Meta paraqet listën e dëshmitarëve: Kërkon thirrjen në gjyq të disa politikanëve

24 Qershor 2026, 15:46Kronika TEMA
Meta paraqet listën e dëshmitarëve: Kërkon thirrjen në

Vijon prej 6 orësh procesi penal ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit në GJKKO. Avokati mbrojtës i ish presidenti, kërkoi të thirren 11 dëshmitarë në këtë proces lidhur me ndryshimin e ligjit për minierat.

Ndër emrat e kërkuar janë kryeministri Edi Rama, Esmeralda Shkjau, Eduart Shalsi, Namik Kopliku, Zamir e Eva Mane, Gramoz Ruçi, si edhe Petrit Vasili e Taulant Balla.

Prokuroria e Posacme pretendon se SPAK ka bërë ndryshimet në ligjin për minierat me qëllimin favorizimin e një biznesmeni të vetëm dhe në këmbim, sipas SPAK, ka përfituar një vilë në Rolling Hills.

Meta kundërshtoi provat e SPAK duke thënë se nuk ka patur asnjë komunikim me asnjë biznesmen, ndërsa kërkoi nga trupi gjykues të thërrasi një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi

“ Duke mbeshtetur qendrimet e avokatit, gjykata nëse ccmon të arsyshme do ishte me vlerë të thërriste një ekspert të pavarur në fushën e minierave për të parë se nga ky ndryshimi ligjor sa subjekte kanë përfituar në tëresi. Për të parë nëse ka qenë apo jo nje ligj i dobishëm. Duke marrë edhe të dhënat se sa subjekte kanë përfituar nga ai ligj në atë moment, janë rreth 300 në dijenin time dhe sa kanë perfituar nga ajo kohe deri me tani, sepse numri eshtë shtuar. Jeni përballë një fantazie të shfrenuar. Ne kemi jetuar deri në 2009 te shtëpia e nënës së ish bashkëshortes time. Mamaja e saj ka bërë një kontratë sipërmarrje me një ndertues për ts berë një pallat. Jemi vendosur te Blloku, kemi qendruar aty rreth 4 vite. Ndërtesa ishte me probleme dhe Blloku ka ndotje akustike dhe probleme të tjera. E kisha të pamjndur të beja aktivitet sportive, të dilja shëtitje etj dhe vendosëm per të ikur, jo me qëllimin që të merrnim një vilë. Donim hapesire që të kishte akses për aktivitete sportive. Kërkesa e parë ishte për të marrë një ambient te Qemal Stafa.” tha Meta.

Lidhur me vilën në Rolling Hills, ai tha se nuk ka jetuar asnjë ditë atje.

“Nuk isha dakord për ambient te Rolling Hills, kishim tre fëmijë të vegjël. Aty kishte shumë politikanë dhe figura të njohura, nuk më jepte kënaqësi qendrimi atje. Avokati e tha qartë, ne nuk e dinim që një dite do gjendej një telefon me biseda. Veprimet kanë qenë shumë të qarta. Kryetari i Kuvendit ka vetëm të drejtë të drejtojë seancat etj, në pikëpamjen e ligjvënies ka vetëm një votë nga 140. Nëse gjykata e ccmon të rendësishëm episodin e ndryshimit yë ligjit për minierat, të thërrase ekspertin dhe të shpjegojë është bërë apo jo vetem per 1 person, vetëm për interes të një individi dhe si ka ndikuar. Për shtetin është bërë mire sepse është forcues sigurie. Për këtë ligj, nuk ka asnjë komunikim timin me zotin Mane apo me ndonje person tjrtër. Prokurori Kllapi ne seancën e kaluar, vajti deri aty sa gënjeu dhe tha se kam komunikuar me ate dhe këtë deputet. 100% e pavërtetë.Unë nuk kam asnjë perfshirje as në këtë ligj, as në ndonjë ligj tjetër. Historia synon shpikjen e lidhjeve të paqena, nuk kam diskutuar ndonjëherë me ndonje njeri për diccka të tillë. “ vijoi më tej Meta

Lini një Përgjigje