Mes dhimbjes dhe respektit të thellë, në Fier po mbahen homazhe në nder të aktorit të mirënjohur Sotir Stefa, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij i dha zë dhe jetë skenës së teatrit dhe humorit fierak për dekada me radhë.
Familjarë, miq, kolegë, artdashës dhe qytetarë të shumtë i janë bashkuar homazheve për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në artin shqiptar.
Në ceremoninë e homazheve kanë marrë pjesë edhe artistë e miq të afërt të të ndjerit, mes tyre aktori i njohur Luftar Paja, Vasil Vaso, Xhulieta Kulla, si edhe shumë emra të tjerë të artit dhe kulturës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Stefa dhe kanë kujtuar me respekt e emocion bashkëpunimin dhe miqësinë me aktorin fierak.
Me largimin e Sotir Stefës, Fieri humbi një prej zërave dhe figurave më të dashura të skenës së tij artistike. Kontributi i tij në teatër dhe humor do të mbetet i gjallë në kujtesën e publikut dhe të brezave që e njohën dhe e duartrokitën ndër vite. A.K./TemA
Lini një Përgjigje