VIDEO/ “Ta shijosh pa e poseduar”, aktivistja Nepravishta: Bukuria nuk ka pse të kthehet menjëherë në pronë

22 Qershor 2026, 18:00Sociale TEMA
VIDEO/ “Ta shijosh pa e poseduar”, aktivistja Nepravishta: Bukuria

Gjatë bashkëbisedimit në episodin e radhës të Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, aktivistja dhe ambientalistja Rea Nepravishta u ndal edhe te një nga paradokset më të dukshme të zhvillimit turistik dhe kapitalit të madh: të pasurit tërhiqen nga natyra e paprekur, por shumë shpesh përfundojnë duke e shkatërruar pikërisht atë që i ka tërhequr fillimisht.

Duke komentuar projektet turistike në zona të ndjeshme natyrore, Nepravishta e lidhi këtë raport me atë që ajo e quajti “arketip faustian” të kapitalizmit bashkëkohor, i përkufizuar nga lakmia për të pasur pa limit. Sipas saj, problemi nuk qëndron vetëm te dëshira për të shijuar bukurinë, por te nevoja për ta poseduar atë.

Ajo e përshkruan këtë logjikë si faustiane: një formë dëshire që nuk njeh kufij dhe që, për të pasur gjithçka, është e gatshme të sakrifikojë edhe atë që e bën një vend të vlefshëm në radhë të parë. Për Nepravishtën, kjo është një nga arsyet pse debati për Zvërnecin, Sazanin apo bregdetin nuk mund të reduktohet vetëm te turizmi. Ai është debat mbi kufijtë e pronës, mbi marrëdhënien tonë me natyrën dhe mbi pyetjen nëse bukuria duhet patjetër të kthehet në mall për t’u vlerësuar.

Në këtë këndvështrim, protesta nuk është kundër bukurisë, zhvillimit apo turizmit. Është kundër një logjike ku çdo gjë që është e bukur duhet menjëherë të bëhet pronë e dikujt. Dhe ku natyra, në vend që të jetë hapësirë e përbashkët, trajtohet si trofe për ata që kanë mundësi ta blejnë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: 

Rea Nepravishta: Protesta dhe slogani që sfidon kultin e parasë

 

4 Komente

  1. N
    Napoleon

    Na cate bithen me kete komunisten e mutit.....

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tunel!

      Bythën gjithmonë tunel e ke pasur! Ajo po thotë diçka shumë të zgjuar: Jo çdo gjë e bukur duhet të bjerë në dorë të milionerëve"! Si puna e pasurive të shqiptarëve!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Po Reshatin?

      Reshat Nepravishtën çfarë e ka kjo?!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiu

        A sikur donatorët të kontrollojnë anën financiare të kësaj mjedisores, do ta merrnin të gjithë vesh se sa i është dhimbsur mjedisi kësaj mostrës me fjalë të bukura.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje