“Ta ulim Kurtin nën 40%”, Haradinaj rikthehet për president: Nëse opozita do, kandidoj

24 Qershor 2026, 16:15Rajoni TEMA
“Ta ulim Kurtin nën 40%”, Haradinaj rikthehet për

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar për KosovaPress gatishmërinë për ta shqyrtuar kandidimin për president, nëse kjo i kërkohet nga opozita e bashkuar.

Kjo, derisa ka përsëritur edhe qëndrimin se nuk e pranon asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Albin Kurtin.

“Opozita mundet pra, me hy e me qenë faktor në marrjen e fatit të vendit në dorë, duke pasur një kontratë mes vete edhe një kandidaturë për president. Nëse dikush nga opozita e merr mbështetjen e opozitës, gjithsesi që do ta mbështesja, nëse do të isha do ta shqyrtoja. Pra, nuk jam kandidat, nuk kam kushte, nuk kam kërkesë për askënd. Ne nuk bëhemi pjesë e qeverisjes ose vazhdimit të qeverisjes Kurti, se e kemi shpjeguar disa herë sa e dëmshme edhe sa humbje është për Kosovën”, tha ai.

Haradinaj e cilësoi si jetike për Kosovën, uljen e përkrahjes për Kurtin, meqë sipas tij, ai po e zbaton një agjendë të dëmshme për vendin. “Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i vjen ai kur ka një, 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbaton agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi jonë, ose ne do të mundshim me jetu jo vetëm në epokën e tij por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK dhe LDK, PDK, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, shtoi ai. 

Lini një Përgjigje