Vinicius bën humor me trajnerin pas dopietës: Tani pres një dhuratë nga Ancelotti!

25 Qershor 2026, 10:55Sport TEMA
Vinicius bën humor me trajnerin pas dopietës: Tani pres një

Vinicius jr është pa dyshim njeriu i momentit te Brazili. Ai ka shënuar në të tria ndeshjet e grupit, duke qenë vendimtar për kreun. Pas dy golave që i shënoi Skocisë, lojtari i Real Madrid ka bërë edhe pak humor me trajnerin e tij, Carlo Ancelotti.

“I kisha premtuar trajnerit Carlo Ancelotti se do të shënoja me kokë. Më tha se është thuajse e pamundur dhe se do të më bënte një dhuratë, nëse do të ndodhte kështu. Tani po pres”, – u shpreh Vinicius jr.

Sulmuesi anësor shënoi me kokë në fitoren 3-0 kundër Skocisë, që i dhuroi Brazilit vendin e parë në Grupin C. Tani pritet reagimi i trajnerit Ancelotti, i cili ka një raport shumë të mirë me Vinicius që nga koha kur drejtonte Real Madrid.

Lini një Përgjigje