Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi po shijon ditët e verës në bregdetin turk, ndërsa një video e publikuar prej saj në rrjetet sociale ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në pamjet e ndara në Instagram, artistja shfaqet e relaksuar pranë detit, e shtrirë mbi një peshqir në mes të një peizazhi mahnitës mes gjelbërimit dhe ujërave blu. Jonida duket duke marrë rreze dielli topless, ndërsa ka zgjedhur të ruajë privatësinë me një kapele që i mbulon fytyrën.
Format e saj fizike dhe tatuazhet karakteristike kanë marrë menjëherë komente të shumta nga fansat.
Lini një Përgjigje