"Ndani miellin nga krundet", këshilltari i PS: "Politikanët prej kartoni" ushqyen urrejtje ndaj kujtdo që mendonte ndryshe prej tyre

2 Korrik 2026, 17:30Politika TEMA
"Ndani miellin nga krundet", këshilltari i PS:

Këshilltari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi Kikia, ka reaguar pas përplasjeve të protestuesve me efektivët e Policisë së Shtetit, duke i lidhur episodet e dhunës me klimën e urrejtjes që, sipas tij, u krijua që në ditët e para të protestës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kikia shprehet se kishte paralajmëruar që në fillim për rrezikun e gjuhës së urrejtjes dhe të dhunës, por se në atë kohë ishte konsideruar "jashtë realitetit" apo "kundër protestës".

Postimi i plotë

Kur flisja qysh në ditën e parë për gjuhën e urrejtjes dhe dhunës të cilën disa politikanë shëtitës po përpiqeshin ta mbillnin për të zaptuar protestën, shumë më konsideronin jashtë realitetit.

Kur thosha se duhej ndarë mielli nga krundet, se një protestë qytetare nuk duhet të lejojë që të dominohet nga ekstremizmi dhe urrejtja që po injektohej nga këta politikanët prej kartoni që politikën e dinë reels për të shitur dysheqe apo call center, përsëri isha "i ligu", "kundër protestës".

Sot kur dhuna nga rrjetet sociale u transferua në rrugë, ndaj biznesit, policisë, politikanëve, gazetarëve, por edhe ndaj njëri-tjetrit, të paktën mos bëni moral.

Pamjet e dhunës ndaj efektivëve të Policisë janë rezultat i punës së këtyre që ushqehen shpirtërisht e mendërisht me fyerje, linçim dhe etiketimin e kujtdo që mendon ndryshe.

Kritika ndaj qeverisë është legjitime, ashtu si edhe protesta është legjitime. Por dhuna punon vetëm kundër Shqipërisë!

Sot i kthehem me dhimbje atyre që kam thënë në ditën e parë, se Shqipëria e re nuk ka nevojë për Shqipërinë e antikitetit ku zgjidhjet gjeheshin me ushta dhe gurë.

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    Keta edhe kur komentojne kopjojne fjale nga politkanet e huaj. "....gjuhën e urrejtjes dhe dhunës të cilën disa politikanë shëtitës po përpiqeshin ta mbillnin për të zaptuar protestën,...." fjale per fjale e perktheyr nga politikanet e djathte amerikane per atentated ndaj Trump. Sa per ndarjen e krundeve nga mielli, varet cfare kupotn me fjalen Krunde. nese kuptoni idotet e perdorshem, ata jane shumica. Nese kuptoni pjesen jo Intelektu-hale ato jane pakica.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje