Nga Dritan Hila
Së fundmi ka disa zëra që vijnë nga radhët e atyre që dikur ishin funksionarë të Partisë Socialiste që kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e tij nga politika.
Është e drejta e tyre, pasi jemi në një botë të lire dhe shoqëri të tillë. Fundja askush nuk të heq nga puna të afërmit nëse je kundra. Vetëm se duhen bërë disa krahasime për t’ju kujtuar që nëse kanë të drejtë përpara shoqërisë të shfaqin mendimin ndryshe, nuk e kanë këtë të drejtë përpara socialistëve, të paktën jo si ish-drejtues të tyre.
Ishin këta udhëheqës socialistë që erdhën në pushtet në vitin ‘97 me premtimin se paratë do ktheheshin 100%. U kthyen vetëm 8-10% e tyre. Asetet e firmave piramidale u tretën si kripa në ujë, u shitën apo u tjetërsuan, dhe ata që kishin lënë shtëpitë në krijesat tip Sude, morën vetëm qindarka. Askush nuk mori përgjegjësi për tretjen e atyre aseteve. Njerëzit ua falen por nuk e kanë harruar.
Në vitin ‘97 Berisha ishte një kufomë politike që shikohej si sëmundje ngjitëse nga gjithë perëndimi. Tetë vite më vonë ishin këta socialistët e vjetër që e bënë Berishën të pranueshëm për elektoratin. Berisha që u kushte futur dorën në xhep shqiptarëve, tetë vite më vonë, dukej më i pranueshëm sesa këta socialistët e vjetër.
Shpesh japin receta për ndershmërinë dhe meritokracinë që duhet të ketë në qeverisje. Kanë të drejtën e zotit ta kërkojnë. Vetëm se po të kërkosh në Google emrat e qeverive Nano-Meta-Majko, të shfaqen ca emra që nuk thonë asgjë, me formim mjeran akademik dhe që të vetmin yll në xhaketë kanë qënien ministër. Asnjë prej tyre nuk e ka ndritur më vonë si personazh akademik apo publik. Janë futur në strofkullat e tyre dhe hanë paratë apo drejtojnë bizneset që hapën në kohën e tyre.
Ngrenë shqetësimin për mungesë demokracie në PS-në e Ramës. Mbase kanë të drejtë, megjithëse ata që kanë folur deri tani aty, nuk është se kanë hedhur ndonjë mendim që ia vlen, përveç llogjeve për hatër mbetje meskine pse janë hequr nga funksionet. Asnjë ide përveç fraza klishe për demokracinë dhe transparencën. E thënë prej atyre që kur ishin ministra të Ramës e trajtonin karrigen sikur ua kishte lënë babai, madje duke shitur edhe vendet e punës dhe shpërndarë projektet për OJF-të e grave, nuk tingëllon fort “intelektuale”. Vartësit e tyre i kujtojnë mirë.
Por që këto kritika të vijnë nga socialistët e vjetër, sikur nuk ka kuptim pasi edhe kur Nano lejonte kritikat, e kthyen partinë në teatrin që i ngjante pazarit të Roskovecit. Të gjithë kujtojnë ende mbledhjet e KPD-së së 2001-shit ku PS u telendis në transmetim direkt. Ndërsa kur timonin e kishte Meta, PS u bë fole e freshistëve pa asnjë meritë apo eksperience duke dhënë si produkt përfundimtar një parti që u kthye në shushunjën e sistemit.
Akuzojnë Ramën për krushqi me oligarkët. Por po ti marrësh një e nga një këta oligarkë janë vezë të ngrohura pikërisht prej “socialistëve të vjetër”, e që më vonë Berisha i ushqeu e i majmi.
Ndaj kur shkruajnë sesi Rama iu katandisi PS-në e tyre, është e mira të kujtohen se çfarë i bënë ata vendit që rikthyen Berishën, duke rikthyer edhe vendin në vitin ‘92. Nëse nuk përtypin dot që Rama nuk iu dhuron vendet drejtuese duhet të kuptojnë që kjo është dialektika e brezave. Natyrisht që Rama ka defektet e tij në qeverisje, por krahasuar me të vjetrit, i ka sjellë katër herë socialistët në pushtet, dhe e ka shndërruar Berishën dhe PD në faktor periferik. Nëse duan të këndojnë edhe ata bashkë me mitomanët dhe aventurierët e protestës rënien e tij, duhet të presin edhe ca vite./dritare.net
Sakte dhe qarte!!!
Bravo z. Hila
Dukesh shumr i vjeter e demode o gazetar.Je shume ne kunderkohe. Nese kane mbetur akoma patriot ne PS qe ia duan te miren vendit,qe vene interesat e Shqiperise mbi Partine duhet urgjent te distancohen nga Rama dhe ti bashkohen protestes, nese jo fizikisht,te pakten me prononcime. Sidoqofte pushteti i Rames ka marre te tatpjeten popuulli po ngrihet si nje uragan dhe nuk ka mbeturine si puna jote ta ndaloje.
Plotesisht dakord me kete analize! Te lumtr zoti Hila.
Protesta, remuja, anarkia, mundesia e nje 97 tjeter eshte zgjedhje e popullit Shqiptar ( me sake e eleitave te tij, sepse populi ndjek elitat) Elitat kane vendosur qe Shqiperia te MOS jete e ME VETE, te MOS jete e LIRE e te mos jete e MOSVARME ( Neutrale) Si resultat i kesaj zgjedhje ne shikojme protesta, remuja, anarkia, mundesia e nje 97 tjeter organizuar nga ata qe e kane Shqiperine ne varesi
Bythëlëpirje e neveritshme. Të gjitha ato gjëra për të cilën ky Hila akuzon"socialistët e vjetër" ishin punë të Nano bixhozçiut. ishte ai që e ringriti edhe Salën, që premtoi edhe kthimin 100 për qind të parave të fajdeve. Rama, nga ana tjetër është vëllai siamez i Nanos. E ka pohuar vetë: "Me Nanon kuptohemi në ajër"!
Bravo,Dritan,ke thënē nje te vertete te madhe.Harrojne kryesoren ;efektin moshë PS ka rinovuar disa breza keto 36 vjet.Rama ka 20vjet diferencë me Berishen si ne moshe dhe ne mentalitet. Ka punuar shume si me Partine dhe me detyrat shtetrore.PS ka fatin e mire qe ka nje elektorat elitë dhe te besueshem.
Nje ANALIZE me A te madhe . BRAVO DRITAN HILA .