Vatikan/ Gjekmarkaj ndan fotot nga takimi me Papa Leone XIV: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

25 Qershor 2026, 13:50Kulturë TEMA

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ndarë një reflektim pas takimit me Papa Leone XIV në Vatikan, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë mirënjohjeje, frymëzimi dhe besimi në vazhdimësinë e marrëdhënieve historike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, shkruan balkanweb.

Në mesazhin e tij, Gjekmarkaj thekson se kjo lidhje, e ndërtuar ndër shekuj mbi vlera shpirtërore, kulturore dhe kombëtare, ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e identitetit shqiptar, duke kujtuar mbështetjen e Vatikanit për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, kontributin e klerit katolik në gjuhën dhe kulturën shqiptare, si dhe figurat emblematike të kombit si Nënë Tereza dhe At Gjergj Fishta.

Vatikan/ Gjekmarkaj ndan fotot nga takimi me Papa Leone XIV: Shqipëria dhe

 

Postimi i plotë:


Meditim pas një takimi me Papa Leone XIV

Shenjtërisë së tij Papa Leone XIV me nderim të thellë i përcollem përshëndetjet e përzemërta të popullit shqiptar dhe të katolikëve të Shqipërisë.

Ky takim në Vatikan ishte për ne një moment i veçantë mirënjohjeje, frymëzimi dhe besimi në vijimësinë e një lidhjeje të hershme, të fortë e të qëndrueshme.

Më pas, kjo fjalë bëhet një reflektim mbi këtë marrëdhënie që ka përshkuar shekuj historie, një lidhje shpirtërore, etike, morale, kulturore e njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Në fillesat e saj qëndron edhe mbështetja që Papët e kohës i dhanë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke e pritur dhe duke e njohur si mbrojtës të krishterimit dhe të qytetërimit europian, një moment që shënoi ngjizjen e kësaj marrëdhënieje dhe rikthimin e pakthyeshëm të shqiptarëve në gjirin e kontinentit europian.

Kjo lidhje u kurorëzua edhe me figura të mëdha si Papa Klementi XI, me origjinë shqiptare, dhe Shën Jeronimi, që i dhanë një dimension universal kulturës së krishterë, duke dëshmuar rrënjët e hershme europiane të shqiptarëve.

Nga kjo pikënisje historike, ky raport u forcua ndër shekuj përmes rolit të Kishës Katolike në ruajtjen e identitetit, gjuhës, vlerave dhe qëndresës shqiptare. Që nga koha e Skënderbeut e deri te trashëgimia kulturore e përfaqësuar nga Pal Ëngjëlli, Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi e shumë të tjerë, kjo marrëdhënie ka qenë një burim i vazhdueshëm drite dhe vetëdijeje kombëtare. Këta etër e prelatë savantë, i vunë supet një bote që po shembej dhe që rrezikonte të zinte nën vete kujtimin ilirik, jetën arbërore dhe të ardhmen shqiptare, duke e mbajtur gjallë frymën e një kombi në kohë rreziku e mjegullimi historik.

Nuk është aspak rastësore që dokumenti i parë në gjuhën shqipe është pikërisht “Formula e pagëzimit”. Pastaj, me “Mesharin”, gjuha shqipe mori një bekim themelor dhe u bë boshti rreth të cilit u ngjiz dhe u konsolidua vetëdija kombëtare.

Krahas kësaj, shkollat e hershme shqipe, revistat, librat dhe veprimtaria e shkrimtarëve të klerit katolik krijuan një traditë të fortë arsimore dhe kulturore, duke përgatitur Shqipërinë për përballjen e saj me modernitetin. Kjo punë, herë e heshtur e herë e larë me gjakun e kryengritjeve antiosmane, ndërtoi themelet e një shoqërie që mund të dialogonte me Europën dhe të afirmonte identitetin e saj në kohë ndryshimesh epokale.

Në Rilindjen Kombëtare dhe në fillimet e shtetformimit, kleri katolik u bë një ndër shtyllat e ndërgjegjes kombëtare. Figura themelore si poeti kombëtar At’ Gjergj Fishta, së bashku me Dom Ndre Mjedën dhe të tjerë, forcuan idenë e një kombi që qëndron mbi dallimet fetare.

Shekulli XX solli një nga sprovat më të mëdha: persekutimin e egër të fesë gjatë regjimit komunist. Shumë klerikë u vranë dhe 38 prej tyre u shpallën martirë të lumnuar nga Selia e Shenjtë, ndërsa të tjerë përjetuan dekada burgimi dhe persekutimi, me thirrjen historike si amanet i fundit “Rrnoftë Krishti Mbret! Rrnoftë Shqipnia!”.

Ndër ta, frati i lirisë kundër tiranisë At’ Zef Pllumi, i burgosur për 26 vite, mbetet autori i dëshmisë monumentale “Rrno vetëm për me tregue”, një nga rrëfimet më të fuqishme të qëndresës
shpirtërore dhe të kujtesës historike.

Pas rënies së komunizmit, Shqipëria përjetoi një ringritje shpirtërore dhe një model të rrallë harmonie fetare.

Në këtë meditim modest, produkt i këtij takimi me Papa Leonin, shkëlqejnë mbi të gjithë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza, dy simbole universale të kombit shqiptar.
Skënderbeu mbetet spiranca e kujtesës sonë historike, muza dhe figura, kujtimi i të cilës mbajti gjallë ëndrrën e shqiptarëve për Europën, por edhe heroi i Europës, që ajo e njohu gjithmonë si të vetin: ndër shqiptarë e përtej tyre, në mijëra libra, opera, portrete, skena teatrore dhe monumente mermeri, por më shumë si frymë, si shpirt, si model, sidomos kur horizonti mvrenjtet!

Ndërsa Nënë Tereza është simboli i sakrificës, besimit dhe dashurisë së pakufijshme, që e vuri veten në shërbim të më të vegjëlve, më të dobëtve, më të varfërve dhe të pamundurve, duke u ngritur kështu në piedestalet më të larta të nderimit njerëzor dhe duke dëshmuar disa vlera themelore, jo gjithëherë të njohura, të popullit shqiptar: solidaritetin, bamirësinë, përkujdesjen dhe përkushtimin ndaj tjetrit deri në vetëmohim.

8 Komente

  1. U
    U

    Pse dhe perfaqesuesi kriminelit Sali Berisha pret Papa.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      Po ça do ky Bythqirë i Non Grada në Selinë e Shenjtë në Watikan, ky duhet të vizitoi ndonjë shpellë në Viçidol, p' thuuu o farë e keqe, jazëk ????????????????.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hypsi i nenes tate

        Thuaj Papës se une jam ushtari i komunistit te pavdekshem ateist Sali Berisha dhe i komunistit të vogël Tritan që prishte kisha dhe xhamija o fytrë bythë

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati I 91

          Pse sja puth doren Papes ky legen ah harrova i puthe bythen qofte largut

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Sipas raportimeve dhe një fotografie të publikuar në media, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell u takuan me Papa Gjon Palin II në Vatikan, rreth vitit 2003. Fotografia thuhet se i tregon ata duke marrë një bekim gjatë një audience papnore. Në dokumente të publikuara më vonë lidhur me Epstein ka pasur edhe referenca ndaj Vatikanit dhe ndaj Papa Franceskut, por këto nuk tregojnë se Epstein e ka takuar Françeskun në të njëjtën mënyrë si takimi i dokumentuar me Gjon Palin II. _________________________ https://www.stationgossip.com/2021/11/epstein-and-ghislaine-were-blessed-by.html? ________________________ https://zenit.org/2026/02/13/epsteins-documents-pope-francis-and-what-they-say-about-the-vatican/?

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kuksjani katolik

              O gjokkari po pse nuk thua te verteten qe nuk perfaqson AS 20% te veriut shqiptar, skemi nevoje per nje pakurrizor si ti per te na treguar ne kush eshte papa dhe kush esht italia se e dijme, se gjyshi yt fshihej pas fustanit te gruas ne luften kunder armikut te zi te botes me kryq te thyer dhe sot ti ben deklarata per identitetin verior, dil nga tirana gjokkari dhe shi sa te shohin njerezit si zeri tyre

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lesi

                Ua pse kaq keq paska ngelur Selia e Shenjte per puntore qe jane mjeshtra per te pastruar halet , qe do punesojne kete Gjekmarkajn e Sali kakes . Gjithsesi i urojme pune te mbare Gjekes , vec duhet ta vere ne pune mire gjuhen kur t'ja lepije bythen Papes se nuk eshte Saliu atje . Gjek shiko se mos ka nevoje per te tjere ta marresh eshe Gjin Gjonin se edhe ai ka mesu fort se si lepihen bytbet .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sass

                  Lytyra e mirdites si nje besprer nga shkon u lepine prapanicen, bo sa njeri oa moral ky bythqire. Ky dihet zhdukur nga politika dhe nga tirana te dergohet ne fshat mesues per klasat e fillores

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje