Konsumuan sërish ushqimin e “Sori-Al”, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar për helmimin e 60 kursantëve te Akademia e Sigurisë

25 Qershor 2026, 11:25Kronika TEMA
Konsumuan sërish ushqimin e “Sori-Al”, Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me situatën e raportuar në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë ku dhjetëra studentë u helmuan sërish.

Përmes një deklarate zyrtare, autoritetet kanë bërë me dije se në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm u dërguan në QSUT 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm u paraqitën në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët po ashtu u dërguan për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

“Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë, ndërkohë që theksohet po ashtu se AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun.

Burime për mediat bënë me dije më herët se menuja e darkës së djeshme që studentët konsumuan ishte e përbërë nga: pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë.

Ky nuk është rasti i parë i problemeve të ngjashme në Akademinë e Sigurisë. Në incidentin e ndodhur disa javë më parë, dhjetëra studentë përfunduan në spital pasi kishin konsumuar ushqimin e furnizuar nga e njëjta kompani kateringu “SORI-AL”. Analizat laboratorike të kryera mbi mostrat e marra në atë kohë evidentuan praninë e baktereve Escherichia coli dhe stafilokokut në një pjesë të produkteve ushqimore të servirura.

Pas ngjarjes Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërmori masa administrative, duke pezulluar përkohësisht aktivitetin e subjektit dhe duke vendosur një gjobë prej 1.5 milionë lekësh për shkelje që lidhen me sigurinë ushqimore dhe standardet higjieno-sanitare. Megjithatë, pas verifikimeve të mëtejshme dhe analizave të kryera në ambientet e kuzhinës dhe pajisjet e përdorura në Akademinë e Sigurisë, të cilat rezultuan në përputhje me normat e përcaktuara, aktiviteti i kompanisë u lejua të rifillonte.

Kompania që ka kontratën e kateringut për furnizimin me tre vakte ushqimore për studentët është “Sori-Al”, ndërsa administratore e saj rezulton Alma Tafani.

Sipas të dhënave të publikuara në OpenCorporates dhe të regjistruara pranë QKB-së, kompania “Sori-Al” ushtron aktivitet në fushën e shërbimit të ushqimeve të gatshme, menaxhimit të mensave, restoranteve dhe fast-food-eve, si edhe në tregtimin dhe import-eksportin e produkteve ushqimore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

11 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Ate hajdutin , Nikolin Jaka , kur do e futesh brenda o bojaxhi ???

    Përgjigjjuni
    1. P
      Predatori

      Pasi ti kthej mborapsh lekët qe i ka dhënë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Polici jo idjot

        Po, pooo, sa të ketë Edi Ramën, Nikolin Jaka, vetëm kur të vdesin të gjithë studentët , do ta lerë tenderin..... Aty të vdesin.... . Edhe ushqimi me tender. Sikur nuk ka guzhinë shkolla....... E ka bërë Kadri Hazbiu me guzhinë dhe mencë..... . Por duhet bërë me tender, me qëllim që të ushqehen, jo vetëm 130 studentë të policisë, por dhe 310 kurvat e Nikolin Jakës.

        Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Te helmohesh dy here me te njejtat ushqime ne pak kohe tregon se sa funskjonon shteti i Rames!Nuk di nga ta fillosh ne kete vend!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Predatori

        Ndaj populli është derdhur rrugëve, por lideri do ta gjej edhe kësaj rradhe justifikimin

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te vdekte familja

          Per cilin popull e ke fjalen mor kar me zile? Kush je ti qe flet ne emrin tim? Me cfare mandati? Ju jeni katandisur nje grup sorrash qe po fironi perdite. Po ushtaraket qe hane po nga e njejta kompani perse nuk semuren? Apo u con ti gruan tu gatuaje. E pra kompania SORI Al eshte brenda institucionit te ish Akademise Ushtarake "Skenderbej" dhe asnje nga ushtaraket qe jane aty nuk jane helmuar. Te fala asaj kurves qe ti e quan nene. Mallkuar qofte ajo vrime qe te ka pjelle ty.

          Përgjigjjuni
        2. E
          E vërteta

          Në fakt tregon se një dorë e ndyrë e paguar po e bën këtë.

          Përgjigjjuni
        3. O
          Opopo

          Shyqyr qe jane mire kalamajat...po me duket se gelltisin ndonje gje tu shpetojne provimeve se çudi me vjen mbas gjithe asaj qe ndodhi as 3 jave helmohen prape

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munella

            Nga njerezit e Sadhiut pret cdo gje

            Përgjigjjuni
            1. A
              Albani.

              Shikoni! Sori Al eshte nje kompani qe ka 23 vjet qe ushtron kete aktivitet dhe nuk ka patur kurr por kurre nje problem te tille, te helmimit te klienteve te vet. Kjo kmpani privatizoi sherbimin e ketaringut ne Garde dhe e beri nje model sherbimi dhe kur nuk pati probleme te cilsise se ushqimit. Kur ndodhi heren e pare kam then qe eshte e manipuluar nga vet studentet te suportuar apo investuar nga dikush per konkurence. Tani e them perseri qe eshte jo vetem e suportuar por edhe e manipuluar nga te gjithe perfshi dhe studentet. Do vertetohet!.. Une jam nje specialist qe kam punuar dhe e njohe kete kompani dhe e them me plote bindjen se struktura e saj eshte shume e perparuar dhe me nje infakstrukture qe e kan zili shume konkurente te tjere. Administratorja znj Alma Tafani eshte nje punonjse e shkelqyer ne kete fushe dhe me integritetin qe ka, kurre nuk do ta binte ne nivelin e perfitimit nepermjet manipulimit dhe uljes se cilsise se ushqimit Faleminderit

              Përgjigjjuni
              1. R
                Reply to Albani

                Nuk eshte puna e cilesise se ushqimit : ke hyre ne sezonin e veres temp jane te latta cdo gje ndodh , ushqimi pasi gatuhet thartohet krijohen bakterje , nuk reziston ushqimi i gatuar shume gjate nga vapa ka nje orar te caktuar ne te kundert hidhe ne plera ? Nje sasi e madhe ushqimi nuk ku e ruan , duhet konsumuar menjehere ? Mos i Bini larg e larg me keq per ju , studenti nuk do helmoje vehten kur e mer ushqimin mund te jete i uritur dhe nuk arin te kuptoj e shijen ? Mos u justifikoni , nuk behet shaka me ketomikrobe varet edhe nga organizmi si reagon nga koha e marked se ushqimit ???

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje