"Shqipëria e Re" me Kushtetutën e Vjetër

25 Qershor 2026, 09:58Blog Nga Ylli Manjani

Revolucioni i puplave me një këmbë ka nisur të predikojë “Shqipërinë e Re”. Jo si një projekt politik, ekonomik apo kushtetues, por si një fe të re civile që ndan shqiptarët në dy kategori: ata që janë me bulevardin dhe ata që nuk janë.

Të parët janë të ndriçuarit. Ata duhet të qëndrojnë në një këmbë përpara çdo budallallëku që artikulohet nga altoparlantët e revolucionit. Të dytët janë “të vjetrit”, “tradhëtarët”, “maskarenjtë”, “të shiturit”, e çdo epitet tjetër që prodhon zemërimi politik kur i mungon argumenti.

Madje, sipas disa profetëve të emigracionit, të cilët predikojnë nga komoditeti i kontinenteve të largëta, disa prej këtyre “tradhëtarëve” duhen burgosur, e pse jo, duhen rikthyer edhe tek dënimi me vdekje. Po, dënimi me vdekje për ata që nuk mendojnë si bulevardi.

Në ato momente të vjen spontanisht të thuash: ku je, Enver Hoxha? Paska qenë më njohës i natyrës sonë politike sesa mendonim. Sepse ideja se kundërshtari nuk duhet bindur, por eliminuar, nuk është shpikje moderne. Është mall i vjetër, i ricikluar në ambalazh revolucionar.

Por le ta lëmë mënjanë folklorin e zemërimit dhe të merremi me thelbin e asaj që quhet “Shqipëria e Re”.

Çfarë kërkon në të vërtetë kjo Shqipëri e Re?

A kërkon një shtet të transformuar në shërbëtor të qytetarit? Jo. Kërkon thjesht që karriget e pushtetit të ndërrojnë pronarë. Revolucionarët e sotëm duan të zëvendësojnë tradhëtarët e sotëm në zyrat e shtetit. Kaq.

A kërkon një ekonomi më të lirë dhe më konkurruese? Jo. Përkundrazi. Shpesh flet me përçmim për sipërmarrjen private, për tregun, për suksesin individual. Sikur problemi i Shqipërisë të jetë se ka shumë liri ekonomike dhe jo shumë pak. Shiheni urrejtjen ndaj sipërmarrjes që shprehin duoe shkatërruar investime private. Nuk po llogaris këtu dëmin e jashtëzakonshëm antiturizëm që po sjellin.

A kërkon qytetarë të lirë e të pavarur nga politika? Aspak. Kërkon besimtarë. Njerëz që të përsërisin sloganet e ditës dhe të marrin të mirëqenë çdo skenar që prodhon kinostudioja e re e bulevardit.

A kërkon demokraci më përfaqësuese? As këtë. Nuk dëgjon askënd të flasë për forcimin e lidhjes midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit. Nuk dëgjon askënd të kërkojë që qytetari të zgjedhë emrin e deputetit. Përkundrazi, dëgjon ankesa sepse populli nuk voton ata që predikojnë revolucionin. Problemi nuk është sistemi; problemi është se sistemi nuk prodhon rezultatin që duan ata.

A kërkon drejtësi kushtetuese, të bazuar mbi proces të rregullt ligjor dhe garanci për të gjithë? Jo. Kërkon burg për kundërshtarët. Kërkon ligje të posaçme, procedura të posaçme, gjykata të posaçme dhe moral të posaçëm. Gjithçka e posaçme, përveç lirisë.

Prandaj paradoksi është i madh.

Ata flasin për Shqipëri të Re, por me idetë më të vjetra të mundshme. Flasin për ndryshim, por nuk propozojnë asnjë transformim themelor të shtetit. Nuk flasin për një Kushtetutë të re të një Shqipërie europiane. Nuk flasin për kufizimin e pushtetit, decentralizimin, forcimin e lirive individuale apo rritjen e përgjegjësisë së qeverisjes.

Flasin për luftëra. Për armiq. Për tradhëtarë. Për procese të jashtëzakonshme. Për gjykata të jashtëzakonshme. Për një moral politik ku qëllimi justifikon çdo mjet.

Në fund të ditës, revolucioni nuk kërkon një Shqipëri të re. Kërkon vetëm një shpërndarje të re të karrigeve.

Dhe për ato karrige nuk duhet kursyer as gjuha e urrejtjes, as shpallja e kundërshtarit armik, e sipas disa zërave më delirantë, as ideja e eliminimit të tij.

Kjo nuk është Shqipëria e Re.

Kjo është Shqipëria e vjetër që kthehet gjithmonë me emra të rinj. Dhe sa herë kthehet, na premton të ardhmen, ndërsa na servir të shkuarën.

36 Komente

  1. @
    @.

    Shqiperia e re !!!! Po ky sikur ka qen sllogani i Tik Llapes.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!!

      Si gjithmone , me pershendetjen drejtuar Ydhit , me fjalet qe ai vete u ka thene protestuesve nga studio e TV : "...Po ku je o debil , o idiot , o ndyresire , o te shkerdhefsha fisin deri ne brezin e trete..." !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Guns n’roses

        Aha, ste pi uje rrugaceria ketu! Ke ndonje argument? Apo tqr del e tepron? Diare, le ta kete thene Ylli ate cfare ke cituar. Pune e madhe! Pra Ylli di te shaje. Te gjithe dime. Por tani eshte momenti per te shkuar pertej sharjeve, pertej ik ik ik e burg burg burg. Apo tqr. Po e shkruaj per shkurt jo se nuk dinte them te qifsha robt, se kushdo di kaq. Aq me shume rrugecerit. Ti po munde jep argument kunder kesaj qe thote Ylli. Perndryshe, ti je ilustrimi dhe prova me e qarte e shkurtesise se mendimit te protestuesve te vjeter, me moshe te re.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashnori i familjes se Diarese

          Po cfare argumenti mund te kete Diareja kur eshte i biri i nje babai bytheqir. E ka pohuar e ema e ketij bytheqiri. Ajo qihej fushave sepse babait te ketij kopili i shkonte verra leng per kar. Cfare argumenti mund te kete nje i semure mendor qe ne fjalorin e tij te perditshem ka vetem 5 fjali shabllon. Nje burre dylber me nje grua prostitute dhe nje vajze lavire qe qihet neper cepat e lagjes. Madje keto kurvat e familjes se Diarese nuk mbajne me as breke se e ulin kurrizin me te parin qe shohin. O Diare po te jesh burre lere numrin e telefoni ketu dhe po nuk erdha nga ketu ku jam dhe te ta shkerdhej familjen tende te ndyre mos me thencin ne emer. Hasha do ti bej nja 2000 dollare dhe do vij te ti bej kockat pluhur o fare e ndyre.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits !!!!

            Urrejtja e legenave te Temes eshte nje cmim qe duhet paguar qe nuk je nje prej tyre !!!!

            Përgjigjjuni
            1. D
              D

              Si eshte i vdekur tashme ! Kufime e vrerosur !

              Përgjigjjuni
        2. D
          Diarre

          do vdesesh nga marazi.

          Përgjigjjuni
          1. D
            D

            Rrospije.. goje pa lare !

            Përgjigjjuni
        3. K
          Kuptoni themelet

          Shtetin nuk e bën rruga dhe as nuk e mban rruga! Rrugës i duhet treguar rruga!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Mirë na e bëjnë. Ne prindërit e vuajtur ja hoqëm bukën gojës tonë për ti rritur këta si moshatarët e tyre në perëndim. Gabim që nuk na falet. Duhej ti kishim mësuar të nxjerrin bukën e gojës vetë, me punë e djersë. Tani këta mësuan që çdo gjë merret qyl deri dhe vetë qeveria. Tani na quajnë tradhëtarë që duhemi vrarë madje! Çfarë fatkeqësie!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rei Llaku

              Bllokmenet e djeshem jane zevendesuar me Bllokqenet e dritareve te kazannit mediatik.Nje vend qe ka me shume bllokqene se fuqi punetore,ku te gjithe jane te mirepagur,te pispillosur,te kollarisur e te parfumosur dhe ironikisht qajne hallet e te pangopurve,te papuneve dhe te pstreheve.Sistemi qe ishte dedikuar per popullin vdiq me 1995 dhe lindi sistemi i bllokqeneve qe as te shkolla e qenve nuk e gjene kete decibel kaq te zhurmshem e te demshem njerezor.Dhe ne ,pikerisht Ne ndertojme kaitalizmin te dhjere por krenare per fytyrat e pangopura dje e te kollarisura sot,ku nuk eshte ndonje çudi qe po ti pyesesh edhe per Henen te flasin po me kaq kompetence.Padyshim ne nje vend si ky i yni qe ka me shume pordhe se sa pune kete do presesh.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berisha,d.v.

                Nuk eshte shqiperia re,eshte menyre e re per te ardhur berishi ne pushtet .....

                Përgjigjjuni
                1. m
                  manjani, si brezi i pare nga katundi

                  Ky peshkopijasi, vazhdon te pandehe se eshte kuti e mendjes, kur te tjerve u cfaqet si koqe kandari. Dhe turku ka nje fjale te mencur: Katundari, qe te behet qytetar i duhen shtate nreza, dhe ne se arrin te behet qytetar i fisem, ahere vdes nga kenaqesia.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dibrani

                    O idiot, Ylli Manjani është nga një fis me emër në Dibër që do të thotë shumë nëse ke lexuar një rresht nga historia. Vetëm budallenjtë dhe injorantët shkruajnë.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Skypion

                    Ky eshte thjesht nje spekulim i trashe i "avokatit strategjik" Manjani. Protesta para se gjithash, e mbi te gjitha, eshte kunder regjimit te Edi RAmes. Thirrja perbashkuese e saj, dmth ajo qe i ben bashke te gjitha grupet ne te, eshte : Rama jepe doreheqjen! Te tjerat jane kot. Gjithsekush mund te shaje a kerkoje burge per cilidno, varet nga individe apo grupet qe jane aty. Por ajo qe i bashkon ta gjithe pra, te djathte e te majte, demokrate dhe socialiste, neomarksiste dhe nacionaliste, lgbtqiste dhe konservatore, patriote dhe konspiracionite eshte LARGIMI PA KUSHTE I EDI RAMES! Keshtu edhe pika kryesore e kerkesave te saj eshte pikerisht DOREHEQJA E RAMES. Eshte kjo arsyeja, qe Doktori u ben thirrje perdite demokrateve, qe te vershojne te gjithe me Bulevard, pavaresisht se grupi i neomarksisteve qe paguhen nga borderote e Sorrosit, ben thirrje per burgosjen e tij( bile une habitem pse nuk kerkojne pushkatimin e tij, si ne koherat e lavdishme te eterve te tyre). Aq me teper qe nder grupet e shumta, ai i opozitareve , i demokrateve eshte grupimi me i madh; dhe grupimi me i vertete sepse kane vite qe kane protestuar PIKERISHT per keto qe po kerkohen nga protesta e sotme; kane protestuar duke marre mbi vete te gjithe format e represionite te narkoregjimit: qe nga shkopinjt ee gomes dhe gazi helmues e deri tek burgosjet masive. Prandaj, koken lart dhe ne proteste te gjithe ju o demokrate! Ishin sokollimat tuaja gjithe keto vite ne protesta te fuqishme dhe te pandreprera, qe me me ne fund i zgjuan nga gjumi edhe te tjeret. Ilir Manjani edhe njehere spekulon shume trashe. Sloganet me sharje dhe burgosje, shejtanbudallallekerisht i merr si jakobinizem. Ne protesta, sic e thame me lart, keto jane krejt te zakonshme. Manjani e di, por ben sikur nuk e di. Arsye eshte sa banale aq edhe e shemtuar, per te mos thene kriminale: i prishet qetesia e te qenit Avokat Strategjik, qe e ka bere qe per nje kohe kaq te shkurter te bej aq shume pare sa nuk i kishte imagjinuar deri sa u be; dhe me shume se shume shoke te tij avoketer te marre se bashku. Nuk i thone pak te jesh Avokat Strategjik.....

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Right Side

                      Skypion, që ju madhështorët doni largimin pa kushte të Ramës, ne të tjerët e dimë. Dimë që të gjithë bashkë jeni 500k. E si tja bëjmë neve 873k të tjerët? Prisni zgjedhjet lokale ku do numëroheni prap. Nëse jeni rritur mbi 800k, atëhere keni të drejtat e gjithë botës të kërkoni zgjedhje të parakohëshme.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jared Kushner

                        Se pari te gjitha keto argumenta i ben, i ke nga mendja jote, duket sa i zgjuar je, vazhdoni si qysh e ne kohen e turkut me thashetheme dhe anje por asnje shqipo nuk merret me argumenta, por vetem çfarë nxjerr nga goja Sulltani 84 vjeç "narko regjimi", nga" Borderot e Sorosit" vjen edhe ti shkruan fjalet e tij, nderkohe nuk ke pare asgje, vetem llafet e tjetrit i merr edhe shkruan sikur jane te tuat, bjeri ti biem eshte kjo pune kush te llapi me shume kush te genje me shume...llafe...llafe...llafe....dhe pune 0-zerooooooo pis dynjah

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skypion

                          I nderuar zoti Jari, nuk jane thashetheme. Jane te verteta te thjeshta. Te gjithe e dine. Po te duash, mund te te sjell edhe borderone e listpagesave te kryesise se partise se Qorrit, te gjithe te paguara nga shoqata Sorroiste; ne fakt ka dale qemoti ne shtyp; pagesa per hicmosgje; thjeshte si "aktiviste te shoqerise civile"... ke pare ti?! Nga ana tjeter, pse keto i thote edhe Doktori nuk i ben te paverteta. Sepse termin Narkoregjim e perdorin gjeresisht edhe mediat me prestigjoze nderkombetare; dhe jo vetem mediat. Ja nje shembull, meqe ra fjala: kur gazetari shqiptar e pyet Nicola Gratterin, Prokurorin e famshem te Antimafias ne Itali, nese Shqiperia eshte nje Narkoregjim, sic e akuzon Opozita, ai thote pikerisht keto fjale si pergjigje: eshte me SHUME se kaq...! Apo Doktori e akuzon RAmen si hajdut qe ka vjedhur qindra milione euro, por kete e ka thene vete OSBE-ja, qe ne vitin 2014 ne raportin e saj konfidencial ( aty ku thuhen te vertetat lakuriqe) qe Edi Rama si Krybashkiak i Tiranes kishte plot 200 milion euro offshore...! Atehere pra kur ishte ne opozite, po keto 13 vite qe eshte ne pushtet?! Edhe morri ne byythen tende besoj se e kupton! Kurse Sali Berishes i kane bere Vetting qe nga viti 2020, pra plot 6 vite; vetting si asnje politikani ne historine e Shqiperise, dhe nuk i kane gjetur asnje qindarke, perndryshe do ia kishin nxjere bojen sic bene me Veliajn dhe Ahmetajn; aq me teper qe ata qe e vetuan donin me cdokusht ta shihnin te poshteruar dhe ne burg; por ja qe NUk i kane gjetur asnje cent. Ka pafund shembuj te ngjashem qe mund te ti sjell. Ja pra si eshte e verteta, pertej propagandes se tmerrshme te Narkoregjimit, qe te bardhen e ben te zeze, dhe faqen e vet te zeze don ta shesi si te bardhe.

                          Përgjigjjuni
                        2. p
                          parazitet ne trupin e sklleverve

                          Gjithe parazit patronazhiste, qe mbajne ere, ngrejne gishtin ne mbrojtje te mullahut te surrelit

                          Përgjigjjuni
                        3. 0
                          007

                          O Fyyyyyllli i M. Gelbazes po prap e prap o ndyresire o hajdut o servil o llapist...!

                          Përgjigjjuni
                          1. 0
                            007

                            O Fyyyyyllli i M. Gelbazes po prap e prap o ndyresire o hajdut o servil o llapist...!

                            Përgjigjjuni
                            1. 0
                              007

                              O Fyyyyyllli i M. Gelbazes po prap e prap o ndyresire o hajdut o servil o llapist...!

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hoboku

                                Je brilant YLLI MANJANI, i Manjanve me emër e zë në historinë e Dibrës. Ju përshëndes!

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Burg korupsionit

                                  Çdo llojë revolucioni i është nënshtruar votës së lirë Vetëm grusht i shtetit që mundë prodhojnë luftë civile ose sistemet diktatoriale shuajnë votën e lirë dhe siellin sisteme një partiake Kore e Veriut, shtetet fetare shteti Iranian Pra VOTA e Lirë është baza e ndrimit të pushtetit dhe llogaridhënia e sistemit burokratik të koruptuar

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xhA bRAHO

                                    Kesaj radhe shkruajte vetem brockulla o Manjani! hahahahahahahahahaha me doli nga thellesia e shpirtit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      G

                                      Shqiperia e re me banditet e Saliut,si njefar Horri Shpend Gashi,nipi Haxhi Gashit kosovar nga Fieri puntor ne Azotik,spiun i sigurimit,partia per spiunlleqet nga puntor e beri drejtor ne hekurudh. Rrace spiunesh qe do bejn Shqiperin e re.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        J

                                        Po vrisja mendjen pse kaq I nyte ky Shpend Gashi.Qenke nipi spiunit te sigurimit Haxhi Gashit nga Fieri,kurse ti spiuni Sali kriminelit E paskeni ves si familje mor jahu,ptuuu,rasat muti

                                        Përgjigjjuni
                                        1. O
                                          O

                                          Shqiptar distancohuni nga banditet e Saliut,protesta eshte veper e Saliut me qarqet greke,Mos dyshoni per kete.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alfred

                                            Po manipulon shume trashe, z. Manjani!! Korrupsioni masiv, vjedhjet monstruoze, abuzimi ekstrem dhe flagrant me pushtetin, perbejne pa me te voglin dyshim, TRADHETI KOMBETARE!!! Dhe individe te tille, nuk jane "kundershtari", per te cilin u kerkoka denimi kapital! "Kundershtari" dhe "tradhetari" nuk jane e njejta gje! Aty ku ka tradheti e tradhetare, nuk mund te diskutojme per pale! Per dy, ose me shume pale! Tradhetari eshte armik i nje populli dhe nje kombi te tere! Dhe meriton denim maksimal! A duhet te jete ky demin kapital apo jo, kjo nuk e relativizon te keqen dhe demin qe shkakton nje tradhetar!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gaetano

                                              Per dicka manjani me ngjason me avokate ne USA. Atje me thonin si ka mundesi ju shqiptaret zgjidhni ceshtjen ku oficeret e emigracionit e urrejne. Azilante politik? Pra ku ti je i padesheruar ne toke tende, ketu do ngelesh gjithmon person me pik pyetje te madhe. Me tha dhe manjani dicka. Mos e mer seriozisht kete vend pas kaq vjetesh jete ne shtet si bleta ne kosheren e enderruar. Vij mbas 25 vjetesh nga USA? Blete puntore qe pllenova cdo race me dashuri lloji. Respektova dhe jetova cdo fe. Por nder vete te gjith e dine se ne qenien time eksiston vec nje fe, zoti . Dhe skam lene prokuror qe gjykuan nexhmij e nano, tahir apo veliajn. Per pronen time. Shkoj ne zyra ku te pret sekser I pd se ka vella drejtorin ne kadaster. Ti i rame je me i ndyre se berisha me toke e xanun. Spo te them te shkosh ne astir per pronat. Po bej or sum shkerdhyer nje xhiro ne kadaster te tirones, pastaj shko dhe jepi te drejta krimese me kufij. Nuk paska gje me te urryer ne jete sa berisha pa toke. Maltezi me 40 meter qur, rama pa nje toke ne zoterim pervec se zanotit karrocier mbreterish. Dhe keta luajne bixhoz me pronat e te tjereve. Prandaj nuk funksionon shteti tek ne. Nuli I pa streh ne sarande, Tao tao me origjine tropojani ka anijen ne valbone. Dhe spaku nuk sheh. Sepse kosto e kokaines eshte bere si misri ukrahinas ne treg. Nuk jam per diktature. Po ne na duhen shkolla riedukimi nen flamurin amerikan. Dhe perbuz te paguhem nga USA kur paguan soros ne shqiperi zhaba, e bej se e ndiej. Pa USA, shqiperia nuk eksiston. Jam eksemplar ne USA, me la te lire te hyja e te dilja me buken nxier nga gjaku e djersa. Te me thote nje shqiptar mdryshimin e Europes me usa?ndiesh vetja, vdes vetja. Europa eahte thjeshte Rama sot. Dhi e zgjebosur. Bishtin perpjete.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. p
                                                pika nr⁰6

                                                Ate qe kerkojne keto te luajturit nga fiqiri, meqe dhe vapa ndikon ca, perjashtohen ato qe po grabisin furrat e bukes, vendosjen e nje generali kryeminister, jo ambasadori amerikan, qe te zbatoje ate qe bene qeveria e koloneleve ne greqi, apo desaperacidos ne argjentine, meqe po bejne gara kush e kush te llapi sa me shume, madje hapur edhe per perdorimin e plumbave, per ta vene emrin te listat e parajses

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  I

                                                  Protestues po luftoni per te shpetuar Sali kriminelin,kuptojeni me be fund,ujku mjegull do.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Eli

                                                    shume sakte z. Manjani

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Alma

                                                      Bravo, te lumte !! Ata qe nuk mendojnë si bulevardi jane njëqindfish me shume, mos them me tepër.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Taku

                                                        O Yll me gjëmba(kandil lsi-je)!!! Hap shumë debate ky shkrimi juaj. Po kap vetëm një temë, atë të biznesit privat. Jam rreth 60 vjeç. Akoma nuk kam njohur një biznesmen apo tregtar të ndershëm. Këtu pasuria është bërë duke grabitur të ndershmin dhe ata që punojnë. Ata "privatēt", janë politikanë si ju, të cilëve ju ka pjellë mushka-u. Një Enver do ishte pak për sërën tuaj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Ben

                                                          Po ky me ke eshte? Me te rene app ke te vjetren? Duken keta qe po ruajne pozitat! Ky shtet Shqiptar ka treguar se nuk eshte per popullin por per politikanet dhe oligarket! Te gjitha jane te lidhura me mentalitetin e Shqiptareve. Njerezit protestojne sepse shume gjera nuk kane shkuar mire ne keto 36 vite! Por shume nga keta analiste qe jan sot, perfshire edhe kete autor, e kane ngjyer lugen ne kete corbe leshi te 36 viteve dhe kane perfituar! Ky autori mendon se I di te gjitha por harron se me qindra dhe mijra Shqipare kane pare dhe po jetojne ne shtete me te vertete demokratike dhe e shikojne menjehere ndryshimin kur vijne ne Shqiperi. Shume kane mbaruar shkollla dhe punojne ne vende pune ne administrata shteterore por nuk flasiin me kete gjuhe denigrate apo urrejtje dhe rrugacerie qe flet ky qe paska qene edhe minister! Ule pak hunden o mik se mbase ke nevoje te mesosh disa gjera.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje