Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi lajmëroi të premten hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Nufi, e cilësoi krijimin e kësaj shkolle si një hap strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Nufi tha se Shkolla Kombëtare e Fluturimit nuk përfaqëson thjesht një institucion të ri arsimor, por një investim afatgjatë në formimin e personelit ushtarak dhe në modernizimin e kapaciteteve të aviacionit ushtarak.
“Nuk po përurojmë një strukturë të re arsimore, por po hedhim një gur themeli në fuqizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura drejt së ardhmes. Krijojmë një kapacitet të ri strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh ministri Nufi.
Ai theksoi se shkolla do të shërbejë si një qendër për përgatitjen e kuadrove të specializuara, duke promovuar dijen, disiplinën dhe profesionalizmin, elementë që, sipas tij, janë thelbësorë për rritjen e aftësive operacionale të Forcave të Armatosura.
Sapo të mbarojnë shkollën do "fluturojnë" në Itali, Gjermani, Malajzi e ku e di unë për të punuar si pilotë në kompani udhëtimesh të huaja! Njëlloj si mjekët që e bëjnë shkollën falas në Shqipëri dhe shkojnë të punojnë në Gjermani!
Care do qe te beni nuk e beni dot ate qe e cbeme ne te gjithe me ne krye keta politikane injorante qe shikojne interesat e tyre... Dhe personazhi me i dhjere per kete shkatrrim eshte komunisti sali vuku
Urroj qe te jene per mbrotjen e Shqpierise e kombit Shqiptar, jo mercenare te botes. Kemi 200 vjet qe kendojme kengen e Ures se Qabese. Mbetem merecenare pa pagese ne sherbim te te huajve.