VIDEO/ “PD solli hallet e veta në emër të protestuesve”, Balla: Keni mandatuar gjë Sali Berishën si përfaqësuesin tuaj?

25 Qershor 2026, 12:05Politika TEMA
VIDEO/ “PD solli hallet e veta në emër të

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesën e PD për mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian.

Pas mbledhjes, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se PS nuk e njeh PD si përfaqësuese të protestës. Ai shtoi se PD kishte sjellë vetëm një kërkesë të njëjtë si me protestuesit, atë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa 4 kërkesat e tjera Balla tha se ishin hallet e opozitës.

“Kam pyetur opozitën, me çfarë mandati keni ardhur si zëdhënës të protestës? Pastaj, ju kam thënë se nuk iu njoh për përfaqësues të protestës. Pranoj gjithkënd, por partinë e Berishës nuk e pranoj dot kurrë si përfaqësues të protestës. U kam vënë në dukje se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve, ato që janë bërë publike, pavarësisht se nga kush një person me lidhje të ngushta me Iranin.

Po t’i merrje kërkesat që kishte sjellë opozita, vetëm numri ishte i njëjtë dhe vetëm pika e parë e kërkesës ishte e njëjta. Dorëheqje dhe opozita kishte sjellë nja 4 halle të veta. Unë dhe kolegët e mi, ia kemi bërë të qartë se nuk e njohim si parti përfaqësuese të protestës. Meqë komunikimi bëhet publik dhe meqë kanë partitë radhën e tyre për të folur, t’i përgjigjen dhe kësaj çështje, a ka mandat partia e PD që t’i përfaqësojë?”, tha Balla.

Ai shtoi se PD s’mund të flasë për protestat në Tiranë kur në ditët e para ishte kundër saj.

“Kjo parti, të paktën për këtë protetë është e vetmja që s'duhet të flasë. Ditën e parë, të dytë dhe të tretë kanë qenë kundër, kanë thënë që e bën Edi Rama dhe tjetra, që është më e rëndë, kjo parti është një parti që një zot e di si ka përfunduar në këtë derexhe që u thotë protestuesve mos ia përmendni emrin kryetarit tonë dhe dërgon njerëzit në protestë. Nuk e qas Sali Berishën si përfaqësues të protestës”, tha Balla.

Ai komentoi edhe emrin e Dritan Goxhaj si përfaqësues të protestës, kur tha se nuk ka asnjë dyshim se punon për regjimin iranian.

“Nuk ka asnjë dyshim që Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian. Një person që e quan presidentin amerikan terrorist, që i quan SHBA-të terroriste, mbron Iranin dhe sulmon SHBA, është një person që ka lidhje me agjenturën iraniane”, tha ai.

Sa për kërkesën për kufizimin e mandateve të kryeministrit, tha se kjo mund të vijë veçse nga vota e popullit.

“Në asnjë republikë parlamentare s’ka kufizim mandatesh. Në rastin e tyre, kufizimin e mandateve ta bën vetëm vota e popullit, jo mandati kushtetues. Thuajini mos u lodhni kot”, tha Balla.

3 Komente

  1. P
    Preç Zogaj keshilltar i Spiropalit

    Eshte PD qe e organizon protesten si bertasin Qent Endacak , Rama ne burge forte , pastaj me gjysem zeri Birrisha ne burrggggggeeeee per te fshehur organizimin. Ju zbertheu PS ju nxori ne ledh...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati I 91

      PD eshte dru me pre kur dergonte listat e kandidateve per deputet ne 2019 edhe 2021 ne vend qe te dergonte ne KQZ 140 kandidate dergonte 101

      Përgjigjjuni
      1. A
        Al Capone

        Protestat...prtestuesit dalin thjeshte vetem Argetim, u lodhen me kafenete e gjithe dites, dikush del me pa Tironen, dikushi del me kap ndonje dashnor apo dashnore, dikushi mjafton te shikohet gjoja ishte ne Proteste etj etj...me pak fjale vari trapin...?!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje