Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

25 Qershor 2026, 16:56Kronika TEMA
Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani

Zehra Haduti, e bija e Ikballe Berisha-Haduti, e cila u shpall sot non-grata nga Shqipëria, është edhe më ekstremiste se nëna e saj në raport me aleatët e Kosovës.

Para disa vitesh, ajo ka studiuar në Iran dhe nga atje ajo kishte shpalosur qëndrimet e saj në raport me Amerikën dhe Izraelin.

Në një intervistë për televizionin “Nasr Tv”, e cila është realizuar para një dekade, ajo ishte zotuar për të luftuar Iranin dhe Amerikën.

“Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri. Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference”, kishte thënë ajo, duke u zotuar për luftimin e Amerikës dhe Izraelit.

“Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën", kishte deklaruar ajo”, kishte thënë ajo.

Sot Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë ka nxjerr urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një periudhë 15-vjeçare, për shtetesen Ikballe Huduti (Berisha).

3 Komente

  1. D
    Dardan

    Po pavarsin nga Jugosllavia kush ta dha moj shurre?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Ha Ha Ha ....Mero e ka kthyer Temen ne gazete islamike , vetem lajme te tilla boton tani .....ore mos eshte bere edhe Mero Iranian ??? Jo se , ai shkon andej nga fryn ...leku !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Agjenturat antishqiptare punojne me ngarkese te plote, kurse sherbimit tone information akoma nuk I ka dale gjumi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje