Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

22 Qershor 2026, 18:23Editorial Mero Baze

 

Sot rreth orës katër të mëngjesit disa mesazhe të pazakonta në telefon më nxorën gjumin. Maks Konomi, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-ministër i saj në vitet ’90, më kishte shkruar një mesazh të gjatë për një incident që i kishte ndodhur me një polic në Rinas. Maksi po udhëtonte drejt Francës, por me pasaportë të Izraelit, meqë ka dy shtetësi. Ai ndjehej tepër i fyer prej policit, i cili e kishte pyetur pse udhëton me pasaportë të Izraelit, a nuk të pëlqen ajo e Shqipërisë?

Dhe natyrisht kishte bërë debat me të. Madje i kishte marrë dhe numrin e identifikimit.

Por nuk është ky qëllimi pse po e shkruaj. Është pak më e gjerë dhe ka të bëjë me përhapjen e heshtur të antisemitizmit në një vend i cili është përpjekur të bëhet i famshëm në botë për të kundërtën e këtij fenomeni, për mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve, në një moment të errët të botës kundër tyre.

Këto gjeste antisemite që i bashkëngjiten protestave politike, pastaj heqja dhe poshtërimi i flamurit të Izraelit dhe guximi i shtuar për ta lidhur dhe protestën me faktin që Jared Kushner është hebre, i kanë dhënë legjitimitet frymës antisemite në vend.

Shumica e këtyre ngjarjeve që lidhen me fillimin e protestave antiqeveritare në vend kanë shtuar guximin publik për të qenë antisemit në Shqipëri. Organizatorët e protestës, në vend që të distancohen qartë nga kjo gjuhë, bullizojnë këdo që e ngre këtë shqetësim, ose përpiqen ta relativizojnë atë.

Një nga gazetarët e BIRN që javët e fundit është shpërndarës mikrofoni në protestë, bullizon këdo që ngre shqetësime për gjuhën antisemite, që ndjehet i shqetësuar kur protestuesit mbajnë veshur T-shirt me foton e Edi Ramës ku shkruhet “Çifut”, apo kur dikush shfaqet i shqetësuar pas heqjes së flamurit të Izraelit nga protestuesit.

Popullariteti i protestës  ka forcuar më shumë antisemitizmin se

Distancimi i organizatorëve të protestës nga gjestet antisemite thuajse nuk ekziston, përveç një fjalëfolësi, të cilin e shpallën agjent të SHIK-ut pse tha që ka grupe të huaja që duan të ndikojnë në protestë.

Protestat e mëdha dhe popullore janë një rast sa i mirë për të demonstruar fuqinë e shoqërisë kundër pushtetit, aq dhe një rast i keq për t’u keqpërdorur për kauza që dëmtojnë rëndë dinjitetin e shoqërisë. Protesta e Tiranës e ka përdorur popullaritetin e saj ndërkombëtar të jashtëzakonshëm, që në fakt lidhet me Donald Trump dhe familjen e tij, më shumë për të forcuar antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri.

Duke e bërë legjitime këtë frymë, pastaj antisemitizmi përhapet vetiu në shoqëri, zë vend tek fanatikët fetarë, tek media sipërfaqësore, tek debatet në rrjetet sociale duke u shtrirë pastaj në jetën e përditshme deri tek polici i kufirit.

Maks Konomi është djali i Manol Konomi, ish-ministrit të Drejtësisë që refuzoi ekzekutimet pa gjyq pas bombës në ambasadën sovjetike, dhe natyrisht ndjehet i fyer që një polic kufiri e paragjykon për shkak se mban një pasaportë të Izraelit.

Por për të mbërritur deri tek polici i kufirit, nuk do t’ia kishim arritur kësaj dite, pa një keqpërdorim të shfrenuar të protestës më popullore të Shqipërisë, më shumë kundër Edi Ramës si “çifut” sesa kundër Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

7 Komente

  1. L
    Lubi Malltezi

    Mosadi duhet tu q.je robt gjithe ketyre bajgave, se keshtu i ben nder edhe Shqiperise. Duhet te filloje me organizuesit dhe financuesit e dhunes ne proteste Shkelzen dhe Sali Berisha ne Shqiperi ,dhe Albin Kurvin ne Kosove. Nuk ka vrime miu ku te fshihen nqs Mosadi vendos ti kete ne shenjester.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Nuk do te jete ndoshta e larget dita kur shqiptaret e Shqiperise di ti bashkohen serbve ne lufte kunder...islamistave kosovare e atyre te Maqedonise...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje