Ku mbiu kjo urrejtje e shëmtuar?

3 Korrik 2026, 17:00Blog Nga Frrok Çupi

Këta që para ca ditësh, ruanin flamengot, janë kthyer jo në barinj, por në hiena. Duan të hanë njeriun, gurin, këmbën e policit, makinën, deputetin… cilindo që i vjen se bën pak kërcitje.

Urrejtja është ‘gia’ e shëmtuar, por kjo pse është kaq më e shëmtuar?

Ndoshta ngaqë lindi në një terren të papërshtatshëm, jo në terren urrejtjeje. Madje lindi mbi boshllëk. Mashtruan veten mbi flamengot dhe mbi mashtrimin ndërtuan urrejtje larg flamengove. Madje edhe larg Vlorës, larg Shqipërisë, deri në kontinentin tjetër.

Mbi keqinformimin ngrihet urrejtje më e madhe se mbi viktimën reale. Kësaj po i ruhet bota e qytetëruar. Keqinformimi është vala e re e armës bërthamore mbi botë. Ne e pësuam, si vend i vogël, sepse u rritëm, u zmadhuam, u bëmë dikush në krah të Amerikës dhe Europës.

Vallë si mbiu kjo valë në Tiranë?

Si në një ‘plaza de toros’ toreadorësh.

Nëse ‘barinjtë e flamengove’ nuk do të ishin vendosur nga Zvërneci në bulevardin e madh të Tiranës, ndoshta nuk do të kishte shpërthyer kjo urrejtje e shëmtuar. Ka një arsye. Arsyeja është se në vendin ku u përqendruan, në oborrin e selisë së qeverisë, aty ndodhen katër varre. Katër protestues i ka vrarë qeveria e shefit të ‘barinjve’ të flamengove. Aty u ndezën gjakrat. Kam nisur të vesoj mbi vakëfet që turbullojnë trurin e njerëzve. U ndjenë frikë kur shkelën mbi varret e kolegëve të tyre protestues, o pësuan ‘shok’, dhe u ndjenë vetë viktima, o u ndjenë si autorë krimi në vendin e krimit. Kjo e nxiti gjithë atë urrejtje të shëmtuar që po shikojmë.

 Ose lindi nga histeria e mbrojtjes.

Që ka shumë histeri mes tyre, duket e ndihet deri afër mesnatës. Por është histeri e mbrojtjes, sipas vetë Sigmund Frojd. Njerëzit e dhunës janë të shpërblyer nga dikush; por kanë frikë se do të zbulohen. Kanë frikë edhe pse një pjesë e tyre janë nga ata që kanë futur duart në xhepat e tjetrit. Janë edhe grup i korruptuar keqas, për shkak se po paguhen si mercenarë në dëm të interesave të vendit dhe se shkelin çdo ditë disa ligje të shtetit. Personazhi i Frojdit sa herë dëgjonte në televizion se u kapën disa para të falsifikuara, tërbohej dhe griste çdo letër që gjente përpara. Edhe letrat i dukeshin para të falsifikuara.

Në ngasje për urrejtje i futi ideologjia dhe propaganda?

Ideologjia që erdhi nga republika Islamike dhe ideologjia e vjetër e urrejtjes naziste antisemintiste, preku edhe vendin tonë. Por preku fillimisht njerëzit më të dobët, ose me ‘sëmundje mushkërish’. Rusia priste rastin për investimin që kishte bërë.

Prej kohësh vendi mbante dhjetëra celula terroriste të Al Qaeda

Fondacioni iranian Saadi Shirazi dhe Firdeusi, dhe botimet ‘Perla’, kishin dekada që ishin instaluar në vendin tonë, deri në universitetet e Tiranës. Nga universiteti vijnë disa ‘studentë’ dhe ‘pedagogë’ të grumbullimit të precipituar në dhunë dhe urrejtje.

Nga Kosova, qeveria atje, ka angazhuar tipa që kanë lidhje me islamizmin politik të praktikuar nga vetë Kurti. Kërcënimi që u bëjnë mediave dhe televizioneve ka arsye ‘fshehjen mes turmave’.

Urrejtja e tyre buron nga ndjenja e frikës dhe përvoja e dhimbshme:

Një bari malësor, shumë i kuruar, ka marrë tufën e dhive dhe e solli në bulevard. Policia e lejoji duke shkelur ligjet. Ai kishte një përvojë të dhimbshme me dhitë në mal. Donte të ndërtonte fermë si ‘pasanikët’ e tjerë, por nuk ia doli dot. O dhitë, o kostumin popullor të kuruar ashtu. Nuk ishte për atë punë, prandaj edhe i tha mendja ‘dhitë në bulevard’. U shkarkua nga përgjegjësia.

Edhe një ‘gjyshe’ nga Londra që ishte burgosur për ‘abuzim mbi fëmijët’ erdhi në turmën e urrejtjes dhe bënte si e mirë duke synuar fëmijë. Një trafikant droge i shpallur në Europë, erdhi të fshihej nga frika, dhe dëshmoi urrejtje.

Frika i shtyu më shumë drejt urrejtjes. Janë sulur kundër Edi Ramës, kryeministër, po për shkak të frikës. Ata kanë frikë shtetin dhe shtetin e shikojnë të projektuar te Edi Rama. Dy ‘Goxhaj’ kanë premtuar para ‘ditës së ferrit’ se do ta vrasin Edi Ramën. Njëri e kishte caktuar datën 2 korrik, me mënyrën siç është vrarë Gadafi i Libisë. Tjetri nuk ka caktuar datë, sepse s’mund të caktojë ndonjë gjë. Ka qenë ushtar në UÇK, thotë, por nuk është e vërtetë. Megjithatë i projektohet në sy çasti duke vrarë njerëz.

Frika e bën të urrejë njerëzit që e rrethojnë.

Kjo urrejtje e shëmtuar erdhi në një ‘kohë të mirë’, në kohën kur shteti dhe njeriu i këtij vendi mund ta kontrollojnë.

8 Komente

  1. K
    Kurti te shpallet ne kerkim nderkombetar

    O Frok, ata plehra ne shesh nuk kane gjak por vetem urrejtje brenda tyre. Ata jane zgjebarake dhe jashteqitje e shqiptareve. Shpejt kapot e tyre do dergjen ne burgje. Puna eshte qe Shqiperia te shpalle kurtin vete ne kerkim nderkombetar per shkelje te rendit kushtetues ne Tirane. Kush ka bythe ta beje kete duhet te zevendesoje menjehere Ramen si KM, pervec Saliut qe per te shpetuar vehten dhe familjen eshte gati te shpalle ne kerkim nderkombetar jo vetm Kurtin por edhe vete Ajatollahun e tij.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Këta që para ca ditësh, ruanin flamengot, janë kthyer jo në barinj, por në hiena. Duan të hanë njeriun, gurin, këmbën e policit, makinën, deputetin… cilindo që i vjen se bën pak kërcitje.-thotë Frroku. __________________________ E para që ato quhen flamingo dhe jo flamengo. Pastaj, ça thua kështu o Frrok? Ku e pe ti që duan të hanë njeriun, këmbën e policit? A je mirë nga mendtë? Dakord që je servil i paguar propagande i rilindjes, po mos u katandis mysybet! Mbaje veten! E mban mend ça proteste të dhunshme bëri Rama në 21janar 2011? Edhe pse në fakt ai i çoi në ptotestë dhe vetë ia mbathi, se e dinte dhunën që do pasonte. Dhe për kë e bëri protestën? Për Ilir Metën, bllokun e zi të tij. Dhe pastaj Liken e mori në qeveri. Ça tallje e madhe! O Frrok të kujtohet para shumë vitesh para se Rama të vinte në pushtet si thoshe për Ramën? Ke thënë që ai ishte pa shkollë dhe një hiç. Pastaj në një intervistë me një gazetar pasi erdhi Rama në pushtet the të kundërtën, pra që Rama ishte i shkolluar, i ndritur, i kulturuar. E kupton ça sharlatani interesaxhi e pa cipë je?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vëzhguesi

        Rama nuk ia mbathi por sapo ai arriti tek Ura e Lanës u hodhën gaz lotsjellës, dhe Rama si azmatik u largua. Por nga ai gaz që hodhi Garda u larguan edhe policët e rendit sepse i mbyti gazi. Bile Garda e hodhi enkas atë gaz për të larguar policët nga rrethimi sepse plani o Berishës ishte që tashmë protestuesit do mesynin në kryeministri dhe ai kishte gjithë legjitimitetin për të bërë vrasje. Por duke qenë se askush nuk e kaloi gardhin rrethues, atij po i digjej plani dhe kreu vrasjet në bulevard duke nxjerrë alibinë se ato i kryen vetë demonstruesit. Pra deshi tia hedhë fajin opozitës edhe për vrasjet. Por doli blof nga pamjet televizive dhe aty ndryshoi alibi duke thënë që ishte grusht shteti.

        Përgjigjjuni
      2. s
        sali

        Kjo dihet Berishizmi eshte baza e urejtjes ,Cdo dite me falangat e tij ne Spak hidhnin shashka e pjese bisedash pa lidheje per te inkriminuar te gjithe jo ky i koruptuar ky hajdut dhe u krijua nje ide qe te gjithe ne shqiperi jane hajdute e te gjithe po vidhen,Sa shqiptaret me genin e zhvilluar e te mos besimit qe kane ne gjak filluan mos te besojne as ne vetja,pastaj te papunet e kaveneve e miss botoksat qe rijne vetem ne cel trillojne e hedhi e te pa qenat,Plus tru shpelaret e delirantit ALBIN ne kosove e shtyjne urejtjen per non stop,Ja keshtu erdhi urejtja e mosbesimi

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jetimi

          Aman o (?) Pikëpyetje t'a ka bërë shplarje truri babai yt biologjik e ideologjik 82.vjeçari Sali Ram Berisha, kryeministër në moshën 95 vjeçare.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Ku mbiu kjo urrejtje e shëmtuar? Është hendeku midis atyre që dinë dhe atyre që nuk dinë (ose më keq, atyre që mendojnë se dinë) po zgjerohet në mënyrë Dhe si të gjitha zgjedhjet, ajo ka pasoja.Ne kemi qasje në një sasi pothuajse të pakufizuar njohurish libra, kurse, kërkime, internet dhe shpesh falas. Megjithatë, shumë zgjedhin të mos informohen, ose më keq akoma, të marrin vetëm informacione që konfirmojnë atë që ata tashmë besojnë..Në epokën e informacionit, injoranca është një zgjedhje dhe si të gjitha zgjedhjet ka pasoja.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PM

              Aty ku mbijn 80-lekshat si puna jote, aty mbin dhe urrejtja.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nuk ka ish pronare ,ka vetem pronare.

                Bertasin, shajne ,urrejne me zhurme qe te duken sikur jane shume. Jane shume pak dhe jane te parendesishem. Jane bijte e atyre qe zaptuan pronat 30 vjet me pare. Urrejne se kane frike nga dita kur pronat do ti kthehen pronareve e te ligjshem.Kane frike nga Shqiperia ne BE. Hyrja ne BE kushtezohet edhe me pronat pa konflikt.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje

                Blog Tema