Të shtëna me armë në Shkodër, policia rrethon zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit

25 Qershor 2026, 21:30Kronika TEMA
Të shtëna me armë në Shkodër, policia rrethon

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.

Lini një Përgjigje