Psikologia Edlira Dyrmishaj theksoi se “Partia Socialiste nuk ka frikë nga protesta” që është në ditën e saj të 25-të.
“Unë mendoj që Partia Socialiste nuk ka frikë nga protesta dhe nuk është kundër protestuesve, por është kundër gjuhës së përdorur në atë protestë. Është shumë e thjeshtë për ta konceptuar. Ne jemi mësuar të shikojmë partitë e vogla që duan revolucion, sepse shpeshherë janë të ushqyera nga zemërimi, por një parti e madhe nuk ushqehet nga zemërimi. Ushqehet nga nevoja për të gjetur alternativë dhe zgjidhje për qytetarët e saj dhe jam shumë besimplotë që e gjithë kjo gjëja do shkojë drejt dialogut me qytetarët”, tha Dyrmishaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Ajo shtoi se PS-ja është e hapur për dialog.
“Ftesa e Partisë Socialiste ka qenë gjithmonë e hapur për të pasur dialog, pastaj nëse duam të bëjmë zhurmë dhe të manipulojmë me emocionet…”, u shpreh Edlira Dyrmishaj.
Me vjen turp qe jam Albanian se ne gjakun tone rrjedh Leka Pirro Akili Skenderbeu Fishta Nene Tereza. Kur shikon qe shqiptret virtutin e mbulojne me shamija xhybe e kultivojne tradita te vendeve arabe e ku ta di une -ku po shkojne tradita jone gjaku jone
Urime , tani bojaxhiu do te te jape edhe ty nje post : Specialiste per edukaten e veshjes ne "harremin politik" te PS !!!
edhe kjo na duhej tani , po ik oj dreq se s'te merr njeri seriozisht ty me ate thes ne koke