
Gentjan Berberi, Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor.
Berberi u shkarkua nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës pak dite me pare për shkak të performancës së dobët.
Pas largimit nga SHKODRA, ai ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës.
Burime thane se këtë të enjte Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes së tij në detyrë.
Pas incidentit, Drejtori I policies Skënder Hita, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij per sjelljen ndaj drejtoreshës së Burimeve Njerëzore ne drejtorine e pergjithshme te policies se shtetit.
Sipas te njejtave burime, drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka kryer gjithashtu edhe nje kallezim prane agjencise se mbikqyrjes policore ne lidhje me ngjarjen.
Lini një Përgjigje