A do të jetë Veliaj i pranishëm në Komisionin e Reformës? Mazniku: Standardi është që dëgjohen kryetarët e bashkive

25 Qershor 2026, 14:55Politika TEMA
A do të jetë Veliaj i pranishëm në Komisionin e

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, duke folur në A2CNN tha se nuk mund të kërkohet më shumë kohë për Territorialen, por do të dorëzohet një raport në Kuvend, dhe mandej do të jetë ky i fundit që do të vendosë në lidhje me çështjen.

“Më 15 korrik mbaron afati që Parlamenti i ka dhënë komisionit. Ne duhet të shkojmë më 15 korrik, me një produkt, që mund të jetë një raport me gjetjet tona, punën e ekspertëve. Nëse e kemi të pjekur situatën për t’i ofruar Parlamentit një zgjidhje, do t’i ofrojmë një zgjidhje. Nuk kemi si t’i kërkojmë kohë Kuvendit, pasi në 2027 do kemi zgjedhje. Kemi tre opsione: Të shkojmë me një propozim të përbashkët. Por më e rëndësishmja kjo është një çështje që e vendos Kuvendi. Do tregojmë vullnet për një marrëveshje me opozitën”.

I pyetur nëse do të jetë i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj në seancën dëgjimore pas refuzimit të Anuela Ristanit, Mazniku theksoi se ftesa u ka shkuar të 61 kryebashkiakëve.

“Ne kemi kërkuar që kryetarët e bashkive të Shqipërisë, të 61 kryetarët e bashkive, të jenë prezentë dhe të vijnë të dëgjohen. Ne kemi çuar tashmë kërkesat për çdo institucion. Dhe është e vërtetë, ne kemi mbajtur një standard që të dëgjohen kryetarët e bashkive, ata që janë të zgjedhur për detyrën. Është çështje e institucionit më pas se si e siguron prezencën në komision. Është e vërtetë që në të gjitha rastet prezent të jetë kryetari i bashkisë”, tha ai.

2 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Lali dhe avokati i tij nuk u paraqiten fare ne gjyq , dhe gjyqi u shty me zvarritjen e radhes.....Kurse keta duan qe Lali te vije ne mbledhje??? A jeni ne terezi ??? Shpresoj qe Spak te mos i jape leje ketij shkerdhates , le te shkoje ne gjyq me pare , boll u tall me drejtesine !!!!

    Përgjigjjuni
    1. h
      hila

      Nuk mendoj qe nje prokuror inatcor e i pa afte ta lejoje nje gje te tille,ai e arrestoi me letra anonime pa verifikim e ta lejoje te degjohet mendimi i tij. Olsi Dado pe te kishte ma shum kopetenca do e grinte ne makin mishi ose guroreje si serbi shqiptarin ne nje kohe ne jugosllavi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje