Lumë komentesh kanë vërshuar në profilin e deputetit socialist Erion Braçe, pas komenteve të këtij të fundit se protesta ka humbur qytetarizmin me dhunën e ushtruar drejt deputetëve të vendit e sidomos ndaj Policisë së Shtetit.
Madje në profilin e tij ka dhe nga ato komente që shkojnë deri në kërcënime me jetë.
Ai e quan këtë fushatë "fashizëm online" që duhet të përballet me forcën e ligjit, sepse kërcënimet janë të drejtpërdrejta, sulmet fizike dhe dhuna po ashtu, ndaj si të tilla ato duhet të marrin fund.
"Ndërkohë që po shkruaj, një tjetër kërcënim me emër e mbiemër mbërriti këtu dhe thotë që do më vrasë shumë më shpejt nga ç'mendoj unë", shkruan ndër të tjera Erion Braçe.
Deputeti socialist i përgjigjet tërthorazi edhe një eurodeputeteje të Parlamentit Europian, e cila publikoi në llogarinë e saj përgjigjen e Erion Braçes ndaj një aktivisteje që e kishte ofenduar në komente dhe ai i ishte përgjigjur me mesazh privat në Instagram.
"Me dhunë po krijohet ideja që sulmi fizik, i drejtpërdrejtë, pastaj me vezë, miell, gurë, pllaka, hekura etj., është demokratik dhe ndodh në Evropë; i mëshuan kësaj edhe kjo nëna eurodeputete dhe deputetë që i përkasin botës së dhunshme në vendet fqinje; jo, dhuna nuk është demokratike, dhuna është krim! Nuk tolerohet", vijon reagimi i Erion Braçes.
"Përgjigja ime për gjithë sharësit, fyesit, kërcënuesit dhe disa që thonë “jemi gra”; këtë nënën eurodeputete; ky është fashizmi i ri që lufton çdo mendim ndryshe!
Një fytyrë me JAHT, u shfaq të martën në profilin tim, komentoi në një postim timin pas dhunës të paradites; goditjes së POLICISË;
Është ky komenti që në videon e parë-i plotë se në ankesën e tij për nënën eurodeputete, e kish fshirë një pjesë;
Lexojeni, jo vetëm legjitimon dhunën, por edhe kërcënon;
Çfarë kam thënë unë është e gjitha aty;
I kam thënë shumë qartë fytyrës me jaht që të vijë e të m'i thotë përballë, edhe me vezë siç kërkoi vetë, madje edhe në shtëpinë e tij meqë unë e kam praktikë që njerëzve që kërkojnë deputetin u shkoj atje ku jetojnë! Kaq!
Videot dhe fotot pas tij, janë me GRA, pra me profile që thonë “JEMI GRA”; janë ankuar dhe këto, e fundit një me mbiemër të madh sot paradite;
Unë besoj që nuk janë gra, nisur nga fjalori banal i burrave që përdorin publikisht, për më tepër kur jetojnë jashtë!
Nejse, tani;
Me dhunë po krijohet ideja që SULMI FIZIK, i drejtpërdrejtë, pastaj me vezë, miell, gurë, pllaka, hekura etj., ËSHTË DEMOKRATIK DHE NDODH NË EVROPË; i mëshuan kësaj edhe kjo nëna eurodeputete dhe deputetë që i përkasin botës së dhunshme në vendet fqinje;
JO, DHUNA NUK ËSHTË DEMOKRATIKE, DHUNA ËSHTË KRIM! NUK TOLEROHET!
Po me dhunë po krijohet ideja se është demokratike të mësysësh në profilin e tjetrit, të shash, të fyesh, të sulmosh, të kërcënosh nga profile me zero postime, pa fytyrë, pa emër; madje i zoti i profilit jo vetëm duhet ta pranojë këtë, por duhet të ndryshojë mendim sepse këta që shkruajnë, shumica dërrmuese nga jashtë, janë të rinj, janë e reja, SHQIPËRIA E RE;
JOOO, KY ËSHTË FASHIZMI I RI ONLINE!
Me plumb ballit thotë një grua aty!
Vo: NDËRKOHË QË PO SHKRUAJ, NJË TJETËR KËRCËNIM ME EMËR E MBIEMËR MBËRRITI KËTU DHE THOTË QË DO MË VRASË SHUMË MË SHPEJT NGA Ç'MENDOJ UNË!
Nuk do ankohem tek nëna eurodeputete, por ligji duhet të veprojë ama, edhe pse këta i mbron nëna eurodeputete!
Lini një Përgjigje