Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.
Në një deklaratë publike, AGSH shprehet se respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për t’u organizuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por ngre shqetësimin për incidentet e regjistruara gjatë 22 ditëve të fundit të protestave në kryeqytet, ku gazetarë, operatorë dhe ekipe mediatike janë përballur me sulme verbale, gjuhë fyese, intimidime dhe tentativa për sulme fizike gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Deklarata e plotë:
“Gazetarët nuk janë palë në protestë. Ata ndodhen në terren për të raportuar, dokumentuar dhe informuar publikun mbi zhvillimet”, thuhet në deklaratën e AGSH-së, e cila nënvizon se çdo pengesë ndaj punës së medias përbën cenim të sigurisë së gazetarëve dhe kufizim të së drejtës së publikut për t’u informuar.
Asociacioni vlerëson se kritika ndaj medias dhe mënyrës së raportimit është pjesë legjitime e debatit demokratik, por thekson se ajo nuk duhet të kthehet në sulm personal, gjuhë urrejtjeje apo përpjekje për të penguar gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre.
AGSH u bën thirrje organizatorëve të protestave dhe pjesëmarrësve që të respektojnë dhe mbrojnë punën e gazetarëve, si dhe të dënojnë çdo akt dhune apo intimidimi ndaj tyre. Njëkohësisht, organizata kërkon nga Policia e Shtetit të marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së ekipeve mediatike në terren.
Në përfundim, AGSH rikujton rëndësinë e respektimit të standardeve profesionale dhe etike nga vetë mediat dhe gazetarët gjatë raportimit të protestave, duke theksuar se raportimi i saktë, i paanshëm dhe i verifikuar mbetet thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut dhe mbrojtjen e interesit publik.
Deklarata e plotë e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë:
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) rithekson se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore kushtetuese, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Protesta paqësore është një prej mekanizmave më të rëndësishëm përmes së cilës qytetarët shprehin pakënaqësitë, kërkesat dhe qëndrimet e tyre ndaj institucioneve publike dhe qeverisjes.
Në këtë kuptim, AGSH respekton të drejtën e qytetarëve për t’u organizuar dhe protestuar në mënyrë paqësore.
Megjithatë, gjatë 22 ditëve të fundit të protestave në Tiranë, AGSH ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim një sërë incidentesh ku gazetarë, operatorë dhe ekipe mediatike janë përballur me sulme verbale, gjuhë fyese, intimidime dhe në disa raste edhe me tentativa për sulme fizike gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.
Gazetarët nuk janë palë në protestë. Ata ndodhen në terren për të raportuar, dokumentuar dhe informuar publikun mbi zhvillimet, në përmbushje të misionit të tyre profesional dhe në interes të qytetarëve. Për këtë arsye, çdo pengesë ndaj punës së tyre, çdo kërcënim apo akt intimidues përbën jo vetëm një cenim të sigurisë së gazetarëve, por edhe një kufizim të së drejtës së publikut për t’u informuar.
AGSH thekson se media, si çdo institucion tjetër në një shoqëri demokratike, mund dhe duhet të kritikohet. Kritika ndaj mënyrës së raportimit, ndaj linjës editoriale apo përmbajtjes mediatike është legjitime dhe pjesë e debatit demokratik. Megjithatë, kritika nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në sulm personal ndaj gazetarëve, në nxitje të urrejtjes apo në përpjekje për t’i penguar ata të kryejnë punën e tyre.
Në një klimë të polarizuar politike dhe sociale, është veçanërisht e rëndësishme që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një ambienti të sigurt për përfaqësuesit e medias. Gazetarët në terren duhet të trajtohen si profesionistë që ushtrojnë të drejtën dhe detyrën për të informuar publikun.
AGSH u bën thirrje organizatorëve të protestave dhe të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë dhe të mbrojnë punën e gazetarëve, të dënojnë qartë çdo akt dhune apo intimidimi ndaj tyre dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt për raportimin mediatik.
Njëkohësisht, AGSH fton Policinë e Shtetit të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e ekipeve të mediave në terren, përfshirë vlerësimin e rreziqeve dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme profesionale dhe logjistike.
Në të njëjtën kohë, AGSH rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve profesionale dhe etike nga vetë gazetarët dhe mediat gjatë raportimit të protestave. Raportimi i saktë, i paanshëm dhe i verifikuar është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut dhe për të garantuar që media të vijojë të luajë rolin e saj në shërbim të interesit publik.
Gazetaret qe vijne ne proteste vetem per te vjelle pastaj vrer dhe genjeshtra ne TV e tyre , le ta sigurojne vete bythen e tyre. Gazetaria duhet te jete E VERTETE. Nese ndonje gazetar i mediave te Palloshit , vjen , sheh qe njerezit fillojne nga Skenderbeu dhe perfundojne tek Korpusi , dhe pastaj del ne TV e tij dhe thote qe ishin rreth 2000 vete , atehere ky nuk eshte gazetar por zagar dhe zagaret vetem nje gjuhe kuptojne. Ose nese nje gazetar vjen dhe shikon 100 mije shqiptare ne shesh , dhe pastaj del ne media dhe thote se ishin serbe , greke , iraniane , fashiste.....atehere le te shkoje te strehohet te bunkeri i Surrelit per me shume siguri !!!!
Ah sa mire qe ja u bejne o gazetare. Keni 1 muaj qe i beni heronj keto bajga anti-shqiptare. Meritoni cfaredo lloj dhune qe ju vjen nga ta pasi per ju nuk ka rendesi fakti por sensacionalizmi i raportimit. Sa me bombastik lajmi aq me shume turreni ju si miza tek muti.
Ai moterqiri kokezbathur, gazetari PD-se qe beri denoncimin, eshte pjesmarresi me aktiv ne proteste. Fyen qytetaret qe nuk i bashkohen protestes, dhe kur ja kthejne ne te njejten menyre, mbrohet si gazetare...duhet rrah ne shpulla pedoja i Sales
Shkoni pirdhuni o antishqiptar, gazetar thot, cfare gazetaresh jane keta qe dalin e bejne thirrje per protest, si ai asmani apo osmani ai koktulla qe mbeti duke i lepir bythen njerezve dilni ne protest. Tju rrahin dhe mir tju bejn. Keni pare new 24 dhe euronws qe nuk i shkepusin kamerat dhe duke ber shurren kta psikopatet dhe i japin sikur jane 100 mij ne shesh.Rroft Fania, Erla Mehilli, Shpend Gashi se ky eshte dhe trim muti, lemo Qimi , Osmani e Osmanllinjet te tjer. Ti hani mutin shqiptareve te ndershem.
KËTO PALO GAZETARËSH JANË NJË KAZAN ALUMINI QË ZIEN GROSHLË E USHTRISË. TË TILLË GAZETAR JSNË INJORANT, QË FUSIN POPULLIN E VETË NË LUFTË CIVILE. GAZETARET JANË PËR TË TRGUAR SHALËT DHE PËR TË LUER FYTURËN ME KREMRA. GAZETARËT JANË IMORAL DHECI BASHKON VETËM KAZSNI I ÇORBËS.
Dmth "gazetarët" Ose lehësit me pagesë të oborrit ankohen se kërcënohen nga qytetarët e thjeshtë dhe jo nga pushteti!!! Çudira që ndodhin vetëm në Shqipëri? Kol kyçi fevzo fantomasi pim ceka bled kokëmadhi stela patoku karLo bolja mero fiku etj janë roje të pushtetit jo gazetarë në shërbim të informacionit. Mos na ofendoni inteligjencën