“E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, Luarasi: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

25 Qershor 2026, 22:30Politika TEMA
“E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte

Deputetja e PS, Iris Luarasi komentoi në studion e Top Story protestën që po zhvillohet prej javësh, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Megjithatë, ajo vlerësoi se Shqipëria ka njohur zhvillime të rëndësishme gjatë viteve të fundit dhe se këto duhen pranuar e evidentuar.

“Atje sheh njerëz të mirë dhe nuk mund të thuash që kjo protestë është e shëmtuar. Qytetarët kanë arsye për të protestuar, sepse pas 13 vitesh qeverisje, çdo qeveri tenton të bëhet arrogante.

A ka ndryshuar Shqipëria që nga viti 2013? Patjetër që ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm. Për një rast si ai i Onkologjikut nuk mund të zhbësh një sistem të tërë shëndetësor.

Unë nuk them se çështja e Onkologjikut nuk është problem apo se të gjitha gjërat shkojnë vaj në vendin tonë, por ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe, për mua, këto arritje duhen nxjerrë në pah.

Protesta nisi për Zvërnecin dhe e kam thënë që ditën e parë se kjo është arsyeja e vetme e gabuar për të protestuar”, tha ajo.

2 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Bojaxhiu i dha perparesi "Trajtimit Hormonal te b*thqirave" , dhe la ne meshire te fatit pa ilace qindra te semure me kancer.....kurse kjo miss zhgaravina thote se nuk eshte problem ceshtja e Onkologjikut........mos e vrisni mendjen se leket e fituara me korrupsion dhe vjedhje , kthehen ne boomerang dhe leket tek Onkologjiku do ti dorezoni !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llum qeverises

      O bici. Zverneci ishte qershia e vogel mbi torte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje