Zemërim i korruptuar

25 Qershor 2026, 11:50Blog Nga Ilir Yzeiri

Arben Kolën e kam parë në ditën kur një grup aktivistësh të mjedisit ishin thirrur nga PPNEA-ja dhe AOS (ORGANIZATA PËR MBROJTJEN E SHPENDËVE) për të protestuar në Tiranë. Ata u nisën nga rruga « Myslym Shyri » dhe erdhën përballë Ministrisë së Brendshme. Ai ishte në krah të drejtorit ekzekutiv të PPNEA-së, (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania- Organizata për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror shqiptar), Aleksandër Trajçe dhe mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej « HANDS OFF VJOSA NARTA ». Më pas të gjithë e dimë se çfarë ndodhi dhe prej më shumë se njëzetë ditësh protesta vazhdon. Rrallë në historinë e këtyre viteve të tranzicionit mund të jetë organizuar një dëgjesë madhështore si ajo e ditëve të para ku në një podium të improvizuar dhe me një mikrofon, shqiptarët e morën fjalën në publik duke treguar të gjitha anët e ndërtimit të tyre antropologjik, duke paraqitur të gjitha ankthet, kërkesat, duke artikuluar shpresat, por duke paraqitur edhe deformimet që pëson njeriu në atë që filozofi gjerman me origjinë nga Koreja e Jugut Byung Chul Han e quan shoqëria e djegur (« Burnout Society »). Nëse një studiues i socilogjisë do të donte të mësonte apo të studionte se çfarë pëson njeriu kur kalon nga një regjim represiv në një shoqëri të hapur, pra nga shoqëria e disiplinës, siç thotë Fuko, në atë të suksesit, por pa rregulla dhe në të cilën fatin e tij e vendos emigracioni dhe një tranzicion i tejzgjatur, ku ekpserimentet politike me dy forca kryesore dhe me liderë të fortë që ruajnë sistemin dypartiak të ngjizur qysh në krye të tranzicionit, ai mund të studionte fjalimet e improvizuara në ditët e para të protestave. Gjëja e parë që do të konstatonte do të ishte ZEMËRIMI. Aty, në atë laborator të madh social, secili nga ne pati rastin të shihte se si shfaqet, si vepron kjo ndjesi e ligjshme, siç është zemërimi. Po i kthehem prapë autorit të cituar më sipër, Byung Chul Han dhe librit të tij. Aty mes të tjerash ai thotë se « Mërzia është një “pëlhurë gri e ngrohtë nga brenda, me mëndafshet më të shndritshme dhe shumëngjyrëshe”; “në këtë pëlhurë mbështillemi kur ëndërrojmë”.  Ndërsa qetësia zhduket, “dhurata e të dëgjuarit” zhduket, ashtu si edhe “komuniteti i dëgjuesve”. “Dhurata e të dëgjuarit” bazohet në aftësinë për të dhënë vëmendje të thellë dhe kontemplative - e cila mbetet e paarritshme për egon hiperaktive », thuhet në atë libër. Për një çast edhe Bulevardi ynë u shndërrua në një shtrat të madh ku njerëzit e mbështjellë me pëlhurën e zemërmit artikulonin vetëshkatërrimin e tyre në një shoqëri postmoderne të ezauruar. Dhe fajtorë për këtë bënin me të drejtë klasën politike që i ka qeverisur në këta vjet. Ai manifestim i madh i ditëve të para përfshiu të gjithë shqiptarët e suksesshëm në botë dhe secili prej tyre, duke filluar nga Lea Ypi e deri te Arben Merkoçi, e shihnin këtë shfaqje si një mënyrë për të reflektuar thellë. Mirëpo, ky manifestim pati edhe një anë tjetër sublime. Shqiptarët janë popull paradoksal. Si asnjëherë më parë një vend që është treguar e tregohet ende si areali i krimit, i mafies, i emigrantëve të paligjshëm, u zgjua i dehur nga krenaria e atdheut të bukur dhe pa e kuptuar as vetë po i jepte botës një mesazh marramendës : prodhoi për herë të parë atë sintagmën FLAMINGO REVOLUTION. Manifestimet e një rinie të bukur me flamengo në shesh u bënë pamja sublime e një Shqipërie që deri në atë kohë kishte eksportuar mafie, kriminelë dhe korrupsion. Gjithçka ishte si një natë me shampanjë. Mirëpo vetëm aq. Kur te gjithë ranë në gjumë nga dehja që kishte shkaktuar kjo darkë e gjatë dhe madhështore, në Bulevard erdhën ata që janë mësuar të vrasin ëndrrat në gjithë këta vjet. Dhe zemërimi u korruptua. E humbi freskinë dhe forcën, e humbi dehjen që të sillte liria për t’u shkëputur nga tranzicioni. Korrupsioni ndër shqiptarë kuptohet vetëm si mitmarrje. Me qenë se në kulturën nacionalpopullore të arbërorëve është ngulitur sindroma e parasë, ata nuk e dinë se korrupsioni është edhe më i madh se kaq. Nëse ti nuk e lë mishin që do të gatuash në frigorifer, ai prishet, pra korruptohet. Pra shkatërrimi i gjendjes normale të një dukurie, objekti, fenomeni apo sendi që e kthen dhe e bën të papërdorshm atë, është një akt korruptiv. Kështu edhe zemërimi që lindi nga dehja për të lartësuar një vend që duhet të zhvillohet nën metaforën e flamingos u korruptua dhe Bulevardi i Madh u kthye në një estradë me monologje të njohura. Ashtu siç vinte re një filozof i madh edhe ngjarjet e mëdha nisin si tragjedi, bëhen drama dhe përfundojnë në komedi. Ai thoshte për shoqërinë njerëzore dhe kishte parasysh antikitetin dhe zhvillimin e Greqisë së Lashtë, por historia është e bukur sepse ajo përsëritet.

29 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!

    Me mire "Zemerim i korruptuar"......sesa "Korrupsion qe ngjall zemerim".......i pari nuk fut duart ne leket e popullit , i dyti leket e popullit i kthen ne "ciflig personal" te bojaxhiut dhe ndihmesve te tij !!!!

    Përgjigjjuni
    1. x
      x

      Si mund ti kthesh pergjigje ,nje 2 lekshi si ky yzeiri. Ky eshte ne ajken e llumit te shqiperise ndoshta edhe ne bote, paguhet nga leket e vjedhur te shqiptareve, dhe lepin nga mengjesi ne darke bythen e hajduteve. Shqiperia nuk ka pare ne historine e saj kaq shume llum sa ripjellja. Ndoshta nuk perseriten kurre me ne histori ,por edhe po u perseriten llumra, plehra, hajdute e bandite si keta vijne vetem njehere ne 1.000 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Ne fillimet e protestes, pati nje si shushatje nga "Aleanca e Qelbesirave". Shumica e tyre heshtnin, te tjere belbezonin dicka kunder, por vetem kaq. Me te dhene kushtrimin Kryeqenefi Rama, te gjithe jane hedhur ne sulm! Keta jane nje ushtri e tere, njejte si ajo qe pershkruan Kadareja tek "Keshtjella", me aradha te pafund, qe nga trupa bashibozukesh te crregullt e deri tek formacionet e rregullta te azapeve, akenxhijve e jenicereve! TE gjithe ne sulm per te denigruar cilindo qe shenjohet per tu sulmuar! Ne sulm te gjithe per te delegjitimuar protesten. Pervec sharesve te zakonshem, me te cilet rrugecer mesuar jemi mesuar tashme, si Cupi, Kol Kyci, ai avokati delinkuent recidivist, kemi edhe te tille si ky gjytyrimi profesor, me kete fytyren tepke si te atij majmunit kapucin, ky Yzeiri pra qe po japin kontributin e tyre ne mbrojtje te Narkoregjimit. TE gjithe qelbesira; qe nga rrugaci me i rendomte mediatik e deri tek qenef-profesore e hale-doktore si ky palacoja; njeri me qelbesire se tjetri. Por ka edhe nga ata qe tinezisht duan te percajne protesten, per ta shuar ate, si Muut Nano, qe u ben thirrje neomarksisteve te Qorrit te mos lejojne demokratet ne proteste!! Apo sharlatane si Ardian Vehbiu, edhe ky tinezisht, sikur po ben analizen e protestes, e ne fakt i jep keshilla Edi Rames sesi t'ia dale mbane, dhe me ane tjeter u kujton protestuesve ( atyre socialiste) Saliun, me nenkuptim e poshter, se " ja iku Rama, po doni te vije Saliu"?! Njeri me qelbesire se tjetri pra. Nuk ka fjale qe te pershkruash kete hordhi marskarenjsh qe po bejne gjithcka, secili ne menyren e vet, per t'i ardhur ne ndihme Narkoregjimit te Monstres Rama.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Na ruajt zoti

        Ai korrupsioni i sotem është dënuar të shuhet se PS ka mbeshte me UE mjë drejtësi agresive mbi kapot e politikës Por që edhe ti Mos llapesh kot si saliu

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?!?!

          Profesori:"nese mishin nik r fut ne frigorifer,ai prishet,prs korruptohet" Kush ma perkthen ?!

          Përgjigjjuni
          1. "
            "..."..."

            "Zemërimi i korruptuar" të çon në "korrupsioni që ngjall zemërim". Të dyja janë njëlloj. Është një lëvizje ciklike që vjen nga pamjaftueshmëria. Ka qënë dhe është bashkudhëtar i shoqërisë që jetojmë, ndaj ka Bibla, Kuran, Torë, po deshe, etj, dhe ligje, në kohën moderne, që e dënojnë atë. Ikën një bojaxhi, vjen një pllakaxhi. Vu e në vënd. Ik hoxhë të ulet prifti... A nuk çirrej turrma njëjtë më vitet 90-ë? Iku filozofi. Erdhi ekonomisti; iku ky, erdhi inxhinieri restaurues... Po në 97-ën, po në 98-ën a nuk çirrej njëlloj populli? Iku doktori, Iku ekonomisti, erdhi normal piktori; atë profesion kishte. Hajde ta rrëzojmë me votë zotni! Me Rama n'burg, Berisha n'burg, duke thirrur bulevardit nuk merret pushteti. Ka ndryshuar koha. Organizimi në një lëvizje politike, me synime të qarta, pa destabilizim pushteti, deri ditën e votimit, është e vetmja rrugë alternative por edhe patriotike, që të njihet edhe nga Europa, që jemi si pjesë e saj (nga ana gjeografike dhe ekonomike e derisotme). Sovranitetin ekstrem e kemi provuar shekullin e kaluar, për deri kur kishim aleatë, pastaj na izoluan. Me "çekun e bardhë" na shkatërruan, në qëllim, edhe atë që kishim. Duhet të jepnim diçka, e ne, atëhere, s'kishim veç karahut të punës, duke mbetur vetë djerrë. Zemërimi i korruptuar nuk bëhet a firmohet badihava, ndaj quhet i korruptuar. Njëlloj i fut duart, korrupsioni është njëlloj. Edhe ti, ashtu dukesh, ke një zemërim të korruptuar për sa kam lexuar nga ty, kur ti je të drejtën tënde në korrupsionin që bën. Tashti, hë, një nga ato të tuat: Rama n'burg, Berisha në burg. Në litar! Në litar! Plumbin ballit. Ku ti kesh... etj nga këto. Qytetërimi do argumentin dhe bindjen civile ndaj ligjit.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire Straits !!!!!

              Atehere sipas teje , le te shuhet ky "zemerim i korruptuar" i protestes......por le te vazhdoje "korrupsioni qe ngjall zemerim " i bojaxhiut , Beles , Lalit , Aksh-it......keshtu thua ti ...................si perfundim je patronazhist i stalles se Surrelit po pak i kamufluar ne mendime filozofike !!!!

              Përgjigjjuni
              1. "
                "..."..."

                Të dija të zgjuar, o Dire S.!!!!!, por ti qënke i infektuar. Pse, kush nuk shkon pas rradakes tënde është medoemos patronazhist, o pilaf me stafidhe. Askush nuk thotë që të shuhet, por të organizohet dhe të kanalizohet në një program real. Nuk ka nevojë të mblidhen turrmat kur ekziston fryma; ato organizohen, nuk anarkohen e tërbohen, sidomos kur ka rryma të ndryshme, se vjen përgjegjësia pas. Ato dikur lodhem dhe fryma humbet. Edhe një herë, se s'paske kuptu hiçgjë: korrupsioni është fenomen shoqëror dhe do të ekzistojë, diku më shumë, diku më pak, derisa të ekzistojë pamjaftueshmëria. Mendimet e mija filozofike, siç i quan ti, unë nuk kam pse i kamufloj, i kam shprehur qartë dhe objektivisht, si ma lejon botkuptimi im, pa qënë "shërbëtor" i askujt, por ti vuan nga një korrupsion moral më i keq se ai material, që tu dukërkan si të "stallës së Surrelit". Ej, kam bo dy mejtepe e nji medrese unë; më tepër se profesori yt. Ç'të thotë algoritmi tashti? Si në një kollcenter: Rama n'burg, Bela n'burg, Erjoni n'burg, AKSh-i n'burg, Patronazhistët e "sallës së Surrelit" në burg, gjith administrata më burg, Berisha n'burg... 90% e popullsisë që nuk mendon si ty: n'burg. Dhe vjen ti, qelibari dhe filloni nga fillimi... Jo, jo, mbajeni ndezur zemërimin, pse jo. Kush tha mos bëni shëtitjen e mbrëmjes gjithherë. Sa për patronazhistët respekte, i nderuar nëse do isha, por nuk më përputhen pikpamjet politike me ta; pse, ti, nuk je patronazhist? Apo je kupola ti, patronazhistët tuaj janë ata që çirren në bulevard e shqetësoni njerëzit me orë të tëra nëpër rrugë, kur askush nuk ua ka ngenë me utopirat tuaja.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dire Straits !!!!

                  Kush ta ka mbushur me shume shishen me qumesht : Lali ke bashkia , Bela tek tenderat , apo bojaxhiu nga qeveria !!!! A i ke vene fotot e tyre ne muret e shtepise.......bravo , te te rrojne dhe marshin nga ditet e tua !!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "..."..."

                    Dole tek sheshi, mo? Te sheshi, te sheshi, ta hedhim qelbësirën. Apo ty të kanë vënë në skalion të dytë, ata avokatët e leshit islamik dhe ushtarakët mashtrues. Jam tjetër gjë unë, jo nga ata që dua t'i jap ditët e mia të tjerëve; egoist në këtë drejtim dhe adhuroj veç ata që më kanë bërë kokën. Shko ha përshesh me kos tani dhe bëj nani nani, qumështor i dajës, se u zgjatëm aq sa nuk e meriton. Se ç'mbaj unë në murin e shtëpisë nuk të marr leje ty, o rendondant i "zërit të padronit". Ti nuk vlen as sa një qime mjekrre e atyre që mbaj unë në mur. Po ty kush t'i mbush biberonat, më qafsh, se mua më ka ikur koha e biberonit qyshkur. Ja, sa të zgjedhim me short "udhëheqësit" ndër 101 të preferuarit e turrmës dhe u kry; Fotot, që thua ti, jo ata mjekrroshët që mbaj unë në mur, drejt e në zharrin e inkuizicionit: "Rama n'burg, Berisha n'burg. Barinjtë shishe mbushës në burg. Pika mëndjes që të ka fluturuar bashkë me pelikanët, o i mjerë. Kujton se bën protagonistin. Pafille e zbrazët. Salut.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire Straits !!!!

                      Aha , qenke i stresuar , dmth e paske marre edhe ti ate "Trajtimin hormonal" qe mori edhe Bojaxhiu.....ki durim , sa te te zgjerohet pak b*tha dhe do hysh ne BE i pari , pas bojaxhiut !!!!

                      Përgjigjjuni
            2. B
              Bureto

              Bëre ç'bëre dhe përsëri e reduktove korrupsionin në "ryshfet". Por autori nuk thotë këtë, përkundrazi! Jo, meqë korrupsioni në tërësi konvertohet në para apo mall, pra në përfitim material, sipas modelit "më nep të t'ap!", të të madhit Tano Banushi atë në skeçin humoristik, pra domosdoshmërisht është korrupsion siç ligji e parashikon dhe ndëshkon. Parë nga një kënvështrim tjetër, pse të mos e shikojmë korrupsionin më gjerë, se në të vërtetë i tillë është. Korrupsioni, është ligjor dhe moral dhe është fenomen i përhapur kudo aq sa ka ekzistuar njeriu si qenie sociale. Psh: Bërja apo dhënia e një favori një të afërmi apo mikut, që nuk i takonte ose i pamerituar, po gjithsesi pa përfitim, a nuk është 'korrupsion' dhe ky? Një mësues apo pedagog i vë nxënësit/studentit një notë më të lartë, të pamerituar si favor mikut, shokut apo me porosi, a nuk është korrupsion? Një gjyqtar, në çështje penale apo civile qofshin jep një vendim që favorizon një palë kundrejt tjetrës, edhe pse favori bëhet pa përfitim, dmth 'për nder' apo me porosi të dikujt, 'korrupsion' që ç'ke me të është. Njëjtë prokurori kur, për të njëjta arsye, për nder, favor apo në shërbim të dikujt, fsheh apo manipulon provat, a nuk është 'korrupsion'? Dhe shembuj të tillë ka me mijra, në shëndetësi, polici, administratë e kudo ku ke diçka në dorë për të bërë. Të gjitha këto në një mënyrë a në një tjetrën njerëzit, sidomos në Shqipërinë e vogël ku jemi të njohur e të afërm, që në një mënyrë ose një tjetër diku na kanë bërë apo kemi bërë ndonjë nder dhe kështu kur na kërkohet, ndjehemi moralisht të detyruar t'ua kthejmë. Po, në këto raste, në perceptim edhe ky 'korrupsion' është, sepse arsyen e vërtetë nuk mund ta dinë ata që nuk janë të përfshirë, por që gjithsesi marrin vesh që diku dikujt i është bërë një favor, i cili mund të jetë bërë edhe sepse i takonte, por jo, jo, sepse perceptimi anon andej ku ai apo ajo e kanë bërë se kanë marrë ryshfet?! Ky lloj perceptimi, shfaqet pastaj edhe në sondazhe, në mediume e kudo ku gjen hapësirë, duke krijuar një opinion të gjerë jo realist, se "Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë"?!. Vetë mendoj se nuk është kështu, por siç thotë populli: "Opinioni nuk vritet me plumb!", ndaj në çdo kohë e në çdo vend, manipulatorët, politikanë demagogë e populistë, e dinë këtë dhe për qëllimet e tyre arriviste e shfrytëzojnë. Në këto raste të thuash të vërtetën quhet blasfemi edhe pse përkundër saj Xhorxh Orwell ka thënë: "Në kohën e mashtrimit universal të thuash të vërtetën është akt revolucionar!". Për këtë lloj 'revolucioni' Shqipëria ka vërtet nevojë. Kjo shpresohet, pra përmes të vërtetave, të arrihet dhe "Shqipëria e Re", siç mëton "Protesta". Sepse populli nuk ndërgjegjësohet kollaj me copëza gjysëm të vërtetash, që siç dihet, janë dhe gënjeshtrat më të mëdha!.

              Përgjigjjuni
            3. P
              Puc96f69

              Çfare mund t'i thuhet keij tipit qe na shfaqet si nje cope mishi i sapo dale nga frigoriferi vecse duke cituar nje thenie te KM "Atyre prptestuesve tu hash ate qe s'thuhet"

              Përgjigjjuni
              1. m
                mira

                Ky është ai krimbi i gjirizit që bëri një shkrim kunder Arvizut, ambasadorit amerikan, natyrisht me urdhër të shefit. dhe mba 32 oreve i kërkoi ndjese dhe filloi të shajë shefin. Krimbat mbijetojnë në batak ose më mire në m.. e gjirizeve

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bob

                Yzeir, me mire shkrujt noj gjo per Lalin, aty e ke grazhdin tend.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kolegu i SPAK-ut

                  Bej ndonjë çarçaf kundër SPAK- it ti dhe mbro lali dhjerin që të jep rrogën leri sofizmat me revolucione Se ata në shesh janë shqiptarët e lodhur nga sistemi rama berisha

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kinostudio Shqiperia e re

                    Ata 100 mjerran jane figurant ,dekori i Preç Zogaj , si gjithmone zvarraniket e turmave marin gishtin e mezit. Mbrapa fshihen Preç Zogaj keshilltar i Spiropalit rregjisor i filmit kinostudio Shqiperia e re.... Me aktore te dorés pare : Fatos Lubonja Shkullaku Kurtovitç Bejleri . Me aktore te dorés dyte : Sazan Gurri Alfred Çako Shpend Gashi Baki Goxhaj Altin Goxhaj Altin Goxhaj Ditmir Bushati Arben Malaj Arta Dade Romeo Kari Muslim Gjerrizi Petrit Vasili Ky eshte filmi dhe titulli Spiropali kryeministre , Financues te shumte , kazanet televizive Gjermani Iran Greqi Serbi... Por filmi kinostudio Shqiperia e re nuk do kete sukses jo per mériten e Edi Rames por te votuesit intelegjent

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      Drejtorin e mbrojtjes se mjedisit e paskemi Shule

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        T

                        Yzeir ke filluar sperdredhjet,nuk I di aresyet. Kishe thirr para do kohe dy mbrojtes mjedisi qe kundershtonin ndertimin ne Zvernec,dhe ti I miratoje.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Denis

                          I mjeri ti gazetar i korruptuar dhe i paguar që do te mbetesh pa punë pas Ramës. Apo ti ja nga ata që e ndjen erën e parasë dhe e dredh persëri pa problem.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Polici jo idjot

                            Z. Ilir! Pavarësisht deformimeve, protestuesit kanë ngritur shumë shqetësime të drejta..... . Mirëpo nuk ka asnjë akt të dukshëm që Edi Rama të ketë mbajtur shënim hallet e njerëzve të thjeshtë..... . Por ai vetëm qëmton midis protestuesve, për t'ju bërë atyre biografinë....... . Rama duhet të filloi të drejtojë shtetin, jo të rrijë pas rrjeteve sociale dhe të kapet me protestuesit tek për tek.......... . Dhe kjo bëhet me ligje e me vendime....... . Po mar shembullin që dëgjova sot..... Studentët e akademisë të policisë janë rihelmuar........ . A e dëgjon Rama këtë?....... . Po të ndodhte kjo në kohën e Enverit çfarë ndodhte? ..... Ai Nikolin Jaka, do të ishte varur në litar. Shefi I prapavijës të shkollës do të ishte pushkatuar..... komandanti I Shkollës do të dënohej me burgim të përjetshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të burgosej 13 vjet dhe Ministti i Brendshëm 7 vjet...... . Dhe sot do të kishin marë statusin e të përndjekurit politik, si kundërshtar të regjimit............ . Ndërsa Nikolin Jaka, vazhdoka dhe furnizon shkollën me ushqim të prishur.......... . More, po ç'është kjo furnizim me ushqim me tender? Shkolla ka guzhinë, ka mensë. Pse duhet të mbyllet guzhina? Apo që me lekët që duhet të ushqehen studentët, të ushqehen dhe nja 100 familjarë dhe dashnore te Nikolinit......... . Ja këtë duhet të shikojë Edi Rama..... . Të ndryshojë ligjet.... . Të mos lejojë abuzime në kurriz të studentëve....... . Me aq sa harxhohet sot për ushqimin e një studenti, dikur ushqeheshin 10 studentë....... . E sheh këtë Edi Rama....... . Mos duhet vallë që studentët të ngrihen në protestë që qeveria të reagojë?..... . Çohuni o policë dhe kërkoni rrëzimin e qeverisë që po u helmon, me veprimet e mos veprimet e saj.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shkurt thjeshte sakte

                              Nese njeh sistemin nuk munde te thoshe qe nuk ka pakenaqesi. Votohet fitues del nje force me 50,02% do te thote qe 49,08% jane pjesa tjeter . Atehere demokracia ne mesone rrespektim i vullnetit te shumices pamvarsisht qe partia fituese ka fituar me nje grusht votash. Nese shqiptaret nuk e kane kuptuar kjo tregone qe ky popull eshte varri trapin.

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Edhe islamiste ,edhe Lgbtqia...wow...

                              Me flamingon duket sikur Shqiperine e kane mbuluar LGBT te...(sidomos kur flamingo eshte ROZE)....Revolucioni LGBTQIA...

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                labi

                                Protesta = LGBTQIA.Mjafton Altin Goxhain qe ka ngrn.ne byth qe i vogel. A te.qifsha hunde o rob qir.Llum.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mali

                                  Yyyyy o yyyyy o Rezil gazetaruc , vemje , seril muti , shkruaj per pederastin Lali Erinbe bsshkise se si ti ka mbush xhepst ty ore birbo dhe.Ymer Gelbazes...@

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mali

                                    Yyyyy o yyyyy o Rezil gazetaruc , vemje , seril muti , shkruaj per pederastin Lali Erinbe bsshkise se si ti ka mbush xhepst ty ore birbo dhe.Ymer Gelbazes...@

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mali

                                      Yyyyy o yyyyy o Rezil gazetaruc , vemje , seril muti , shkruaj per pederastin Lali Erinbe bsshkise se si ti ka mbush xhepst ty ore birbo dhe.Ymer Gelbazes...@

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mali

                                        Yyyyy o yyyyy o Rezil gazetaruc , vemje , seril muti , shkruaj per pederastin Lali Erinbe bsshkise se si ti ka mbush xhepst ty ore birbo dhe.Ymer Gelbazes...@

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Beni si them une, mos beni si bej une

                                          Uzeiri dhe lloji i yzeirve, a thua te jeni shqiptare, qe rrine mbi ledh dhe ligjerojne ” fjale te medha”, te llojit ” doni me per belulin”.Cfare i pengon keto qenie pordhamane te shkojne ne bulevard dhe te japin kontributin e tyre.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje