Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona në lidhje me protestat e zhvilluara në datat 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Këta persona dyshohen të përfshirë në veprime që cënojnë rendin dhe qetësinë publike.
Mes personave të vënë nën hetim është dhe Dritan Goxhaj, i cili ka udhëhequr turmën jashtë perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.
Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i vetshpallur i UÇK, që rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard, ndërkohë që vetë për muaj me radhë mbron regjimin e Iranit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.
Lini një Përgjigje