Çfarë po ndodh në Firence? Policia shqiptare patrullon me kolegët italianë!

24 Qershor 2026, 19:13Kronika TEMA
Çfarë po ndodh në Firence? Policia shqiptare patrullon me

Dy punonjës të Policisë së Shtetit po shërbejnë në Firence krah kolegëve italianë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.

Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, u uroi mirëseardhjen dy efektivëve shqiptarë, të cilët po angazhohen në patrullime në qendrën historike të qytetit, linjat e tramvajit dhe shërbimet e rendit publik.

Ky bashkëpunim zhvillohet prej disa vitesh mes Shqipërisë dhe Italisë, me shkëmbim efektivësh gjatë sezonit turistik, me synim rritjen e sigurisë dhe reagimin e koordinuar ndaj situatave të mundshme.

Lini një Përgjigje