“Donin ta eliminonin fizikisht” - Avokati i Ilir Metës: Jam gati të fal pasurinë time për të

24 Qershor 2026, 17:45Kronika TEMA
“Donin ta eliminonin fizikisht” - Avokati i Ilir Metës: Jam

Ilir Meta është presidenti më i mirë që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite. Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokat i kreut të PL-së.

Në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme ndaj Ilri Metës dhe Monika Kryemadhit, Cakrani theksoi se Meta nuk i ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Me i ndershmi, nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. Nuk ka dhënë as PPP, as i lidhur me mafien dhe as ka bërë ligje personale.

Koha është ilaçi më i mirë që do i shërojë të gjitha. Ne do ta bindim gjykatën që të marrë një vendim të bazuar në prova”, tha ai.

Në fjalën e tij para gazetarëve, avokat Cakrani i qëndroi deklaratës së tij të mëhershme se do të japë pasurinë e tij për Ilir Metës.

Ai tha se këtë pasuri dhe mbrojte ia jep presidentit të vendit të tij, i cili sipas Cakranit mbushi sheshin më 2 mars se donin ta eliminonin.

“Jam nga Suat Beu dhe nuk e kam problem që ti lija 50 mijë euro nga prona ime. Ju e dini përgjigjen, unë vij nga familje e pasur, nuk ia lë Metës por ia lë presidentit të vendit tim.

Unë nuk mbroj Ilir Metën, por unë mbroj presidentin e Shqipërisë që ka ushtruar detyrën nga 2017 deri në 2022 dhe si askush tjetër mbushi sheshin në 2 mars se ishin ngritur kundër tij ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, tha ai.

Lini një Përgjigje