Pas tre netësh me filma, muzikë dhe aktivitete artistike, “Open Cinema” mbylli natën e tretë në qytetin e Kukësit. Sheshi “Skënderbej” u kthye në një hapësirë argëtimi për qytetarët e të gjitha moshave, të cilët ndoqën shfaqjet filmike dhe performancat artistike të organizuara në kuadër të kinemasë shëtitëse. Në natën e tretë dhe të fundit, atmosfera u gjallërua nga interpretimet e këngëtareve Kristina Ndoja dhe Eranda Libohova, të cilat sollën emocione dhe duartrokitje nga publiku i pranishëm.
Producenti i “Open Cinema”, Skënder Jaçe, falënderoi publikun kuksian për mikpritjen dhe pjesëmarrjen gjatë tri netëve të aktivitetit.
Aktiviteti “Open Cinema”, i cili këtë vit shënon edhe 10-vjetorin e krijimit, vijon të sjellë kinemanë dhe artin pranë komuniteteve në mbarë vendin, duke e bërë Kukësin një nga ndalesat e rëndësishme të këtij rrugëtimi kulturor.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje