
Protesta e Flamingove ka thirrur në skenë Rusinë, e cila nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë ka reaguar fort nëpërmjet një deklarate zyrtare. E cila kishte si adresë ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sporteve, Blendi Gonxhja dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ballën. Gjuha e deklaratës ka qenë e fortë dhe direkte.
Postimi i plotë
Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.
Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.
Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë.
Po shikojme me Ukrainen,se si nuk nderhyni ne punet e brendeshme te shteteve te tjera.
MOS E KRUANI ME RUSINE SE DO JU ZHDUKIN. NUK I INTERESON RUSIT CFARE BEJME NE.
Shqipēria duhet ti jap çdo vit 2000 ushtar Rusis pēr tē çliruar Ukrainēn nga neonazi Gjerman.
Per deshtaket gjithmone ka armiq te jashtem. Balla (Palla) dhe Gonxhja qe nuk u be kurre lule, te shohin veten e tyre ne pasqyre njehere pastaj te hedhin syte nga "armiqte e jashtem". Reflektoni per ate qe njerzit jane ne shesh per 40 dite me radhe, pastaj flisni per teori konspiracioni jo Irani, jo Rusia, jo Greqia, jo Izraeli...vetem Kina ka mbetur. Neser do thoni qe ishte ndikimi i Bangladeshit por ne nuk e kishim ditur. Nuk e kemi luksin te jemi ne lufte me gjithe keto vende o politikane injorante qe vetem politikane nuk jeni.
Parimi i mos nderhyrjes qënka parim bazë i Moskës. Ka njëri që e beson ?
Mos ni shani politikanet tane sahanlepires! E kemi ne gen sharjen e kalit, mbasi kalojme lumin...! Jemi mosmirnjohes ndaj atyre, qe ne dite te veshtira na ndihmuan ne te gjitha fushat.