Me aktet e sotme të dhunës, protesta para Kuvendit “hoqi maskën” dhe përfundoi në dhunë e kaos. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila komentoi incidentet e ndodhura gjatë tubimit, ku u sulmuan me vezë deputetë dhe me gurë efektivë të Policisë së Shtetit.
Në reagimin e saj, zëvendëskryeministrja shprehu gjithashtu mbështetje për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa theksoi se kushdo që ka tejkaluar kufijtë e ligjit do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.
” U desh shumë pak që kjo protestë të hiqte maskën. Nga pankartat me meme, te vezët, e më pas te dhuna dhe kaosi, pikërisht aty ku dukej se ishte planifikuar të mbërrinte që në fillim. Kjo nuk është më një protestë qytetare me kauza të drejta. Është i njëjti skenar i vjetër, i njëjti refren i konsumuar i një grupi vandalësh që i kanë mbetur peshqesh Shqipërisë, për t’u kujtuar shqiptarëve çdo ditë pse nuk duhet të kthehemi më pas te këto shembuj të shëmtuar. Mbështetje e plotë për Policinë e Shtetit në vendosjen e rendit dhe qetësisë publike. Kushdo që tejkalon kufijtë ligjorë do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë” u shpreh ajo.
Qytetarët po kērkojn prej 5 vitesh punē dhe ju ēshtē hequr kjo e drejt pēr punē krahu, ku ka si objektiv kryesor ēshtē largimi i gjithē atyre qē nuk jan antar tē PS-sē.
Rama. Nese do te vazhdosh qeverisjen largo ca si kjo ish drejtoresha e dap. Qe ne 10 vjet vetem certificate largimet nga puna pa te drejte e te kthente nje pergjigje Standarte. Sot po kushtojne miliona euro ato largime. Nese sot ke ate administrate injorante dhe te korruptuar kjo eshte nje nga fajtoret. Po burri i kesaj Misja qe largonte socialistet nga puna ne dogane ne 2005 ku e ka rregulluar?
Po he mo se na plaset me kete durimin tuaj, Vandalet dhe banditet e Saliut po nuk zbatove ligjin e marin per dobesi,dhe shtojn dozen e krimit.Dijeni se atje ku eshte Saliu eshte krimi dhe rrumpalla,nuk mundet Shqiperia te stepet para Koles me qylaf prej Kukesi dhe atji kriminelit prej Tropoje Progni,a si quhet.
Shpellareve dhe promitiveve me prirje kriminale si dhe shefi I tyre Sali krimineli ju duhet treguar vendi,nuk mundet qe dyqint apo dhe 500 bandite te destabilizojn vendin.
Shteti te zbatoj ligjin,shqiptaret I ka me vete,Saliu dhe kriminelet e tij ate pune kan bere keto 35 vjet,vetem vjedhje dhe vrasje. Mjafte me,Shqiperia ka hyre ne nje faze tjeter,eshte ne porten e BE,nje shans qe nuk duhet humbur.
Po ça do përgjigjet, do përgjigjet. Sapo I arreston policia, I liron gjykata dhe askush nuk përgjigjet....