Në KQZ këtë të hënë janë dorëzuar 32.128 firma qytetarësh të cilët kanë treguar mbështetje e tyre ndaj një projektligji që synon trajtimin shëndetësor të fëmijëve jashtë vendit.
Kjo nismë parashikon që shteti të marrë përsipër kostot e kurimit për sëmundjet e rënda që nuk mund të trajtohen në Shqipëri.
Firmat u depozituan nga nismëtarët, ndërsa tani mbetet pritet që projektligji t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.
Zakonisht kjo zgjidhet me sigurim jete. Por ngaqë shqiptarët vetëm automjetet sigurojnë, edhe ato me detyrim, atëherë kërkohet që ta bëjë shteti pagesën. Nuk është se jam kundër apriori, por duhet gjetur një e mesme. Psh, një familje e varfër justifikohet, por nëse bëhet ligj, i bie që shteti të paguajë edhe një familje milionere.
Per te mjekuar semundjet e renda te femijeve (qe nuk mund te mjekohen ne vend) duhet pa perjashtim te financohen.Gjithmon,me domosdoshme per shtresat nevojtare.Siguracioni eshte jetik per keto probleme.Nje projekt-ligj i tille eshte i mire por zbatimi i tij do te bier ne dore te abuzuesve.Mos pacin halle semundjesh tek femijet.