Nga Fatmir R. Gjata
Në momentin e parë ku u dëgjua për një protestë mendimi i parë ishte diçka e ngjashme me; epo shyqyr që ndodhi diçka që të kuptohet që s'mund të vazhdohet pa fund me trajtimin e pronave sikur të ishin pa zot, në fakt pronarët ende nuk i kanë letrat në dorë edhe pse kanë kaluar mbi 30 vjet që i shfrytëzojnë( në Itali mbas 20 vitesh shfrytëzimi bëhesh pronar për “usucapione").
Kur protesta mori zjarr, sinqerisht e pashë me admirim sepse sigurisht protesta të tilla e bëjnë pushtetin të mendojë mirë e të vërë gishtin kokës se ku janë plagët e vëndit dhe kjo i bën mirë çdo lloj sistemi politik aq më tepër këtij tonit ku çdo hap përpara që hidhet ka njëmijë shkopinj ndër rrota nga të gjitha anët. Në çdo lloj sistemi demokratik tashmë për çdo lloj projekti publik të rëndësishëm ka manifestim të atyre që janë kundër (shiko Tav në Itali) edhe dhjetra projekte të tjera.
Por protesta tashmë doli nga binarët e saj, "Flamingo" fluturoi dhe i la vendin kërkesave të lëshimit të qeverisë, dorëheqjes e vetfutjes në burg të liderve aktualë sepse kanë "vjedhur" e janë të "korruptuar". Sa bukur, ja na ndriti fati!! Do vijnë këta që nuk ju’a dimë akoma emrat dhe do na shpëtojnë nga "tradhëtarët" që e çuan Shqipërinë në majat më të larta që kemi parë e dëgjuar nga historia, do na shpëtojnë nga futja në Evropë, nga rritja e përvitshme e mirëqënies.
Na shtynë të ikim jashtë thonë, e zbrazën vëndin kur vëndi ka nevojë për krahë pune. E thonë po ata që po t’u thuash të kthehen nuk do ktheheshin gjallë në botë sepse ëndrrat e tyre janë realizuar jashtë Shqipërisë. Jam një prej tyre dhe nuk shaj vëndin tim (nëna nuk shahet), por mundohem t'ja ndris faqen këtu ku jam. Nuk më ndoqi vëndi im, por më larguan ëndrrat e mia edhe pse me shpirt ndër dhëmbë nuk dua të mendoj çfarë shkoi mirë apo keq në jetën time. Aty shoh shokë të mi milionerë e të varfër, e njëjta gjë që shoh këtu. Përsëritet refreni i varfërisë në Shqipëri, t'a thonë kur të presin në vilat dykatëshe në fshatra në dhomën me kolltuqe që do t'i kishin zili kudo në botë e me zë të vajtuar duan të mbushin mëndjen; epo ne po vdesim nga uria, përballë një frigoriferi prej 700 eurosh e duke folur me iPhone.
Kudo në botë të varfërit nuk kanë as shtëpi as pasuri edhe hanë nëpër kisha apo shoqëri bamirëse, tek ne jetojnë në vila, kanë toka të cilat përtojnë t’i punojnë dhe vishen firmato. Qenka e çuditshme jeta, atëherë kur ti studion sistemet e fillon e vë disa pika mbi i të dalin aq shumë pikëpyetje të tjera saqë përhumbesh nëpër labirintet e tyre. Çfarë po kërkojmë!?? Të arrijmë menjëherë atje ku të tjerëve u është dashur mijëra vjet e mijra luftra pushtuese brënda vitit!?? Të jesh kundër investimeve në vend qënka patriotizëm??? Ai që zhvillon qënka tradhëtar!??
Ndoshta, të rinjtë nuk kanë asnjë lloj kujtese, por unë mbaj mend si ishte vendi vetëm 15 vjet më parë, sheshet, pallatet, policinë, shkollat, rrugët, kioskat, administratën. Dikush tani po kërkon të rrëzojë të gjithë narrativën duke e hedhur poshtë gjithçka është bërë (jam dakort që jo çdo gjë ka ecur vaj, por rruga e ndërmarrë është ajo e duhura). E di që do më shohin me habi edhe ndoshta dikush do më heqë miqësinë, por vjen një moment që nuk mund të rrish mënjanë sepse krijohet ideja që të gjithë duam revolucion. Për çfarë!?? Për të na çuar ku!??? Premtimi më i thjeshtë është ai i ndërrimit, por e dimë se me çfarë!???
Të jesh kundër është gjëja më e thjeshtë, problemi fillon kur duhet të ndërtosh sepse atëherë të dalin ca të tjerë në shesh e të quajnë tradhëtar e hajdut e të korruptuar.
Derisa të dalë një alternativë (që nuk duket as me dylbi) po mbaj idenë time. Me Edi Ramën. Nuk është simpatik edhe ndonjëherë bëhet arrogant, por kujtoj Hugo kur thotë; Bariu i një tufe të egër është më i egër se tufa. Do kem zëra kundër- qetësisht do ulem të flas me ta, ndoshta do më bindin se revolucioni puplor është i domosdoshëm.
Kemi shkuar ne vitet 82 kur thuhej po vdiq Enveri ska me njeri me drejtuar Shqiperine,dhe ju zoti gazetar po kryeni misionin me te poshter te mundshem duke mbrojtur Diktatorin,Hajdutin,Imoralin,Qe i ka vjedhur leket dhe shpresen Shqipetareve,BRAVO
Ndryshimi është se në 36 vjet janë provuar nja 10 kryeministra, politik e teknik, dhe deri më sot, Rama rezulton transformuesi më i madh i Shqipërisë, që po bën realitet futjen e Shqipërisë në BE.