonit veror.

Me një tarifë prej vetëm 400 lekësh, plazhi publik i menaxhuar nga Bashkia Shkodër është kthyer në një alternativë të rëndësishme për familjet dhe vizitorët që zgjedhin të kalojnë pushimet në një nga vijat bregdetare më të bukura të Adriatikut.

“Jemi shumë të kënaqur që këtë vit po hapim një plazh të menaxhuar nga Skodrinon në emër të bashkisë Shkodër. Ky është një model i ri administrimi që synon që t’i ofrojë shërbime cilësore të gjithë qytetarëve dhe me çmime shumë të arsyeshme. Ne kemi vënë një çmim simbolik 400 lekå që të jetë i kapshëm për të gjithë qytetarët dhe për gjithë vizitorët. Në të njëjtën kohë synojmë që të ofrojmë shërbime cilësore, pastërti, rehati për të gjithë”, tha Ardita Pelinku – “Scodrinon” SH.A, Bashkia Shkodër.

Përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme, shërbimeve të dedikuara dhe standardeve të larta të menaxhimit, synohet që pushimet cilësore të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

“Deti për të gjithë” mbetet një nga prioritetet e Bashkisë Shkodër, duke dëshmuar se pushimet e mira nuk duhet të jenë privilegj, por një mundësi për çdo familje.

Lini një Përgjigje