"Për një moment humba jetën", aktori i njohur rrëfen dramën pas arrestit kardiak

26 Qershor 2026, 15:25Lifestyle TEMA
"Për një moment humba jetën", aktori i njohur

Aktori turk Oktay Çubuk ka ndarë për herë të parë detaje nga periudha e vështirë që kaloi, pasi rreth dy muaj më parë pësoi një arrest kardiak gjatë pushimeve në Lisbonë.

Pas incidentit, ai u transportua me urgjencë në repartin e kujdesit intensiv, ku mori trajtim mjekësor. Fatmirësisht, gjendja e tij u stabilizua dhe më pas u lirua nga spitali. Aktualisht, aktori ndodhet në proces rikuperimi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çubuk zbuloi se, sipas mjekëve, për një moment zemra e tij kishte ndaluar së rrahuri.

"Sipas mjekëve, për një moment të shkurtër unë humba jetën dhe më pas u ktheva sërish. Nuk e di pse më ndodhi kjo dhe nuk e di si do të vazhdojë jeta ime nga këtu e tutje. Por një gjë e di me siguri: jam shumë me fat, sepse jam ende këtu," shkroi ai.

Aktori falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke theksuar se kjo përvojë i ka ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën.

Ai u shpreh se dëshiron ta jetojë çdo ditë me më shumë ndërgjegje dhe ta vlerësojë kohën që i është dhënë.

"Për sa kohë jemi gjallë, ka shpresë. Çdo ditë është një mundësi për t'u bërë një njeri më i mirë dhe për të lënë një gjurmë pozitive," përfundoi aktori, duke shtuar se beson se me kalimin e kohës do të rikuperohet plotësisht.

Lini një Përgjigje